Shkolla Adem Krasniqi faqja zyrtare

  • Home
  • Shkolla Adem Krasniqi faqja zyrtare

Shkolla Adem Krasniqi faqja zyrtare Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shkolla Adem Krasniqi faqja zyrtare, Public School, Rruga: Adem Krasniqi, .

📸 Momente nga takimi informues me prindërit e klasave të para! ✨​Sot patëm kënaqësinë të mirëprisnim në shkollën tonë pr...
05/06/2026

📸 Momente nga takimi informues me prindërit e klasave të para! ✨
​Sot patëm kënaqësinë të mirëprisnim në shkollën tonë prindërit e vegjëlushëve që në shtator ulen për herë të parë në bankat e shkollës.
​Falënderojmë përzemërsisht të gjithë prindërit për pjesëmarrjen, besimin dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar. Ky është vetëm hapi i parë i një rrugëtimi të gjatë e të bukur që do ta bëjmë së bashku për rritjen dhe edukimin e fëmijëve tanë.
​🔔 ​Shkolla jonë nuk është thjesht një ndërtesë, por një mjedis ku të vegjlit tuaj do të mësojnë të lexojnë botën, të krijojnë miqësitë e para dhe të zbulojnë talentet e tyre.
​🌟 Pse të zgjidhni shkollën tonë?
​* Staf i kualifikuar dhe me zemër të madhe: Mësueset tona janë të përkushtuara për t'iu ofruar fëmijëve një tranzicion sa më të butë nga kopshti në shkollë.
* ​Mjedis i sigurt dhe stimulues: Klasa të ngrohta, infrastrukturë moderne dhe hapësira të dedikuara për mësim dhe lojë.
* ​Mësimdhënie interaktive: Ndërthurim programin zyrtar me aktivitete kreative, art, muzikë dhe hapat e parë në teknologji.
* ​Partneritet me prindërit: Ne besojmë se suksesi i fëmijës vjen nga një bashkëpunim i ngushtë dhe transparent Shkollë-Familje.
​Mezi presim shtatorin! 🎒📚

🌍 Sot, në Ditën Botërore të Mjedisit, shkolla jonë u bë më e gjelbër dhe më e pastër! 🌿​Nxënësit e klasës së 6-të zhvill...
05/06/2026

🌍 Sot, në Ditën Botërore të Mjedisit, shkolla jonë u bë më e gjelbër dhe më e pastër! 🌿
​Nxënësit e klasës së 6-të zhvilluan një aktivitet mjaft domethënës për të ndërgjegjësuar mbi rëndësinë e mbrojtjes së natyrës. Me entuziazëm dhe përkushtim, ata u angazhuan në pastrimin e oborrit dhe krijimin e posterave.
​Kujdesi për mjedisin fillon me veprime të vogla nga secili prej nesh. Jemi krenarë për këta nxënës që po tregojnë se e ardhmja e planetit tonë është në duar të sigurta! 💚

Mbyllja e projektit “Libri, miku im”: në klasën e lll.“Ëndrrat nisin nga këto banka”Këtu nisin hapat, mësojmë të lexojmë...
04/06/2026

Mbyllja e projektit “Libri, miku im”: në klasën e lll.

“Ëndrrat nisin nga këto banka”
Këtu nisin hapat, mësojmë të lexojmë, të shkruajmë, të mendojmë dhe të besojmë te vetja. Libri ka qenë miku ynë më i mirë në këtë rrugëtim, duke na hapur dyert e dijes, imagjinatës dhe shpresës. Sot mbyllim një projekt, por jo dashurinë për librin, sepse çdo faqe e lexuar është një hap më pranë ëndrrave tona. Le të vazhdojmë të ëndërrojmë, të mësojmë dhe të ndërtojmë të ardhmen tonë🌸📚

🌱 PROJEKT NË BIOLOGJI (KLASA 6): "MJEDISI YNË LOKAL" 🌍​Nxënësit e klasës së 6-të zhvilluan një projekt mjaft interesant ...
03/06/2026

