Shkolla 9-Vjecare "Met Hasa"

Shkolla 9-Vjecare "Met Hasa" Faqja zyrtare e shkolles 9-vjecare "Met Hasa" Porto Romano, Durres.

Afati për regjistrimin e nxënësve në klasë të parë është deri me datë 7 shtator !
02/09/2026

Afati për regjistrimin e nxënësve në klasë të parë është deri me datë 7 shtator !

NJOFTIM PËR REGJISTRIMIN E NXËNËSVE NË KLASËN E PARËJu njoftojmë se regjistrimet e nxënësve në klasën e 1-rë për vitin s...
07/07/2026

NJOFTIM PËR REGJISTRIMIN E NXËNËSVE NË KLASËN E PARË

Ju njoftojmë se regjistrimet e nxënësve në klasën e 1-rë për vitin shkollor 2026 - 2027 do të kryhen në periudhën 06 korrik - 31 korrik 2026.

-Procesi i regjistrimit realizohet vetëm në mënyrë elektronike, nëpërmjet platformës e-Albania. Për këtë arsye, ju lutemi të kryeni aplikimin brenda afatit të përcaktuar, duke ndjekur procedurat e publikuara në platformë.

Drejtoria e shkolles.

11/06/2026

Projekti: “Të drejtat dhe përgjegjësitë e mia”

Një projekt i realizuar me seriozitet, përkushtim dhe shumë kreativitet nga nxënësit e klasës së 4-t. Përmes vizatimeve, pikturave, dramatizimit, këngës dhe kërcimit, ata shprehën jo vetëm të drejtat që gëzojnë si fëmijë, por edhe përgjegjësitë që lindin prej tyre.Me punën dhe angazhimin e tyre, nxënësit treguan sa e rëndësishme dhe e pasur është kjo temë, duke përcjellë mesazhe të vlefshme për respektin, bashkëpunimin dhe qytetarinë e përgjegjshme.
Një falënderim i veçantë shkon për prindërit, për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe për mësuesen Elsa Koni ,për përkushtimin, udhëheqjen dhe punën e pa lodhur që i dha projektit formën dhe suksesin e merituar.

✨ Urime nxënësve për punën e shkëlqyer dhe për finalizimin me sukses të këtij projekti!Suksese ne punet ne vazhdim!
Pushime te mbara!🌟☀️🌹
Zyra Vendore Arsimore Durres

Sot u mbyll një faqe e artë e fëmijërisë dhe u hap një dritare e re drejt botës së dijes. Me buzëqeshje të çiltra, këngë...
02/06/2026

Sot u mbyll një faqe e artë e fëmijërisë dhe u hap një dritare e re drejt botës së dijes. Me buzëqeshje të çiltra, këngë dhe gëzim, vogëlushët e klasës së parë festuan sukseset e tyre të para, duke lënë pas shkronjat e para të Abetares dhe duke hedhur hapa të sigurt drejt ëndrrave të së ardhmes.
Urojmë që çdo shkronjë e mësuar të bëhet dritë në udhëtimin e tyre, t’i udhëheqë drejt njohurive, arritjeve dhe sukseseve të pafundme.
Një falënderim i veçantë për mësuesen Gerta Lila, e cila me durim, përkushtim dhe dashuri mbolli farat e dijes në zemrat e këtyre fëmijëve. Puna juaj e bukur do të mbetet gjithmonë pjesë e kujtimeve të tyre më të ëmbla. 🌷📚✨
Zyra Vendore Arsimore Durres

Lënda : Dituri natyreTema: Vëzhgim mbi trupat që lëvizin.Klasa:e  I-rëMesuese:Gerta LilaNë lëndën Dituri natyre, nxënësi...
07/05/2026

Lënda : Dituri natyre
Tema: Vëzhgim mbi trupat që lëvizin.
Klasa:e I-rë
Mesuese:Gerta Lila
Në lëndën Dituri natyre, nxënësit e klasës së parë zhvilluan një orë interesante me temë “Vëzhgim mbi trupat që lëvizin”. Ata vëzhguan objekte të ndryshme në lëvizje dhe diskutuan se si era ndikon në shpejtësinë dhe drejtimin e tyre. Gjatë orës, nxënësit ndërtuan edhe helika prej letre, të cilat e bënë mësimin më të kuptueshëm, praktik dhe argëtues. Përmes lojës dhe vëzhgimit, fëmijët mësuan më shumë rreth lëvizjes së trupave në natyrë.
Zyra Vendore Arsimore Durres

Në një ditë simbolike si 5 Maji ,në shkollën 9-vjeçare “Met Hasa” u organizua promovimi i librit “Djemtë e luftës” e aut...
05/05/2026

