HISTORI SUKSESI – KASTRIOT GJINI
Kastriot Gjini është diplomuar në vitin 2022 në drejtimin Hoteleri-Turizëm pranë Shkollës Profesionale “Kolin Gjoka”.
Shkollimi në drejtimin Hoteleri-Turizëm.
Një tjetër histori suksesi👇
"Zgjedhja e Shkolla Profesionale "Kolin Gjoka" ka qenë një hap shumë i rëndësishëm në formimin tim profesional. Gjatë viteve të shkollës fitova njohuri të vlefshme teorike dhe praktike, të cilat më ndihmuan të kuptoj më mirë profesionin dhe kërkesat e tregut të punës.
Praktikat profesionale të organizuara nga shkolla më dhanë mundësinë të përballem me situata reale pune, të zhvilloj aftësitë e mia në kuzhinë dhe të fitoj përvojën e parë profesionale. Mbështetja e mësuesve dhe bashkëpunimi me bizneset e sektorit më ndihmuan të ndërtoj besim në vetvete dhe të krijoj bazat e karrierës sime.
Sot, si Shef Kuzhine në King Fish House, ndihem krenar për rrugëtimin tim dhe mirënjohës për kontributin që ka dhënë shkolla në arritjen e këtij suksesi. I ftoj të gjithë të rinjtë që duan të ndërtojnë një profesion të sigurt dhe të suksesshëm të zgjedhin arsimin profesional dhe të bëhen pjesë e Shkollës Profesionale "Kolin Gjoka"
Njësia e Zhvillimit "Kolin Gjoka"
Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Njësia e Zhvillimit "Kolin Gjoka", Education, Rruga Kosova, .
23/06/2026
📊 Takim i Njësisë së Zhvillimit
U zhvillua takimi i radhës ndërmjet drejtuesve dhe koordinatorëve të Njësisë së Zhvillimit, ku u diskutuan raportet vjetore të funksioneve, rezultatet e arritura gjatë vitit shkollor dhe kontributi i secilit sektor në realizimin e objektivave institucionale.
Gjatë takimit u analizuan arritjet kryesore, sfidat e hasura dhe rekomandimet për përmirësimin e mëtejshëm të proceseve të punës, me fokus në rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe zhvillimin e vazhdueshëm të institucionit.
🤝 Bashkëpunimi, reflektimi mbi rezultatet dhe planifikimi i bazuar në evidenca mbeten elementë kyç për suksesin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të shkollës sonë.
22/06/2026
📌 Grupi i Punës për Planifikim dhe Monitorim (GPM) zhvilloi takimin e radhës në kuadër të hartimit të Planit Vjetor 2026–2027.
Gjatë këtij takimi u shqyrtuan dhe u reflektuan rekomandimet dhe sugjerimet e paraqitura nga Këshilli i Mësuesve, Qeveria e Nxënësve, Këshilli i Prindërve dhe bizneset partnere gjatë procesit të konsultimit të draftit të planit.
Kontributi i grupeve të interesit ndihmoi në pasurimin e objektivave dhe veprimtarive të planifikuara, duke siguruar që Plani Vjetor 2026–2027 të adresojë nevojat reale të institucionit dhe prioritetet e zhvillimit të tij.
Falënderojmë të gjithë partnerët dhe përfaqësuesit e grupeve të interesit për bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre në këtë proces të rëndësishëm për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së arsimit dhe formimit profesional.
Histori Suksesi!
Klidjon Gjoçi ish-nxënës i Shkolla Profesionale "Kolin Gjoka" cili me përkushtim, punë dhe ambicie ka arritur të ndërtojë rrugën e tij drejt suksesit.
Klidioni është një shembull frymëzimi për të rinjtë, duke dëshmuar se arsimi profesional, aftësitë praktike dhe vullneti për të ecur përpara janë çelësi i realizimit të ëndrrave.
Suksesi i tij është një dëshmi e vlerave që promovon Shkolla Profesionale "Kolin Gjoka": profesionalizëm, përgjegjësi dhe përgatitje për tregun e punës.
I urojmë Klidionit edhe më shumë arritje në të ardhmen dhe jemi krenarë që ka qenë pjesë e tonë.
SuksesNëKarrierë
17/06/2026
📌Në kuadër të përgatitjeve për vitin e ri shkollor 2026–2027, u zhvillua konsultimi i Planit Vjetor të shkollës, me pjesëmarrjen e stafit pedagogjik.
✅Gjatë takimit u diskutuan objektivat, prioritetet dhe aktivitetet që do të realizohen gjatë vitit shkollor, me synim përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies, rritjen e rezultateve të nxënësve dhe krijimin e një mjedisi sa më të mirë edukativ.
Mendimet dhe sugjerimet e dhëna gjatë konsultimit do të shërbejnë për hartimin e një plani sa më gjithëpërfshirës dhe efektiv, në funksion të zhvillimit të shkollës dhe suksesit të nxënësve.
ZhvillimShkollor
📢 Regjistrimet paraprake kanë filluar!
