Ali Zaimi

Ali Zaimi Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Ali Zaimi, Tirana.
(2)

Spanja e mbajti topin aq gjatë, sa Argjentina u detyrua të shpikte një tjetër taktikë: nëse nuk e kap dot topin, kap këm...
19/07/2026

Spanja e mbajti topin aq gjatë, sa Argjentina u detyrua të shpikte një tjetër taktikë: nëse nuk e kap dot topin, kap këmbët e kundërshtarit. Për fat të saj, arbitri nuk e pa të nevojshme ta zbatojë rregulloren, si shumë të tjerë ndaj Argjentinës këtë kampionat.
Finalja më e çbalancuar që është luajtur ndonjëherë.

Anatomia e një Zemërimi: Nga Zvërneci te Patologjia e Pushtetit AbsolutDita e tetë e një stine që refuzon të jetë e qetë...
07/06/2026

Anatomia e një Zemërimi: Nga Zvërneci te Patologjia e Pushtetit Absolut

Dita e tetë e një stine që refuzon të jetë e qetë. Sheshet dhe rrugët vazhdojnë të gumëzhijnë, jo nga ndonjë festë e stisur apo paradë krenarie, por nga një pezm i vjetër, i cili u akumulua në heshtje derisa gjeti çarjen e parë për të shpërthyer.

Çdo revoltë e ka një zanafillë dhe, këtë herë, sytë u kthyen nga Zvërneci. Nëse e zhveshim nga emocionet, projekti atje mund të jetë një mundësi reale zhvillimi, një investim potencialisht pozitiv që i shërben ekonomisë dhe së ardhmes. Por në llogaritë e një revolte sociale, shpesh nuk ka rëndësi dobia e një projekti, por gjendja shpirtërore e një shoqërie. Zvërneci nuk ishte domosdoshmërisht "mëkati"; ai ishte thjesht alibia, shkëndija në një fushë me barut të thatë, ose pika e fundit e ujit që derdhi një kupë të mbushur prej kohësh.

Ironia e Shtetit Spektator

Ajo që e ktheu këtë shkëndijë në një zjarr të vërtetë ishte një skenë sa absurde aq edhe therëse. Poolica privatë tërheqin zvarrë një qytetar, ndërkohë që Policia e Shtetit qëndron aty, e përhumbur, si një spektatore me uniformë që ka humbur biletën e rolit të saj.

Çfarë ironie e trishtë! Shteti, ky Leviatan i supozuar për të mbrojtur të dobëtin dhe për të mbajtur monopolin e forcës ligjore, ia delegon arrogancën privatit dhe kthehet në një hije të vetvetes. Në atë goditje të pakuptimtë, qytetari nuk ndjeu thjesht peshën e një dore, por peshën e një aparati shtetëror që duket sikur ka abdikuar nga detyrat e tij elementare, duke u sjellë jo si arbitër i drejtë, por si truprojë e interesave.

Teatri 36-Vjeçar dhe Kupa e Zbrazët Ekonomike

Megjithatë, njerëzit nuk mbushin sheshet në ditën e tyre të tetë vetëm për atë moment dhune, sado i shëmtuar të jetë ai. Thellë-thellë, kjo protestë është rënkimi i një shoqërie me xhepa të zbrazur, që jeton në një realitet të rëndë ekonomik ku mbijetesa është kthyer në artin e vetëm që lulëzon.

Është një faturë e rëndë që i paraqitet një qeverisjeje 13-vjeçare, e cila, sado me qëllime të mira të ketë nisur rrugëtimin e saj, pas kaq shumë kohësh në pushtet ka lejuar që korrupsioni të kthehet në një normë banale të përditshmërisë. Por mllefi shkon përtej fasadës së sotme. Qytetarët po protestojnë kundër një "skenografie të madhe" 36-vjeçare. Tridhjetë e gjashtë vite ku partitë kryesore luajnë ruletë ruse me shpresat e njerëzve; ku aktorët thjesht ndërrojnë karriget nga pushteti në opozitë, por regjia dhe metodat mbeten po ato. Publiku vazhdon të paguajë biletën më të shtrenjtë për të parë një tragjikomedi pa fund, ku alternativat duken thjesht si një riciklim i të njëjtit sistem.

