10/06/2026
Projekti “Të gjithë për një mjedis të pastër”
Nxënësit e klasës 3–5, nën perkujdesjen e mesueses të tyre Jorina Rënja, zhvilluan aktivitete të ndryshme për mbrojtjen e mjedisit.
🌳Fillimisht ata përgatitën një maket që paraqet bukuritë e natyrës, me male, ujëra dhe bimësi, për të treguar rëndësinë e ruajtjes së saj.
🌲Më pas, nxënësit morën pjesë në një aksion pastrimi në mjediset përreth shkollës dhe komunitetit. Të pajisur me doreza, ata mblodhën mbeturinat dhe i hodhën në koshat përkatës, duke dhënë shembull për kujdesin ndaj mjedisit.
🌾Në fund të aktivitetit, nxënësit dhanë mesazhe ndërgjegjësuese për ruajtjen e natyrës dhe treguan se secili mund të kontribuojë për një mjedis më të pastër e më të shëndetshëm.
🌺Së bashku për një mjedis të pastër, të gjelbër dhe të bukur!