Në një ditë simbolike si 5 Maji ,në shkollën 9-vjeçare “Met Hasa” u organizua promovimi i librit “Djemtë e luftës” e autorit Bedri Dedja. Një libër me tematikë nga Lufta Nacional-çlirimtare e popullit tonë. Pjesë e librit është Heroi i Popullit Met Hasa ,emrin e të cilit e mban shkolla jonë.
Në veprimtari morën pjesë edhe një përfaqësi e kryesisë së veteranave e pasardhësve ,dega Durrës. Për librin foli Edlira Dedja,e bija e autorit të librit. Një fjalë analizë që u ndoq me shumë interes nga pjesëmarrësit. Në takim përshëndeti edhe kryetari i organizatës së veteranëve për Durrësin Hajdar Domi. Më pas sollën një tjetër atmosferë krijimet në poezi dhe ese me këtë tematikë nga nxënëset Eriselda Prekndreaj,Melisa Gjergji,Klea Leka etj. Grupi i gjimnastikës artistike që u vlerësua me vendin e tretë në kampionatin e gjimnastikës aerobike e artistike interpretoi e mori duartrokitjet e te pranishmëve.
Drejtoria e shkolles

Në mjediset e Qendrës Kulturore të  Fëmijëve u zhvillua kampionati i Gjimnastikes Artistike dhe Aerobike.Ne këtë veprimt...
25/04/2026

Në mjediset e Qendrës Kulturore të Fëmijëve u zhvillua kampionati i Gjimnastikes Artistike dhe Aerobike.Ne këtë veprimtari mori pjesë edhe shkolla 9-vjeÇare “Met Hasa” .Grupi i vajzave nën drejtimin e mësueses Laura Pjetri zunë vendin e tretë duke marrë Çmimin për Gjimnastikë Aerobike. Ishte ky vlerësim shprehje e talentit,dëshirës dhe përpjekjeve për t’u ballafaquar në veprimtari të tilla. Një falënderim shkon për komunitetin e prindërve që kanë mbështetur në veprimtari të tilla! Urime! Drejtoria e shkolles.

22/04/2026

🌍 Dita e Tokës në klasën e dytë 🌿
Në kuadër të festimit të Ditës së Tokës, nxënësit e klasës së dytë zhvilluan aktivitete të ndryshme, plot ngjyra, gëzim dhe dashuri për natyrën nën kujdesin e veçantë të mësueses se tyre Flora Laska.
Ata ngjyrosën figura me temë mjedisin, duke shprehur kreativitetin dhe kujdesin për planetin tonë. Me shumë emocion, nxënësit recituan poezi dhe kënduan këngë kushtuar Tokës, duke përcjellë mesazhe të bukura për mbrojtjen e saj.
Një nga aktivitetet më të veçanta ishte ndërtimi i kurorave me lule dhe gjethe, ku fëmijët u ndjenë më pranë natyrës dhe kuptuan rëndësinë e saj në jetën tonë të përditshme.
Kjo ditë shërbeu si një mundësi e mrekullueshme për të edukuar nxënësit me vlera të rëndësishme, si dashuria, kujdesi dhe përgjegjësia ndaj mjedisit.

🌱 Së bashku për një Tokë më të pastër dhe më të gjelbër!🧹📋📚🍀💐
Zyra Vendore Arsimore Durres

Një tjetër sukses i grupit të valleve të shkollës 9-vjeçare “Met Hasa” që mori pjesë pjesë në festivalin e  11-të të Ans...
27/02/2026

Një tjetër sukses i grupit të valleve të shkollës 9-vjeçare “Met Hasa” që mori pjesë pjesë në festivalin e 11-të të Ansambleve Popullore organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve Durrës.
Valltarët e klasave të AMU që bënin pjesë në kategorinë e tretë të këtij festivali bënë një paraqitje mjaft të bukur me valle të trevës së Mirditës. Duhet vlerësuar puna e mësueses së Edukimit Muzikor Laureta Pjetri . Grupi mori vendin e trëtë dhe kupën përkatëse .Faleminderit artistë ! Faleminderit prindër për mbështetjen!
Drejtoria

Grupi i valleve të shkollës 9-vjeçare “Met Hasa” merr pjesë në festivalin e  11-të të Ansambleve Popullore që organizohe...
26/02/2026

Grupi i valleve të shkollës 9-vjeçare “Met Hasa” merr pjesë në festivalin e 11-të të Ansambleve Popullore që organizohet në Qendrën Kulturore të fëmijëve. Valltarët e grupit të klasës së katërt që bënin pjesë në kategorinë e dytë të këtij festivali bënë një paraqitje dinjitoze falë punës së mësueses së Edukimit Muzikor Laureta Pjetri dhe kujdesit të mësueses kujdestare Elsa Koni. Grupi mori kupën “Traditë” dhe çmimin përkatës .Ditën e nesërme presim të paraqiten mirë edhe valltarët e grupit të tretë.
Faleminderit artistë të vegjël!
Faleminderit prindër për mbështetjen! Drejtoria

Address

Porto-Romano
2001

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla 9-Vjecare "Met Hasa" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category