🌱 PROJEKT NË BIOLOGJI (KLASA 6): "MJEDISI YNË LOKAL" 🌍
​Nxënësit e klasës së 6-të zhvilluan një projekt mjaft interesant në lëndën e Biologjisë, të fokusuar te mbrojtja dhe njohja e mjedisit që na rrethon. 🔍🏡
​Përmes posterave dhe maketeve kreative, "biologët tanë të vegjël" studiuan ekosistemet lokale dhe përcollën mesazhe të rëndësishme për riciklimin, shtimin e zonave të gjelbra dhe mbajtjen pastër të lagjeve tona.
​Mbrojtja e natyrës nuk është thjesht një mësim në libër, por një përgjegjësi e përditshme! Përgëzime nxënësve dhe mësueses për këtë punë të bukur dhe ndërgjegjësuese. 💚👏

📌Mbështetja psiko-sociale është shumë e rëndësishme dhe e nevojshme në periudhën para provimeve!✨️ Me rëndësi mbetet men...
02/06/2026

📌Mbështetja psiko-sociale është shumë e rëndësishme dhe e nevojshme në periudhën para provimeve!
✨️ Me rëndësi mbetet menaxhimi i emocioneve para dhe gjatë provimit.
✨️Organizimi i ditëve në mënyrë sa më produktive duke krijuar kohë për mësim por edhe pushime te shkurtra.
✨️Të ushqyerit e shëndetshëm dhe lëvizja e shëndetshme dhe shplodhëse janë mjaft të rëndësishme.
Komunimiki 🗣 dhe mbështetja e njëri tjetrit 🫂janë në fokus të punës sonë të përditshme me nxënësit dhe për nxënësit!

Gëzuar 1 Qershorin fëmij të dashur.
01/06/2026

Gëzuar 1 Qershorin fëmij të dashur.

01/06/2026

🎶Nën tingujt e këngës“Eja këndo me ne”,nxënësit e shkollës sonë sollën buzëqeshje,gëzim dhe emocione të veçanta në festën e tyre të 1 Qershorit.🎈
Gëzuar 1 Qershorin të dashur fëmijë!🌟🌟🌟💖

Festa e abetares!Sot nuk festojmë vetëm shkronjat e para që mësuam, numrat e parë që numëruam apo këngët e para që këndu...
01/06/2026

Festa e abetares!
Sot nuk festojmë vetëm shkronjat e para që mësuam, numrat e parë që numëruam apo këngët e para që kënduam. Sot festojmë diçka më të madhe:
* festojmë që mësuam të rritemi bashkë
* Në këtë klasë jemi 12 zemra të vogla, por secila rreh ndryshe.
3 nga shokët tanë mësojnë në mënyrën e tyre, me ritmin e tyre, me dritën e tyre. Dhe na kanë mësuar gjënë më të çmuar këtë vit:
*që të ndryshmit na bëjnë më të fortë, jo më të dobët
* Prindër , faleminderit që jeni krahu ynë i djathtë. Që mbështesni jo vetëm fëmijën tuaj, por çdo fëmijë të kësaj klase. Pa ju, gjithëpërfshirja do mbetej fjalë në letër
* Fëmijë, ju jeni heronjtë e vegjël të kësaj klase. Ju që flisni, ju që buzëqeshni, ju që ndihmoni shokun të ngrejë lapsin që i ra, ju që prisni me durim radhën. Ju na kujtuat që klasa e parë nuk është vetëm abetare.
E ardhmja fillon këtu, me këtë respekt e me këtë dashuri që po mbjellim bashkë.

Gëzuar festën, klasa e Parë!

21/05/2026
21/05/2026

Address

Rruga: Adem Krasniqi

Opening Hours

Monday 08:00 - 14:00
Tuesday 08:00 - 14:00
Wednesday 08:00 - 14:00
Thursday 08:00 - 14:00
Friday 08:00 - 14:00

Telephone

+355697371186

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla Adem Krasniqi faqja zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

  • Want your school to be the top-listed School/college?

Share