20/08/2026
📢 NJOFTIM PËR REGJISTRIMET NË KLASËN E PARË DHE TË DHJETË
Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Tiranë njofton se, bazuar në shkresën nr. 1809/1 prot. të AKAP, nga data 24 gusht deri më 7 shtator 2026 do të rihapen regjistrimet për nxënësit e klasës së parë dhe të klasës së dhjetë, për vitin shkollor 2026–2027.
📌 Aplikimet kryhen online nëpërmjet portalit e-Albania.
Ftojmë prindërit dhe nxënësit e interesuar të kryejnë aplikimin brenda afatit të përcaktuar.