Gjimnazi " Fiqiri Dine" . Zyrtare.

Gjimnazi " Fiqiri Dine" . Zyrtare. Prioriteti yne jeni ju nxënës! Gjithçka për ju dhe me ju! Shkolla e Mesme Maqellarë, u hap me 15 Tetor 1968 si shkollë e mesme bujqësore pa shkëputje nga puna.

Fillimisht quhej shkolla e mesme e bashkuar me shkollën 8-vjecare e drejtuar nga z. Neki Osmani. Si gjimnaz I rregullt u hap në vitin 1970 me dy klasa. Mësimimi zhvillohej tre ditë në javë me orë të plota nga ora 14:00 -20:00. Në vitin 1971 – 1972 , shkolla u zgjerua me dy klasa të tjera , një klasë me profil bujqësor dhe një klasë gjimnaz. Këtë vit arritën të fomohen 4 klasa me sistem ditor si shkollë e mesme. Nxënësit e parë të këtij profili qenë: Shuip Koci, Sakip Neziri, Asllan Veseli, Flora Polici, Dëshira Poci etj. Vitet në vijim vazhduan me një klasë bujqësore dhe dy gjimnaz. Më vonë u shtua dega e zooteknikës. Në vitet 80 shkolla e mesme zhvillonte aktivietin e saj me tre degë. Shkolla e mesme e përgjithshme , dega agronomisë dhe zooveterinarisë. Në vitin 1990 gjimnazi përbëhej nga një klasë gjimnaz, dy klasa bujqësore dhe një klasë zooteknikë për sejcilin parallel. Ndërsa profilet për shkollën e natës ishin dy ( një bujqësore dhe një klasë zooteknike )
Numri I nxënësve ishte rreth 550 ( 16 klasa ) për shkollën e ditës dhe 250 për shkollën e natës. Viti 1993 solli shkrirjen e degëve të agronomisë dhe zooveterinarisë në një, duke u emërtuar dega e agrozooteknisë. Po këtë vi u hap shkolla dyvjecare për fermer, që mendohej të ishte pesë vjecare, por nuk pati rezultat. Deri në vitin 1994 paralel me shkollën e ditës , vazhdonte dhe shkolla e natës bujqësore , e cila u mbyll. Për këta nxënës që nuk aritën të përfundonin shkollën e natës, pati një variant tjetër me hapjen e korespondencës për të gjithë rrethin e Dibrës në shkollën e mesme Maqellarë. Viiti 1995 do të shënonte mbylljen e profileve ekzistuese të mëparshme dhe liberalizimin e rregjistrimeve të nxënësve në gjimnaz. Profilizimi I gjimnazit u duk mjaft tërheqës pasi nxënësit mund të vazhdonin profilin shoqëror ose atë natyror ( sipas prirjeve ). Disa nga mësuesit e parë ishin:
Shefki Shehi ( Matematikë )
Hazis Burnazi ( Kimi – biologji )
Emin Jashari ( Gjuhë – Letërsi )
Avdi Neziri ( Matematikë )
Disa nga nxënësit e parë
Gëzim Hoxha
Mehdi Kadria
Agron Neziri
Sabedin Stafa
Besim Qoku
Suzie Hoxha
Ramadan Nurcja
Nasip Krosi
Avni Mera
Razie Asllani
Lavdrim Xholi
Nazif Ilnica
Subi Qoku
Ramadan Reci
Ismet Spahiu
Drejtuesit e parë të shkollës:
Hazis Burnazi (drejtor )
Shuip Kadria (nëndrejtor )

24/08/2026

📢 NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR PRINDËRIT DHE NXËNËSIT‼️

Për të gjithë nxënësit që ende nuk kanë përfunduar regjistrimin, rihapen aplikimet në e-Albania në 24 gusht – 7 shtator 2026.

💻Aplikimet do të jenë të hapura për:
📚👧regjistrimet në klasën e parë;
👩‍🏫👦regjistrimet në klasën e dhjetë;
👨‍🎨🧑‍🎤regjistrimet në shkollat artistike dhe sportive.

⚠️Prindër dhe nxënës, mos e humbisni këtë afat dhe përfundoni regjistrimin brenda periudhës së përcaktuar në mënyrë që të mos rrezikojmë regjistrimin në shkollë‼️

23/08/2026

📢 NJOFTIM

🎓 Nesër zhvillohet Provimi i Maturës Shtetërore – Gjuhë e Huaj (D3), Sesioni i Dytë

ZVAP Dibër njofton të gjithë maturantët/kandidatët që, për arsye të ndryshme, nuk kanë mundur të zhvillojnë provimin në sesionin e parë, si dhe maturantët që kanë rezultuar mbetës, se nesër zhvillohet provimi i Gjuhës së Huaj (D3) – Sesioni i Dytë.

