ESN Tirana

ESN Tirana ESN Tirana is the official Tirana based Section of ESN International, a volunteer based organization

I bashkohemi Deklaratës Publike të organizatave të shoqërisë civile, mediave të pavarura dhe mbrojtësve të të drejtave t...
24/07/2026

I bashkohemi Deklaratës Publike të organizatave të shoqërisë civile, mediave të pavarura dhe mbrojtësve të të drejtave të njeriut, për mbrojtjen e hapësirës qytetare, lirisë së shprehjes dhe debatit demokratik.

Shprehim shqetësimin tonë për përsëritjen e fushatave të denigrimit dhe sulmeve publike ndaj gazetarëve, aktivistëve, organizatave të shoqërisë civile dhe qytetarëve që ushtrojnë të drejtën për t'u shprehur, protestuar apo marrë pjesë në debatin publik. Në vend të debatit mbi argumentet dhe faktet, përdoren insinuata, etiketime dhe narrativa denigruese, të përforcuara edhe nga persona që ushtrojnë funksione publike, çka bie ndesh me standardet demokratike që Shqipëria është zotuar të respektojë.

📌Bëjmë thirrje:
ㆍInstitucioneve shtetërore, të garantojnë mbrojtjen e lirisë së shprehjes, medias dhe tubimit paqësor
ㆍZyrtarëve publikë, të zhvillojnë debat publik të bazuar në fakte, duke shmangur gjuhën denigruese dhe sulmet personale
ㆍMediave, të respektojnë standardet profesionale dhe Kodin e Etikës
ㆍPartnerëve ndërkombëtarë, të vazhdojnë të monitorojnë zhvillimet për hapësirën qytetare dhe liritë themelore në Shqipëri

📌Organizatat nënshkruese:
Këshilli Shqiptar i Medias
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë
Rjeti Erasmus Tirana
Qendra Amfora
Aleanca Kundër Diskriminimit LGBTI
Civil Rights Defenders, Shqipëri
Partners Albania
Komiteti Shqiptar i Helsinkit
Qendresa Qytetare
AWEN – Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri
AWA – Albanian Women in Audiovisual
"Faktoje"
Shteg.org
Academy of Political Studies
Fondacioni "Së Bashku"
Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV)
Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER)
Institute for Political Studies (ISP)
Qendra Aleanca Gjinore per Zhvillim
CRCA Shqipëri
Drejtësi Sociale
Shoqata "Unë, Gruaja" - Pogradec
Forumi i Gruas - Elbasan
Shoqata "Gender, Paqe e Siguri" – Durrës
Rrjeti i Informimit dhe Qytetarisë Aktive
Citizens Channel
All Green Centre
Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore
'Rrjeti Ballkanik për Gazetarinë Investigative” Shqipëri
Together for Life
Qendra ResPublika
Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM)

📢REAGIM PUBLIK I ORGANIZATAVE TË SHOQËRISË CIVILE📌Organizatat e shoqërisë civile nënshkruese të kësaj deklarate po ndjek...
08/07/2026

📢REAGIM PUBLIK I ORGANIZATAVE TË SHOQËRISË CIVILE

📌Organizatat e shoqërisë civile nënshkruese të kësaj deklarate po ndjekin me shqetësim zhvillimet që lidhen me protestën e 2 korrikut 2026 para Kuvendit të Shqipërisë, përdorimin në mënyrë jo proporcionale dhe në tejkalim të forcës nga disa punonjës të Policisë së Shtetit, si dhe arrestimin dhe shoqërimin e disa protestuesve në komisariate.

Sipas informacioneve të ditës së djeshme në media, protestuesit e arrestuar në flagrancë u liruan nga gjykata më 5 korrik 2026. Për një pjesë të tyre, gjykata caktoi masën e sigurimit “detyrim për t’u paraqitur”.

Pas lirimit, disa protestues dhe përfaqësuesit e tyre ligjorë kanë bërë publike në media si dhe kanë përcjellë pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit pretendime për përdorim force gjatë arrestimit dhe transferimit në automjetet e policisë, si dhe për pengesa në kryerjen e ekzaminimeve mjekësore të pavarura dhe në aksesin efektiv te avokati.

Në krye të herës, dëshirojmë të theksojmë se, Organizatat tona dënojnë çdo akt dhune, pavarësisht se nga kush ushtrohet, përfshirë aktet e dhunës dhe dëmtimet ndaj Komisariatit nr. 3 të Policisë së Shtetit në mbrëmjen e dt.4 Korrik 2026.

