29/04/2026
✅ U zhvillua sot në shkollën tonë “Panairi i Ekonomisë” nga klasa XII A, ku u paraqitën punime të ndryshme të realizuara nga nxënësit.
📌 Qëllimi i panairit nuk ishte vetëm paraqitja e produkteve, por edhe të kuptuarit në praktikë i procesit të prodhimit, llogaritjes së kostos, përcaktimit të çmimit dhe fitimit.
Në një treg konkurues gjithmonë fiton ai që sjell një produkt:
- të ri,
- të veçantë,
- ose të përmirësuar.
🌺 🌸 Falenderojmë të gjithë nxënësit për punimet e tyre të mrekullueshme! Ju lumtë!
✨✨ Mos e ndalni kurrë krijimtarinë tuaj!
Shumë sipërmarrje të mëdha, filluan me një ide në dukje të vogël.