Gjimnazi " Jordan Misja " Shkodër

Gjimnazi " Jordan Misja " Shkodër Gjimnaz

📚 NXËNËSI NË QENDËR TË JETËS SË SHKOLLËS   Gjimnazi “Jordan Misja” synon krijimin e grupeve dhe klubeve të nxënësve, ku ...
15/09/2026

📚 NXËNËSI NË QENDËR TË JETËS SË SHKOLLËS

Gjimnazi “Jordan Misja” synon krijimin e grupeve dhe klubeve të nxënësve, ku të rinjtë do të angazhohen në veprimtari edukative, kulturore, filozofike dhe qytetare.

Nëpërmjet klubeve të filozofisë dhe debatit, artit dhe librit, medias shkollore, qytetarisë aktive, vullnetarizmit dhe nismës “Nxënësi për nxënësin”, ata do të kenë mundësi:

💭 të zhvillojnë mendimin kritik;
🗣️ të shprehin lirshëm idetë dhe shqetësimet;
🎨 të shfaqin talentet dhe krijimtarinë;
🤝 të mbështesin bashkëmoshatarët;
🌱 të ndërmarrin nisma në shërbim të shkollës dhe komunitetit.
Duam që nxënësi të mos jetë vetëm marrës i njohurive, por një i ri që mendon, krijon, bashkëpunon dhe merr përgjegjësi.
Sepse zëri, talenti dhe mendimi i çdo nxënësi kanë vlerë!

📚🏠 VITI I RI SHKOLLOR 2026–2027Në zbatim të urdhrit të ministres përgjegjëse për arsimin për organizimin e ditës së parë...
09/09/2026

📚🏠 VITI I RI SHKOLLOR 2026–2027

Në zbatim të urdhrit të ministres përgjegjëse për arsimin për organizimin e ditës së parë të shkollës, Gjimnazi “Jordan Misja” nis vitin e ri shkollor me fokus te krijimi i një mjedisi më miqësor, më të sigurt dhe më pranë nxënësve e familjeve.
Në qendër të punës sonë do të jetë forcimi i komunikimit dhe i bashkëpunimit mësues–nxënës–prindër. 👧👩‍🏫👨‍👩‍👧‍👦

Do të vijojë angazhimi për edukim të qëndrueshëm përmes gjuhëve të huaja, lëndëve STEM, promovimit të jetesës dhe ushqyerjes së shëndetshme, si dhe ndërgjegjësimit për mbrojtjen e mjedisit. 🌱🔬

👧🧑‍💻 Prioritet i veçantë do të jetë parandalimi i dhunës dhe i bullizmit përmes këndit “Stop Dhunës”, ekipit kundër bullizmit dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet shkollës, nxënësve dhe prindërve.

👩‍🏫 Zhvillimi profesional i mësuesve, olimpiadat, konkurset dhe veprimtaritë shkencore, kulturore, artistike e sportive do të vijojnë të nxisin përfshirjen, talentin dhe krijimtarinë e çdo nxënësi. 🙌🏼
🤍 Na shkoftë mbarë të gjithëve së bashku!

Jeni të mirëpritur! 🤗🗓️📱 Regjistrimet vazhdojnë online përmes portalit e-Albania deri me 7 Shtator 2026.
24/08/2026

Jeni të mirëpritur! 🤗

🗓️📱 Regjistrimet vazhdojnë online përmes portalit e-Albania deri me 7 Shtator 2026.

19/08/2026
NJOFTIM :Datat për regjistrimet në klasën e X(dhjetë) nëpërmjet e-Albania rihapen nga data:         24 gusht deri më 7 s...
17/08/2026

NJOFTIM :
Datat për regjistrimet në klasën e X(dhjetë) nëpërmjet e-Albania rihapen nga data:
24 gusht deri më 7 shtator 2026.

Transferimet e nxënësve nga një institucion arsimor në një tjetër fillojnë më 24 gusht 2026, nëpërmjet portalit e-Albania.
Për transferimet, përcaktohet shprehimisht se procedura vazhdon sipas nenit 78 të Urdhrit nr. 31, datë 28.01.2020, të ndryshuar.

27/07/2026

21/07/2026

🔴Rihapen aplikimet për formularët A1 dhe A1Z

‼️Maturantët e viteve të kaluara, si edhe kandidatët që nuk kanë mundur të aplikojnë brenda afateve, kanë mundësi vetëm një ditë për të plotësuar formularët A1 dhe A1Z.

🗓️ 21 korrik
🕗 Ora 08:00 - 16:00

👨‍💻 Aplikimi kryhet në platformën e-Albania dhe është i detyrueshëm për të gjithë kandidatët që synojnë të konkurrojnë për pranim në Institucionet e Arsimit të Lartë.

⚠️Respektoni afatin e aplikimit! Pas përfundimit të orarit zyrtar, aplikimet nuk do të pranohen dhe rrezikoni për të vijuar procesin e pranimit në universitet.

08/07/2026

Ju njoftojmë se janë hapur regjistrimet për klasën 10.
Afati i regjistrimit online përmes portalit e-Albania
https://e-albania.al/ është 6 - 31 Korrik 2026...

Jeni të mirëpritur! 🤗

"Pagesa e tarifës së aplikimit, Raundi i Parë 2026"💳 Kandidatët, përpara aplikimit për zgjedhjen e preferencave në porta...
04/07/2026

"Pagesa e tarifës së aplikimit, Raundi i Parë 2026"

💳 Kandidatët, përpara aplikimit për zgjedhjen e preferencave në portalin e aplikimit universitar, kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën 2000 (dy mijë) lekë, në 📮 zyrat e Postës Shqiptare ose 🏦 në bankat e nivelit të dytë, nëpërmjet faturës për arkëtim, të cilën e shkarkojnë në 🌐 portalin U-Albania.

📅 Pagesa kryhet deri më 24 korrik 2026. ⏳

30/06/2026

Analiza Vjetore 2025–2026

☑️Sot zhvilluam analizën vjetore të veprimtarisë së Gjimnazit "Jordan Misja", duke reflektuar mbi arritjet, sfidat dhe rezultatet e vitit shkollor 2025–2026.
✍️Analiza u mbështet në tregues objektivë të performancës,rezultatet e Maturës Shtetërore, arritjet e nxënësve dhe punën e përbashkët të stafit pedagogjik, me synimin për të përmirësuar më tej cilësinë e procesit mësimor dhe edukativ.

Falënderojmë të gjithë mësuesit, nxënësit, prindërit dhe partnerët e shkollës për përkushtimin, bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë gjatë këtij viti shkollor.

Address

Rruga "Mikel Koliqi", 42
Shkodër

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gjimnazi " Jordan Misja " Shkodër posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Gjimnazi " Jordan Misja " Shkodër:

Shortcuts

Share

Category