Shkolla 9 Vjecare "Sami Kalasa" Mullet

  • Home
  • Shkolla 9 Vjecare "Sami Kalasa" Mullet

Shkolla 9 Vjecare "Sami Kalasa" Mullet Faqja zyrtare e shkollës 9- vjeçare "Sami Kalasa"

18/06/2026
18/06/2026
14/06/2026

Suksese minimatura 2025-2026.👏👏👏👋

01/06/2026

🎓📚 Suksese maturantëve në Provimin e Gjuhës së Huaj! 🌍✨

Nesër është një tjetër hap i rëndësishëm në rrugëtimin tuaj drejt përfundimit të Maturës Shtetërore. Pas shumë orësh përkushtimi, pune dhe përgatitjeje, tani është koha të hyni në provim me qetësi, vetëbesim dhe mendje të kthjellët.

Besoni te vetja, menaxhoni kohën me kujdes dhe jepni më të mirën tuaj. Çdo përpjekje që keni bërë deri më sot është një hap më pranë suksesit.

🍀 Ju urojmë rezultate sa më të mira dhe shumë suksese në këtë sfidë të rëndësishme!

01/06/2026
19/05/2026

📢

​📌 Ditën e enjte, 21 maj 2026📄 do të zhvillohet provimi për Vlerësimin e Arritjeve të Nxënësve të Arsimit Fillor ose siç njihet VANAF👧👦 për të gjithë nxënësit e klasave të pesta📚👧

​Testimi do të vlerësojë njohuritë e fituara përgjatë ciklit fillor dhe do të përfshijë pyetje nga tri lëndët kryesore:
Gjuhë Shqipe ✍️
Matematikë 📐
Dituri Natyre 🔬

Suksese të gjithë nxënësve tanë të klasave të pesta 🌟

15/05/2026

❤️ Në kuadër të 15 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Familjes, në shkollën tonë u zhvillua një veprimtari sensibilizuese me nxënësit mbi rolin dhe përgjegjësinë që ka familja në edukimin dhe mirërritjen e fëmijëve.

Gjatë aktivitetit, nxënësit ndanë mendime dhe mesazhe të ndjera dashurie e mirënjohjeje për prindërit dhe familjarët e tyre, duke vlerësuar kujdesin, mbështetjen dhe sakrificat që familja ofron çdo ditë. 💌

Përmes diskutimeve dhe mesazheve të përcjella, u theksua rëndësia e marrëdhënieve të shëndetshme familjare dhe ndikimi pozitiv që familja ka në formimin emocional dhe social të çdo fëmije.

Familja mbetet vendi ku mësohen vlerat më të rëndësishme të jetës: dashuria, respekti dhe mirëkuptimi. 🌸

Sot u zhvillua PARAPROVIMI në lëndën e gjuhës shqipe me nxënësit e klasës së 9-të në prag të Provimeve Kombëtare të Arsi...
13/05/2026

Sot u zhvillua PARAPROVIMI në lëndën e gjuhës shqipe me nxënësit e klasës së 9-të në prag të Provimeve Kombëtare të Arsimit Bazë 2026 ( PKAB 2026) në Shkollën 9-vjeçare "Sami Kalasa” Mullet.
Qëllimi i paraprovimit, është që nxënësit të njihen me procesin, mënyrën e testimit kombëtar, të identifikojmë pikat që kanë nevojë për përmirësim në mënyrë që të përmirësohen në javët në vijim për të arritur rezultate sa më të larta!

Suksese nxënësve tanë!

Dalshi faqebardhë!

Address


Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla 9 Vjecare "Sami Kalasa" Mullet posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

  • Want your school to be the top-listed School/college?

Share