Mallkimi i Lordit Acton: Kur Pushteti Bëhet Absolut

E gjithë kjo anemi institucionale dhe revoltë qytetare nuk është një rastësi gjeografike apo një mallkim thellësisht shqiptar apo ballkanik. Është zbatimi më empirik dhe i pamëshirshëm i një të vërtete universale:
"Pushteti të korrupton, dhe pushteti absolut të korrupton absolutisht." Lord Acton

Kur një qeverisje ndihet e patrazuar për mbi një dekadë, dhe kur opozita kthehet në një mekanizëm të pafuqishëm e me metodologji të vjetruar, pushteti kthehet në absolut. Ai mpin ndjeshmërinë, zbeh llogaridhënien, shkëput lidhjen me realitetin e njeriut të thjeshtë dhe e kthen shtetin në një "pronë" ku qytetari shihet si mysafir i paftuar.

Zgjidhja: Një Paradigme e Re Politiko - Juridike

Të presësh që ky teatër politik të prodhojë engjëj shpëtimtarë është një naivitet fatal. Zgjidhja nuk gjendet te ndryshimi i emrave apo riciklimi i fytyrave, por te rivendosja e rregullave të lojës. Shqipëria ka nevojë urgjente të vendosë standarde të reja, të marra borxh nga sistemet më të suksesshme perëndimore:

Një pjesë jo pak e rëndësishme e zgjidhjes do të ishte kufizimi i mandateve të drejtuesve kryesorë të shtetit: Kushtetuta duhet të jetë vaksina jonë kundër "baballarëve të kombit". Asnjë drejtues kryesor i shtetit—qoftë kryeministër apo lider i forcave dominuese nuk duhet të lejohet të mbajë pushtetin për më shumë se dy mandate në pushtet dhe tre apo katër në opozitë, numri i mandateve mund të diskutohet. Politika duhet të jetë një shërbim publik i përkohshëm, jo një profesion i përjetshëm apo bajrak.

Në këtë mënyrë mund të arrihet relativisht edhe një balancë reale e pushteteve: Nevojitet një rikalibrim total (Checks and Balances) ku institucionet kontrollojnë njëra-tjetrën.

Një Parlament që nuk shërben si zyrë noteriale për dëshirat e ekzekutivit, dhe një sistem drejtësie e institucionesh të pavarura që i japin fund pandëshkueshmërisë, duke balancuar fuqinë e qeverisë.
Dita e tetë e protestës mund të mbyllet nesër, ose mund të vazhdojë gjatë. Por mesazhi i saj tashmë është shkruar qartë: Nëse nuk shërohet patologjia e pushtetit absolut me rregulla të reja e të prera, shoqëria do të gjejë gjithmonë një "Zvërnec" tjetër për të shpërthyer atë që nuk mban dot më përbrenda.

20/03/2026

Gëzuar Fitër Bajramin! 🌙

Qoftë kjo ditë një dritë e butë në shpirt,
një kujtesë për dashurinë, faljen dhe mirësinë.

Sot falim, falënderojmë dhe fillojmë sërish - më të dlirë, më të afërt, më njerëzorë.

Me këtë bisedë të hershme mbi Natën e Miraxhit, ju uroj një natë të begatë, të mbushur me paqe, dritë shpirtërore dhe lu...
15/01/2026

Me këtë bisedë të hershme mbi Natën e Miraxhit, ju uroj një natë të begatë, të mbushur me paqe, dritë shpirtërore dhe lutje të pranuara. 🤲✨

10/01/2026
24/12/2025

Jezusi (Hz. Isa a.s) sipas fesë Islame

Edhe më të mëdhenjtë e njerëzimit nuk janë mirëpritur nga të gjithë, për mos thënë që shumica I ka parë me dyshim, shumë...
24/12/2025

Edhe më të mëdhenjtë e njerëzimit nuk janë mirëpritur nga të gjithë, për mos thënë që shumica I ka parë me dyshim, shumë i kanë keqkuptuar, por edhe ata që i kanë luftuar nuk kanë qenë të pakët...

Lindja e Jezusit (Isait a.s) sipas Islamit

Zjarre në të katër anët e vendit… Sa barra gjynahesh paskemi pasur si popull. Zot, bëje mirë!
12/08/2025

Zjarre në të katër anët e vendit… Sa barra gjynahesh paskemi pasur si popull.
Zot, bëje mirë!

Pavarësisht rrethanave, mbyllja e një mediaje është ndër ngjarjet më të rënda për një shoqëri sot.
09/08/2025

Pavarësisht rrethanave, mbyllja e një mediaje është ndër ngjarjet më të rënda për një shoqëri sot.

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ali Zaimi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share