Në të njëjtën kohë, gjejmë rastin të nënvizojmë se aktet e dhunshme të kryera nga individë të veçantë nuk mund të përdoren për të kriminalizuar apo denigruar në tërësi një protestë paqësore, as për të justifikuar përdorimin joproporcional të forcës apo keqtrajtimin e personave që ndodhen nën kontrollin e forcave të policisë.

Çdo pretendim i besueshëm për keqtrajtim duhet të hetohet pa vonesë, në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe efektive. Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit dhe çdo institucion tjetër duhet të respektojnë këtë proces dhe të shmangin çdo deklarim apo veprim që mund të paragjykojë rezultatin e hetimit.

1. Pretendimet për përdorim force ndaj personave të neutralizuar dhe të prangosur

Sipas dëshmive të mbledhura, shtetasit protestues A.N. dhe A.Ll. pretendojnë se paraditën e datës 2 korrik, teksa po mbahej protesta e radhës, pasi kaluan gardhin metalik të vendosur në lulishten pranë Kuvendit për të kërkuar informacion nga policia, mbi dy protestues (at e bir F.B dhe E.B) për të cilët u sinjalizuan se ishin dhunuar, u kapën nga punonjës të policisë, u shtrinë në tokë dhe u goditën me grushte, shkelma dhe shkopinj gome, ndërsa ishin të shtrirë dhe të neutralizuar (të prangosur). Ata deklarojnë gjithashtu se një grup punonjësish të policisë krijoi një “gardh” rreth tyre për të penguar filmimin e ngjarjes. Pozicionimi i punonjësve të policisë në mënyrë që të pengonin pamjen e kamerave rezulton i dokumentuar edhe në pamje filmike amatore.

Shtetasi A.Ll. pretendon se, gjatë transferimit drejt komisariatit, brenda automjetit të policisë, është goditur vazhdimisht në fytyrë dhe në kokë dhe është kërcënuar nga një person i veshur civil.

Për më shumë, lutemi të aksesoni linkun e mëposhtëm:
https://ahc.org.al/reagim-publik-i-organizatave-te-shoqerise-civile-per-garantimin-e-te-drejtave-te-protestuesve-te-drejten-e-mbrojtjes-dhe-hetimin-e-pavarur-e-efektiv-te-pretendimeve-per-keqtrajtim-gjate-dhe-pas-prote/

Rrjeti Erasmus Tirana i bashkohet thirrjes së përbashkët të organizatave të shoqërisë civile për garantimin e të drejtav...
07/07/2026

Rrjeti Erasmus Tirana i bashkohet thirrjes së përbashkët të organizatave të shoqërisë civile për garantimin e të drejtave të protestuesve, të drejtën e mbrojtjes dhe hetimin e pavarur dhe efektiv të pretendimeve për keqtrajtim gjatë dhe pas protestës së 2 korrikut 2026, para Kuvendit të Shqipërisë.

Organizatat shprehin shqetësim për zhvillimet e lidhura me protestën e sipërpëmendur, përdorimin joproporcional të forcës nga disa punonjës të Policisë së Shtetit, si dhe arrestimin dhe shoqërimin e disa protestuesve në komisariate.

Në këto rrethana:
➡️ I bëjmë thirrje Prokurorisë të drejtojë dhe mbikëqyrë menjëherë dhe pa vonesë një hetim të pavarur, efektiv dhe të paanshëm për çdo pretendim të besueshëm për keqtrajtim
➡️ Kërkojmë sigurimin e menjëhershëm të pamjeve filmike të protestës dhe të ambienteve policore ku janë mbajtur të ndaluarit
➡️ Kërkojmë kryerjen e ekspertimeve të pavarura mjeko-ligjore për dokumentimin e plotë të dëmtimeve
➡️ I bëjmë thirrje Ministrit të Brendshëm të tërheqë deklaratat publike dhe të shmangë çdo deklarim që mund të paragjykojë rezultatin e hetimit
➡️ I bëjmë thirrje çdo funksionari publik të vetëpërmbahet nga deklarata që paragjykojnë hetimet në vazhdim ose stigmatizojnë protestuesit, avokatët dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut

🔗Lexo deklaratën e plotë në koment.

