03/06/2025
Të nderuar kolegë,
Në datën 5 qershor 2025 zhvillohen zgjedhjet për organet drejtuese të Urdhrit të Psikologut, një proces shumë domethënës për të gjithë ne. Është e rëndësishme që të gjithë të jemi pjesë e asamblesë dhe e procesit të votimit
Në këto zgjedhje kandidojnë për anëtare të Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Psikologut. disa nga koleget tona më të përkushtuara. Ato përfaqësojnë jo vetëm përvojën në dhënien e shërbimit të psikologut në institucionet arsimore, por integritet të lartë profesional dhe një vizion të qartë për zhvillimin e mëtejshëm të profesionit tonë.
✅ Olta Jaçellari
✅ Jona Begeja
✅ Eriselda Dervishi
Këto kolege kanë kontribuar me pasion në fushën e psikologjisë, në mbështetje të shëndetit mendor, në promovimin e etikës profesionale dhe në ngritjen e standardeve të praktikës psikologjike në arsimi.
Ato angazhohen të jenë zë i çdo psikologu, të dëgjojnë, të përfaqësojnë me dinjitet dhe të punojnë për një sistem më të drejtë dhe më të fuqishëm profesional.
Ju ftojmë të mbështesim këto kandidate me besimin se përmes përfaqësimit të tyre do të forcojmë rolin tonë si profesionistë dhe do të kontribuojmë në rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj individit dhe komunitetit.
Urojmë suksese për të gjithë kandidatët me besimin se në këtë proces ju ka tërhequr dashuria për profesionin.
Gjeni në vijim linkun në platformën Zoom, për takimin online që do të zhvillohet ne datën 4 qershor, ora 19.00.
Zoom is the leader in modern enterprise cloud communications.