📍 Qendra e Testimit:
Shkolla 9-vjeçare “Selim Alliu”

📌 Ky proces përfshin maturantët/kandidatët e ZVAP Dibër dhe ZVAP Bulqizë.

⏰ Paraqitja pranë Qendrës së Testimit: ora 08:30

⚠️ Kujdes! Në zbatim të rregullores për zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore, maturantët duhet:

1. Të paraqiten në kohë pranë Qendrës së Testimit;
2. Të kenë me vete dokumentin e identifikimit;
3. Të mos kenë me vete telefon celular, orë smart, pajisje elektronike apo mjete të tjera të palejuara;
4. Të respektojnë udhëzimet e administratorëve dhe të gjitha rregullat e përcaktuara për zhvillimin e provimit.

📚 Suksese të gjithë maturantëve! 🎓
🍀 Besojmë te ju dhe ju urojmë rezultate sa më të mira!

Drap Durrës
Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar
Ministria e Arsimit dhe Sportit

20/08/2026

📢 ZVAP DIBËR – NJOFTIM I RËNDËSISHËM!

🏫 Hapen regjistrimet për klasat e para dhe të dhjeta!

📅 Nga data 24 gusht deri më 7 shtator 2026, prindërit dhe nxënësit kanë mundësi të kryejnë regjistrimet për:

✅ Klasat e para
✅ Klasat e dhjeta

📌 Ju lutemi, respektoni afatin e regjistrimit dhe kryeni procedurat brenda datave të përcaktuara.

ZVAP Dibër
📚 Për një fillim të mbarë të vitit të ri shkollo

17/08/2026
04/08/2026

Përshëndetje,

Ju bëjmë me dije se, në datën 6 Gusht 2026, ora 08:00-16:00, do të jetë aktiv shërbimi "Aplikim me formularët A1/A1Z".

31/07/2026

🔴⏳ Regjistrimet online në e-Albania mbyllen këtë të premte‼️

📌Regjistroni fëmijët tuaj në klasën e parë ose klasën e dhjetë në një nga shkollat që ju ofron sistemi, sipas vendbanimit tuaj.

🔴Afati përfundon më 31 korrik, ndaj mos e lini aplikimin për ditën e fundit. 🏫 Shkollat tona në të gjithë vendin po bëhen gati të mirëpresin nxënësit në vitin e ri shkollor, me ambiente të rikonstruktuara, investime të reja dhe përmirësime të realizuara në bashkëpunim me pushtetin vendor.

✅ Regjistroni fëmijët tuaj sot🧑‍💻për të nisur mbarë vitin e ri shkollor📚💡

30/07/2026

✍️ Datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2026 - Sesioni i Dytë ❗️

📝Të gjithë maturantët që nuk kanë arritur të mbyllin provimet në qershor në kuadër të Maturës Shtetërore 2026, do t’i zhvillojnë provimet në sesionin e vjeshtës sipas këtij kalendari:
▪️24 gusht 2026 - Gjuhë e Huaj
▪️27 gusht 2026 - Gjuhë Shqipe dhe Letërsi
▪️31 gusht 2026 - Matematikë
▪️3 shtator 2026 - Provim me Zgjedhje

📚Është momenti të përgatiteni me përkushtim dhe të besoni te vetja juaj 👨‍🎓👩‍🎓

🫶 Ju uroj shumë suksese!

28/07/2026

🏫🧑‍💻 Regjistrimet online në shkolla, përmes platformës e-Albania, janë të hapura nga deri në 31 korrik.

💻Regjistrimi kryhet për:
Nxënësit e klasës së parë;
Nxënësit e klasës së dhjetë në gjimnaz ose në shkollë të mesme të orientuar;

🔴Ju ftojmë të respektoni afatet dhe të kryeni regjistrimin brenda periudhës së përcaktuar, në mënyrë që çdo nxënës të nisë vitin e ri shkollor pa vonesa.

💻 Prindër, nëse ende nuk e keni kryer, regjistrimi bëhet online në platformën e-Albania👨‍👩‍👧‍👦

MOS E LINI PËR DITËN E FUNDIT‼️‼️

Address

Maqellarë, Qendër
Peshkopia

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gjimnazi " Fiqiri Dine" . Zyrtare. posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category