30/07/2020
Te pyesin si je dhe nuk presin as ti pergjigjesh. Te thone se meriton me te miren, kur ne fakt asnje s'eshte i gatshem te ta japi ate te "mire"...Te thone se duhet te buzeqeshesh, por nuk te japin as edhe nje arsye per ta bere... Te thone se je e brishte, e ndjeshme dhe se kuptojne sesa ti po lufton dita-dites...Te thone se ke nje parfum kaq te mire, kur ne fakt as qe afrohen te te perqafojne...Te thone se je e veçante, se ti je ndryshe, por kur te shoqerojne qofte edhe per nje shetitje, telefonojne d**e tjeter ose merren me diqka tjeter... Ndonjehere te vjen nje telefonate dhe shpreson se po te japin nje lajm te mire, kur ne fakt po te marrin thjesht per tu shfryer nga problemet e tyre, per t'i ndihmuar, per t'i bere nje nder dhe pasi mbarojne pune zhduken serish... Pastaj kthehen e ankohen pse si kerkon, pse si shkruan, pse je kaq e ftohte, pse nuk del...Puna eshte se te gjitha keto nuk vlejne per asgje, perveçse per te te shnderruar ne nje person me te mbyllur akoma... Te detyrojne te zhytesh dhe te dashurohesh me vetmine...!