Organizatat nënshkruese:
1. Komiteti Shqiptar i Helsinkit
2. Qëndresa Qytetare
3. Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV)
4. Qendra për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Zhvillim të Qëndrueshëm (All Green Centre)
5. Ǫendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER)
6. Rrjeti i Informimit dhe Qytetarisë Aktive (INAC Albania)
7. Gruaja Shqiptare në Audiovisual (AWA - Albanian Woman in Audiovisual)
8. CIVIL RIGHTS DEFENDERS, Shqipëri
9. Rrjeti Ballkanik për Gazetarinë Investigative Shqipëri BIRN Albania)
10. Qendra Amfora.al
11. Citizens.al
12. Ǫendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri (CRCA / ECPAT Albania)
13. Qendra Për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e mjedisit natyror në Shqipëri (Protection and Preservation of Natural Environment in Albania)
14. Partners Albania for Change and Development
15. Albanian Center for Quality Journalism (ACQJ)
16. Rrjeti Erasmus Tirana (ESN Tirana)
17. Gender Alliance for Development Center (GADC)
18. AWEN-Albanian Women Empowerment Network – Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri
19. Together For Life (TFL)
20. Instituti Shqiptar i Shkencës (AIS)
21. Fondacioni së Bashku
22. Faktoje
23. Cooperation and Development Institute (CDI)

SCiDEV i bashkohet thirrjes së përbashkët të organizatave të shoqërisë civile për garantimin e të drejtave të protestuesve, të drejtën e mbrojtjes dhe hetimin e pavarur dhe efektiv të pretendimeve për keqtrajtim gjatë dhe pas protestës së 2 korrikut 2026, para Kuvendit të Shqipërisë.

Organizatat shprehin shqetësim për zhvillimet e lidhura me protestën e sipërpëmendur, përdorimin joproporcional të forcës nga disa punonjës të Policisë së Shtetit, si dhe arrestimin dhe shoqërimin e disa protestuesve në komisariate.

Në këto rrethana:
➡️ I bëjmë thirrje Prokurorisë të drejtojë dhe mbikëqyrë menjëherë dhe pa vonesë një hetim të pavarur, efektiv dhe të paanshëm për çdo pretendim të besueshëm për keqtrajtim
➡️ Kërkojmë sigurimin e menjëhershëm të pamjeve filmike të protestës dhe të ambienteve policore ku janë mbajtur të ndaluarit
➡️ Kërkojmë kryerjen e ekspertimeve të pavarura mjeko-ligjore për dokumentimin e plotë të dëmtimeve
➡️ I bëjmë thirrje Ministrit të Brendshëm të tërheqë deklaratat publike dhe të shmangë çdo deklarim që mund të paragjykojë rezultatin e hetimit
➡️ I bëjmë thirrje çdo funksionari publik të vetëpërmbahet nga deklarata që paragjykojnë hetimet në vazhdim ose stigmatizojnë protestuesit, avokatët dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut

🔗Lexo deklaratën e plotë në koment.

Organizatat nënshkruese:
1. Komiteti Shqiptar i Helsinkit
2. Qëndresa Qytetare
3. Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV)
4. Qendra për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Zhvillim të Qëndrueshëm (All Green Centre)
5. Ǫendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER)
6. Rrjeti i Informimit dhe Qytetarisë Aktive (INAC Albania)
7. Gruaja Shqiptare në Audiovisual (AWA - Albanian Woman in Audiovisual)
8. CIVIL RIGHTS DEFENDERS, Shqipëri
9. Rrjeti Ballkanik për Gazetarinë Investigative Shqipëri (BIRN Albania)
10. Qendra Amfora.al
11. Citizens.al
12. Ǫendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri (CRCA / ECPAT Albania)
13. Qendra Për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e mjedisit natyror në Shqipëri (Protection and Preservation of Natural Environment in Albania)
14. Partners Albania for Change and Development
15. Albanian Center for Quality Journalism (ACQJ)
16. Rrjeti Erasmus Tirana (ESN Tirana)
17. Gender Alliance for Development Center (GADC)
18. AWEN-Albanian Women Empowerment Network – Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri
19. Together For Life (TFL)
20. Instituti Shqiptar i Shkencës (AIS)
21. Fondacioni së Bashku
22. Faktoje
23. Cooperation and Development Institute (CDI)

Organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri bëjnë thirrje për proporcionalitet dhe garanci procedurale në procedimet e li...
30/06/2026

Organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri bëjnë thirrje për proporcionalitet dhe garanci procedurale në procedimet e lidhura me protestat e quajtura .

Bazuar në raportimet publike të policisë dhe mediave, janë raportuar të paktën 100 procedime të lidhura me protestat, ku disa persona kanë mësuar për procedime ndaj tyre vetëm pasi të dhënat e tyre personale u shfaqën në media dhe pa u informuar për të drejtën e tyre për ndihmë ligjore, duke ngritur shqetësime serioze për njoftimin në kohë, garancitë procedurale, mbrojtjen e të dhënave personale, privatësinë dhe prezumimin e pafajësisë.

