15/05/2023
Prof. Dr. Valentina Sinaj, anëtare e ekipit të projektit dhe pedagoge pranë Departamentit të Statistikë dhe Informatikë e Zbatuar në Fakultetin e Ekonomisë, UT, drejtoi sesionin e trajnimit “Standarte të Etikës Digjitale në kërkimin shkencor dhe inovacionin universitar”. Në këtë sesion u trajtuan çështje të etikës dhe etikës digjitale në kërkimin shkencor. Studentët u njohën me qëllimin kryesor si dhe me gjashtë parimet themelore të etikës në kërkimin shkencor. Diskutimet me pjesmarrësit ishin tepër me interes gjatë prezatimin të plagjiaturës, llojeve të saj dhe mënyrës sesi ta shmangim atë. Në prezatimi u sollën edhe disa shembuj sesi mund të kontrollojmë edhe online për këtë fenomen dhe sesi mund të përdorim “shkencën e hapur” në mënyrë që të ndajmë punimet dhe rezultatet me të tjerët. Në prezantim u sollën edhe të dhëna në lidhje me lirinë akademike në Shqipëri krahasuar me vendet e rajonit dhe normat e BE.Gjithashtu përvec të tjerash u trajtua mbështetja ligjore mbi këto aspekte duke treguar mangësitë dhe nevojat për plotësime. Për më tepër studentët u njohën me rezultatet e pyetësorit mbi cështjet e etikës dhe diskutimet u fokusuan se cfarë mund të përshtasim në kurrikulat tona për të realizur njohuri në të gjitha ciklet e studimit dhe kjo të përkthehet në strategji afatmesme dhe pse jo dhe afatgjatë.
Zhvillimet e vrullshme të teknologjisë, veçanërisht ato që mbështeten në inteligjencën artificiale ose në analizën e të dhënave, janë sfida emocionuese, por edhe paraqesin sfida etike që meritojnë vëmendjen dhe reagimin tonë (Vicente, M. E., & Bedogni, G. L. (2022). Studentët u njohën edhe me Rekomandimin mbi Etikën e Inteligjencës Artificiale miratuar në 2021 nga UNESCO, i cili është dhe instrumenti i parë global për vendosjen e standardeve mbi këtë temë. Kërkimet në shkencat dixhitale ngrenë shumë çështje të reja etike si përdorimi i të dhënave (që ngre shqetësime për privatësinë), ndikimet negative të sistemeve të AI në aspektin e diskriminimit, paragjykimeve , mungesa e qëndrueshmërisë dhe besueshmërisë, si dhe ndikimi transformues i teknologjive përçarëse në shoqëri dhe punë. Etika dixhitale në kërkimin shkencor i referohet përdorimit të përgjegjshëm dhe etik të teknologjive digjitale në kërkime. Sfida e vërtetë nuk është inovacioni brenda botës digjitale, por qeverisja e ekosistemit digjital në tërësi. Arsimi i lartë mund dhe duhet të udhëheqë në këtë sfidë.