02/10/2026
NJOFTIM! 📢
Nga java e ardhshme nisin mësimet për të rritur (meshkuj) në Xhaminë e Kokonozit.
Mësim Tefsiri – të martën, pas namazit të akshamit, me ajete të përzgjedhura nga Kur’ani.
Mësim Kurani për fillestarë – të premten, pas namazit të akshamit, ku do të mësohet alfabeti arab, njohja me shkronjat dhe leximi i Kur’anit.
Mësim Kurani për të përparuar / jofillestarë – të dielën, pas namazit të akshamit, me saktësimin e leximit, texhvidin dhe memorizimin.
Orari është fleksibël dhe mund të përshtatet sipas mundësive të grupit InshAllah.🕑
Ju ftojmë të bëheni pjesë dhe ta shfrytëzojmë së bashku këtë mundësi për të mësuar dhe për t’u afruar më shumë me Kur’anin.
Te gjithë të interesuarit të kontaktojnë me Imam Enes Hyka!
Ju mirëpresim! ☺️