Organizatat theksojnë se tubimi paqësor është një e drejtë e mbrojtur nga Kushtetuta e Shqipërisë dhe standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, dhe se pjesëmarrja në një tubim paqësor nuk duhet, në vetvete, të trajtohet si bazë për përgjegjësi penale.

📌 Organizatat i bëjnë thirrje:
✔️ Policisë së Shtetit dhe organeve të prokurorisë të bëjnë publik numrin total të referimeve, procedimeve apo hetimeve të nisura deri më sot dhe numrin e individëve të veçantë të prekur
✔️ Institucioneve përkatëse të sqarojnë kualifikimin ligjor të veprave të pretenduara, statusin aktual procedural të këtyre rasteve dhe garancitë e zbatuara kur qytetarët thirren, pyeten apo u kërkohet të japin deklarime
✔️ Partnerëve ndërkombëtarë, institucioneve të BE-së dhe organizatave donatore t'i ndjekin nga afër këto zhvillime si pjesë e monitorimit të hapësirës qytetare, të drejtave themelore dhe procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE

🔗 Lexo deklaratën e plotë në koment.

➡️ Organizatat nënshkruese:
●CIVIL RIGHTS DEFENDERS, Shqipëri
●Ǫendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV)
●Qëndresa Qytetare (Civic Resistance)
●Drejtësia Sociale (Social Justice)
●Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative në Shqipëri (BIRN Albania)
●Fondacioni Së Bashku (Together Foundation)
●Gruaja Shqiptare në Audiovizual (AWA - Albanian Woman in Audiovisual)
●Rrjeti i Informacionit dhe Qytetaria Aktive (Information Network and Active Citizenship)
●Ǫendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri (CRCA / ECPAT Albania)
●Ǫendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER)
●Këshilli Shqiptar i Medias - KSHM (Albanian Media Council)
●Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri (AWEN-Albanian Women Empowerment Network)
●Faktoje
●Ǫendra për Studimin e Demokracisë dhe Ǫeverisjes (CSDG)
●Rrjeti i Studentëve Erasmus në Tiranë (ESN Tirana)
●Ǫendra Shqiptare për Gazetari Cilësore (Albanian Center for Quality Journalism)
●Aleanca Kundër Diskriminimit LGBTI
●Akademia e Studimeve Politike (ASP)
●Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM Albania)
●Qendra për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Zhvillim të Qëndrueshëm (All Green Centre)

🦩🦩🦩
06/06/2026

🦩🦩🦩

🦩 The proposed Zvërnec South Adriatic Development project has generated significant public discussion about project governance and environmental management in Albania. Meanwhile, thousands ​of Albanians took to the streets of Tirana protesting against ‌this luxury resort plan.

🔍 Independent investigations have raised questions about corporate structure, beneficial ownership, and the consistency of administrative decisions. Media coverage has revealed divergent narratives, highlighting challenges in information access and public discourse quality. This raises important questions about media pluralism and information reliability.

📌 Lutjona Lula provides a detailed examination of these institutional questions, the decision-making processes involved, and what the case reveals about Albania's governance frameworks.

🔗 Read the full analysis on our website: https://tinyurl.com/46jdhzew

📢 Rrjeti Erasmus Tirana i bashkohet 29 organizatave të tjera të shoqërisë civile, i bëjnë thirrje Kuvendit të Shqipërisë...
03/06/2026

📢 Rrjeti Erasmus Tirana i bashkohet 29 organizatave të tjera të shoqërisë civile, i bëjnë thirrje Kuvendit të Shqipërisë të sigurojë që zbatimi i procedurës së përshpejtuar për legjislacionin e integrimit europian të shoqërohet me garanci të qarta për ushtrimin e mbikëqyrjes parlamentare, transparencës, konsultimit publik dhe cilësisë së procesit ligjbërës.

Konsultimi publik duhet të nisë që në fazat e hershme të përgatitjes së politikave apo projektligjeve nga ministritë dhe insitucionet propozues, përpara se këto projektligje të aprovohen nga Këshilli i Ministrave dhe t’i paraqiten Kuvendit.

📌 Kjo çështje merr rëndësi të veçantë pas Konferencës së 8-të Ndërqeveritare dhe hyrjes në fazën përmbyllëse të Grupkapitullit 1 – Themeloret, ku vlerësimi nuk lidhet thjesht me miratimin e ligjeve, por me krijimin e një historiku të qëndrueshëm dhe të monitorueshëm të reformave, duke përfshirë edhe zbatimin, transparencën, konsultimin dhe mbikëqyrjen parlamentare.

