07/08/2026
🚗🇫🇷 80 PEUGEOT 205 PO VIJNË NË MURIALDO! 🇦🇱🎉
Këtë të diel, ora 16:00, kemi një takim që nuk duhet humbur!
Oborri i Qendrës Sociale Murialdo do të mbushet me ngjyra, muzikë, energji dhe me rreth 80 Peugeot 205 të Europ’Raid, që mbërrijnë në Shqipëri si pjesë e aventurës së tyre europiane dhe aksionit të solidaritetit.
🇦🇱🤝🇫🇷 Shqipëri – Francë, bashkë në një pasdite miqësie, solidariteti dhe feste!
Por kjo pasdite nuk është vetëm për të parë makinat…
Është një festë për fëmijët, të rinjtë, familjet dhe miqtë tanë francezë!
👧🧒 FËMIJË, EJANI TË FESTOJMË SË BASHKU!
Na presin:
⚽ Futboll dhe lojëra
🏐 Volejboll dhe aktivitete sportive
💃 Valle dhe kërcime
🎶 Muzikë dhe atmosferë festive
🇦🇱 Traditë shqiptare
🤝 Miqësi të reja
🚗 Dhe sigurisht… 80 Peugeot 205 të Europ’Raid nga afër!
Europ’Raid për ne është më shumë se një karvan makinash.
Është solidaritet, miqësi, kulturë dhe të rinj nga vende të ndryshme që takohen për të ndarë diçka të bukur së bashku.
Fotot flasin vetë për atmosferën që kemi përjetuar vitet e kaluara…
Tani është koha të krijojmë kujtime të reja! 📸❤️
📅 E diel, 9 gusht
🕓 Ora 16:00
📍 Qendra Sociale Murialdo
🚗 80 makina
🇫🇷 Miqtë tanë nga Franca
🇦🇱 Mirë se vini në Shqipëri
👧🧒 Shumë fëmijë
❤️ Një festë e madhe miqësie
Merrni shokët, sillni fëmijët dhe ejani të festojmë së bashku!
🎉 JU PRESIM NË MURIALDO! 🇦🇱🤝🇫🇷
Miqesi Albania France Femijet YouthTogether.