Kjo është faqja zyrtare e grupit të Ozonit Letrar
Universiteti " Fan S. Noli" Korce, Albania Ozoni letrar është një bashkësi studentësh të Universitetit "Fan S.
Noli" të cilët, përveç studimeve në fusha të ndryshme të dijes, kanë edhe një orientim tjetër: krijimtarinë letrare. Poezia, proza, drama, janë fusha të artit të cilat e pasurojnë jetën e individit dhe shpirtin njerëzor në përgjithësi. Jo vetëm krijuesit në këto fusha të artit, por edhe dashamirësit e letërsisë janë pjesë e këtijgrupimi. Grupimi OZONI LETRAR O3 është krijuar më 12 maj të vitit 20
13 me iniciativën e dy studentëve: krijuesit Enea Ruçi dhe Baroel Feza (ish Kryetar i Këshillit Studentor). Kryetar dhe organizator i grupimit O3 është studenti ENEA RUÇI. Përkrahja e krijimtarisë letrare të çdo studenti, promovimi i saj, promovimi i vlerave të kulturës lokale si dhe vlerave të kulturës kombëtare dhe ndërkombëtare janë ndër qëllimet kryesore të kësaj lidhjeje studentore. Grupimi OZONI LETRAR ka realizuar një sërë veprimtarish si diskutimet letrare mbi vëllimet "Psherëtimat e ëndrrës" dhe "Nata s'e mbajti fjalën" të krijuesit Enea Ruçi, prezantimi i librit me tregime "Grinata" të prozatorit Istref Haxhillari. Një aktivitet i rëndësishëm që u realizua për herë të parë ishte edhe "Parada poetike e dhjetorit" e vitit 2013 e cila synon të jetë aktiviteti më i rëndësishëm që paraqet krijimtarinë më të freskët poetike të studentëve të universitetit. Ky aktivitet është i konceptuar që të krijojë një traditë dhe vazhdimësi të pandërprerë. "OZONI LETRAR" ka tashmë faqen zyrtare të internetit: ozoniletrar.webs.com e cila u ideua nga Neli Naço, lektor i letërsisë pranë Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë dhe Ilvis Pellumbi, student i Fakultetit te Shkencave Natyrore dhe Humane, dhe ne rrjetin social Facebook: Ozoni Letrar