kampi alban

kampi alban Camping

09/07/2024
-A duhet t'i hamë ëmbëlsirat?! 🍰🍨-Pooo! Këtë e thonë prindërit, mjekët, nutricionistët madje edhe blogeret e ushqimit. 😊...
03/07/2024

-A duhet t'i hamë ëmbëlsirat?! 🍰🍨
-Pooo!
Këtë e thonë prindërit, mjekët, nutricionistët madje edhe blogeret e ushqimit. 😊
Vetëm se nuk duhet tepruar!!! ❌Ato duhet të jenë me MASË dheee të gatuara cilësisht. ✅
Këtë bëme sot edhe ne në SSA (Summer School Albanët). Gatuam kremkaramel me një supermjeshtre gatimi, blogeren Helga Sejko.
Ajo ishte vetë si ëmbëlsirë. Na tregoi shumë truke e sekrete gatimi dhe na ndihmoi të bënim një kupë me "eliksir"🍧
Vetëm se ishte e vështirë të ruaje masën! 🤷🏻‍♀️
Ndoshta prandaj Volteri ka thënë për ëmbëlsirat, se janë kaq të mira, sa është fatkeqësi që ato akoma janë të ligjshme. 😂

Të bësh art në rrugë e në "kanavacën" poroze të mureve nuk është njësoj si mbi telajon apo fletën personale të vizatimit...
03/07/2024

Të bësh art në rrugë e në "kanavacën" poroze të mureve nuk është njësoj si mbi telajon apo fletën personale të vizatimit.
Street art dhe vizatimi në murale ka bërë grup fëmijët e SSA (Summer School Albanët), që ngjyrosën me spektrin e ngjyrave dhe ideve gjithçka në oborr ; muret dyshemetë, dyert, madje dhe stolat.😊🎨🖌️
Ishin po aq të zotë sa Alias, Banskyt, El Pez, Tsakonas, VHils apo Eime.😇
Gjithçka e veshur me art u bë më e bukur, derisa shiu i çoi lulet e figurat në një qiell tjetër.🤷🏻‍♀️
Ndoshta mësuesja e artit, Ina, e dinte se shiu do vinte si mik i paftuar, ndaj nuk kundërshtoi dëshirën e askujt, për të pikturuar kudo! 🫠
E ndërsa shiu jashtë binte shtruar, nxënësit e SSA në palestër
mësuan plot lëvizje e koreografi me mësuesen e baletit Ersa😍
Ishte një ditë kaq e bukur dedikuar artit dhe krijimtarisë.✅

Kjo javë e ky muaj filloi shumë bukur. Një e hënë ditëlindjesh e urimesh në SSA!Livia & Roani frynë së bashku qirinjtë e...
01/07/2024

Kjo javë e ky muaj filloi shumë bukur. Një e hënë ditëlindjesh e urimesh në SSA!
Livia & Roani frynë së bashku qirinjtë e tortës dhe festa ndezi atmosferën. Urime për të dy! 🙏🎂
E ku tjetër mund të festosh pranë natyrës e miqve si tek Ferma Albanët! ✅

Sot përveshëm mëngët dhe gatuam. Në SSA (Summer School Albanët) këtë të premte organizuam *MasterChef Albanët 2024*Të gj...
29/06/2024

Sot përveshëm mëngët dhe gatuam. Në SSA (Summer School Albanët) këtë të premte organizuam *MasterChef Albanët 2024*
Të gjitha grupet, qysh një ditë më parë kishin përzgjedhur recetat e tyre të konkurimit, me qëllimin që çdo gatim do degustohej e ndahej mes njëri-tjetrit.
Idetë nisnin nga sallatat e freskëta verore me fruta, deri tek superpicat me sallam pikant e kërpudha porcini, nga hamburgeri me flamur in shqiptar tek kremkarameli apo cheesecake.
Çdo grup gatoi një pjatë që meritoi tre yje Michelin.😊 🌟🌟🌟
Vetëm se asnjë klasë nuk e shkëmbeu gatimin e vet me grupet e tjera.❌
Shefat albanë, kur u kujtuan se gatimet duheshin ndarë mes tyre, i kishin konsumuar vetë të gjitha racionet. 😮
Epo kështu ndodh, kur recetat dalin kaq të shijshme! 😂✅

Sot nxënësit e SSA (Summer School Albanët) kanë shkuar për një vizitë në Korenë e Jugut. 😮Joooo nuk udhëtuam për 14 orë ...
27/06/2024

Sot nxënësit e SSA (Summer School Albanët) kanë shkuar për një vizitë në Korenë e Jugut. 😮
Joooo nuk udhëtuam për 14 orë me avion, as nuk ndaluam në tre apo katër aeroporte. ❌
Thjesht ftuam dy miq nga ky vend i Azisë, për tu njohur me historinë, muzikën dhe kulinarinë e tyre mjaft të veçantë, që edhe pse duket shuuumë e largët, kishte mjaft pika takimi me ne shqiptarët. Folëm për ndarjen e kombit korean në dy shtete, për traditën e familjes së bashkuar, sjelljen e ngrohtë dhe mikpritjen e tyre. 😇
Kultura moderne koreano-jugore me muzikën dhe rrymën e K-pop, duket se ka krijuar fansat e vet si në çdo vend të botës edhe në shkollën Albanët, ku për çudi të miqve nga Korea kishte mjaft fansa të grupeve: Stray Kids, Blackpink, BTS, EXO etj.
Më pas në këtë “tur kulturor” nxënësit e SSA gatuan me duart e tyre Kimbap dhe e shijuan atë me salca pikante si koreanë të vërtetë.(vetëm se pa chopsticks). 😊
Pjesa më e bukur e udhëtimit tonë kulturor ishin çastet, kur veshëm kostumet popullore tradicionale koreane dhe pozuam me to. Nuk munguan edhe dhuratat!
Faleminderit Ana e Kili!
감사합니다 🙏

Address

Rruga Kavajës ,Rruga Dëshmorët E Fekenit, Tirana, Albania, 001

Telephone

+355696325895

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when kampi alban posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to kampi alban:

Shortcuts

  • Want your school to be the top-listed School/college?

Share