Me anë të kësaj videoje, Drejtori i .kolin.gjoka Bardh Dedgjonaj, ndan informacione të rëndësishme mbi mundësitë që ofron shkolla jonë dhe fton të gjithë nxënësit që përfundojnë arsimin 9-vjeçar të bëhen pjesë e .
🎓 Kualifikime të kërkuara në tregun e punës
🤝 Praktika profesionale në biznese partnere
💼 Mundësi të shkëlqyera për punësim dhe zhvillim profesional
📌 Zgjidh profesionin që dëshiron dhe ndërto të ardhmen tënde me ne!
📍Regjistrohu sot në Shkollën Profesionale "Kolin Gjoka"!
EArdhmjaFillonKëtu
01/06/2026
💻 Nxënësit e “Teknologji Informacioni” realizuan me sukses provimin teorik të Nivelit II të KSHK-së nëpërmjet platformës online MësoVET.
✅ Gjatë provimit, nxënësit u vlerësuan mbi njohuritë teorike të fituara gjatë procesit mësimor, duke përdorur platformën digjitale bashkëkohore MesoVet të mundësuar nga Aftësi për Punë S4J.
👏 Urime të gjithë nxënësve për përkushtimin dhe seriozitetin e treguar gjatë këtij procesi të rëndësishëm! 🎓📚
KSHK
21/05/2026
📌 Demonstrim i shprehive praktike nga mentorët e profilit Multimedia me nxënësit.
Në kuadër të vijimit të trajnimit me mentorët e sistemit dual në profilin Multimedia, u zhvillua një sesion praktik ku nxënësit, nën udhëheqjen e mentorëve, punuan mbi demonstrimin e aftësive kreative dhe teknike në përdorimin e mjeteve dhe teknologjive digjitale.
Ky proces përbën një element thelbësor të arsimit dual, duke krijuar ura të forta mes njohurive teorike dhe praktikës profesionale. Përmes këtij bashkëpunimi, nxënësit zhvillojnë kompetenca konkrete, fitojnë eksperiencë reale pune dhe përgatiten për t’u integruar me sukses në tregun e punës.
Bashkëpunimi i vazhdueshëm mes shkollës dhe bizneseve partnere mbetet një vlerë e shtuar në formimin e profesionistëve të së ardhmes.
👏 Mirënjohje për mentorët dhe partnerët tanë për përkushtimin dhe kontributin e vazhdueshëm në zhvillimin profesional të të rinjve!
14/05/2026
📌 Demonstrim i shprehive praktike nga mentorët me nxënësit
Në kuadër të vijimit të trajnimit me mentorët e sistemit dual, u zhvillua një aktivitet praktik ku mentorët, së bashku me nxënësit, demonstruan shprehitë profesionale dhe teknikat e nevojshme në mjediset reale të punës.
Ky proces është një hallkë shumë e rëndësishme në arsimin dual, pasi forcon lidhjen mes teorisë dhe praktikës, rrit kompetencat profesionale të nxënësve dhe i përgatit ata më mirë për tregun e punës. Njëkohësisht, bashkëpunimi i ngushtë mes shkollës dhe bizneseve partnere mbetet çelësi i suksesit për formimin e profesionistëve të së ardhmes.
👏 Falenderim për mentorët dhe partnerët tanë që kontribuojnë çdo ditë në zhvillimin profesional të të rinjve!
07/05/2026
Në ambientet e shkollës sonë u zhvillua me sukses seanca mësimore e hapur e mësueses Flora Ndoj, e profilit Ekonomi-Biznes, në kuadër të fitimit të kategorisë së kualifikimit “Mësues Mjeshtër”.
Gjatë kësaj ore u evidentuan qartë profesionalizmi, përgatitja metodike dhe pedagogjike, përdorimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies, komunikimi efektiv me nxënësit si dhe krijimi i një klime pozitive e motivuese në klasë.
Një vlerë e shtuar e seancës ishte përdorimi me efektivitet i teknologjisë në procesin mësimor, ku nxënësit u përfshinë aktivisht nëpërmjet forumit në platformën Mesovet, duke bashkëpunuar, shkëmbyer ide dhe argumentuar mendimet e tyre në kohë reale. Ky element tregoi integrimin e suksesshëm të mjeteve digjitale në funksion të të nxënit aktiv dhe interaktiv.
Të gjitha elementet e vlerësimit, nga planifikimi i seancës mësimore, realizimi i saj me standarde të larta, aktivizimi i nxënësve dhe përdorimi i teknikave të duhura të vlerësimit, u përmbushën me sukses.
Ky moment përfaqëson një shembull frymëzues të përkushtimit profesional dhe zhvillimit të vazhdueshëm në shërbim të cilësisë në arsim.
👏 I urojmë mësueses Flora Ndoj suksese të mëtejshme dhe vlerësim maksimal në këtë etapë të rëndësishme të karrierës së saj!
ArsimCilesor ZhvillimProfesional