I kërkojmë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë që, në bashkëpunim me institucionet propozuese dhe në kuadër të rolit të tij ligjvënës dhe mbikëqyrës, të garantojë:

✔️ Arsyetim publik për përdorimin e procedurës së përshpejtuar
✔️ Dokumentacion të plotë përpara shqyrtimit në komision
✔️ Konsultim dhe shqyrtim real për ligjet me ndikim të lartë
✔️ Procedurë të zakonshme për projektligje komplekse ose me ndikim të gjerë
✔️ Mbikëqyrje parlamentare mbi zbatimin e legjislacionit të integrimit europian
✔️ Gjurmueshmëri publike të procedurës së përshpejtuar

🔗Lexoni deklaratën e plotë në koment.

19/05/2026

✨ From ideas to impact ✨
The Sustainability Forum showed how youth, academia, and civil society can shape democracy, active citizenship, and responsible consumer choices.

👗 Pupils and students, guided by Borås Textile University, showcased upcycled garments and learned that every stitch carries values of transparency, responsibility, and environmental protection.

🎙️ Our panelists brought diverse voices together:

Annika Karlsson, Programme Officer on Environment & Climate Change, Embassy of Sweden, on embedding sustainability and Swedish values locally.

Klotilda Kosta, Director for Social Entrepreneurship & Innovation, Partners Albania, on opportunities for youth innovation and the role of civil society in mainstreaming sustainable practices.

Dr. Lars Hedegård & Assoc. Prof. Kanchana Dissanayake, University of Borås, on academic mentorship and the need to train students in business thinking alongside artistic preparation.

Prof. Najada Hamza, Head of Textile & Fashion Design Department, University of Arts, on the Albanian academic voice in shaping responsible citizens and consumers.

🌍 This was more than fashion—it was a democratic manifesto for sustainability, transparency, and social impact.

📸 Watch the recap, relive the energy, and join us in building bridges for innovation and change.

Embassy of Sweden in Tirana Svenska institutet Partners Albania for Change and Development
European Fund for the Balkans

Another successful training day! 🎓Last Thursday, The Albanian-British Chamber of Commerce and Industry hosted the first ...
18/05/2026

Another successful training day! 🎓

Last Thursday, The Albanian-British Chamber of Commerce and Industry hosted the first in-person session of our Entrepreneurship and Project Management course and it was a special one.

We were joined by Alis Mustafa from , an independent Albanian NGO working since 2001 to strengthen civil society, democratic institutions, and economic development.

Alis introduced students to the 'Dua Partner Platform' — a powerful initiative connecting start-ups from the Western Balkans with investors, VC funds, donors, and expert consultants, also introducting students to the avaliable projects offered.

For the Albanian-British Chamber of Commerce and Industry and Erasmus Network Tirana, bringing in guests who are actively shaping the entrepreneurship ecosystem is essential. It gives our students a real-world perspective on what building a start-up looks like and the incredible support available to them.

🌿✨ After two days of hands-on upcycling workshops, ESN Tirana, with the support of the Embassy of Sweden and the Swedish...
13/05/2026

🌿✨ After two days of hands-on upcycling workshops, ESN Tirana, with the support of the Embassy of Sweden and the Swedish Institute, in collaboration with the University of Arts Tirana and the School of Textile – University of Borås, Sweden, proudly presents the Stakeholders Forum.

🗣️ This forum will bring together voices from academia, business, and civil society to discuss innovation, sustainability, creativity, and democracy — shaping the role of responsible and informed consumers in the fashion industry. The forum is also supported by European Fund for Balkans.

👗 Albanian youth will showcase garments they have created through upcycling, proving that fashion can be both beautiful and sustainable. The forum is not just a discussion, but a bridge between young talents and industry leaders, sparking dialogue on how fashion can drive systemic change.

📌 Join us in celebrating the future of fashion, where responsibility meets creativity.


European Fund for the Balkans

How can creativity, sustainability, and viable business models reshape fashion textiles?Following the Fashion Forever of...
12/05/2026

How can creativity, sustainability, and viable business models reshape fashion textiles?

Following the Fashion Forever official toolkit of the Swedish Institute, ESN Tirana, with the support of the Embassy of Sweden and the Swedish Institute, in collaboration with the University of Arts Tirana and the School of Textile – University of Borås, Sweden, is proud to host a 2-day hands-on Upcycling Workshop, culminating in the Industry Sustainability Forum.

👗 Over recent months, Albanian youth have been trained in upcycling techniques, producing garments that embody sustainable fashion practices. This forum is the stage where their creativity meets business — showcasing their work, sparking dialogue on sustainability, and building bridges between young talents and industry leaders.

📌 Join us in celebrating innovation, responsibility, and the future of fashion.


Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when ESN Tirana posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to ESN Tirana:

Shortcuts

Share