FBD Elbasan

FBD Elbasan Fakulteti i Biznesit dhe i Drejtësisë (ish-Fakulteti Ekonomik) i Universitetit të Elbasanit "Aleksandër Xhuvani"

16/09/2026
Datat e provimeve të sezonit të vjeshtës në FBD. Suksese të gjithe studentëve!
18/08/2026

Datat e provimeve të sezonit të vjeshtës në FBD. Suksese të gjithe studentëve!

16/07/2026
Studentët tanë Bleona Tahiri , Regis Topurja dhe marina_cotaa përfaqësuan denjësisht Fakultetin e Biznesit dhe të Drejtë...
01/07/2026

Studentët tanë Bleona Tahiri , Regis Topurja dhe marina_cotaa përfaqësuan denjësisht Fakultetin e Biznesit dhe të Drejtësisë në fazën finale të “SAFECons” Moot Court. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të Moot Court “Siguria ushqimore dhe mbrojtja të drejtave të konsumatorëve”, pjesë e projektit “Shoqëria civile në veprim për përpjekje të koordinuara në sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen konsumatorit”, zbatuar nga Qëndra "Konsumatori Shqipëtar" dhe ANTTARC, me mbështetjen e Bashkimit Evropian.
Pas një procesi përzgjedhës me 3 raunde, gjatë periudhës maj–qershor 2026, skuadra jonë u kualifikua si një nga dy skuadrat finaliste në rang kombëtar, mes 10 fakulteteve pjesëmarrëse.
Moot Court-i u fokusua në çështje të rëndësishme si siguria ushqimore, mbrojtja e të drejtave të konsumatorëve, kontratat e paketave turistike dhe kreditë bankare, duke u dhënë studentëve mundësinë të aplikojnë praktikisht njohuritë ligjore të marra në auditorë.
Falënderojmë pedagogun udhëheqës, Prof. Asoc. Dr. Arbër Gjeta, për mbështetjen dhe udhëzimet e dhëna, si dhe organizatorët e këtij aktiviteti për mundësinë e vlefshme të krijuar për studentët.
👏 Urime studenteve tona për këtë arritje dhe suksese të mëtejshme!

FBD ON TOP. Me krenari urojmë pedagogët e Fakultetit të Biznesit dhe të Drejtësisë për suksesin e tyre në fitimin e 4 pr...
26/06/2026

FBD ON TOP. Me krenari urojmë pedagogët e Fakultetit të Biznesit dhe të Drejtësisë për suksesin e tyre në fitimin e 4 projekteve kërkimore, në kuadër të thirrjeve kombëtare për kërkim, zhvillim, teknologji, inovacion dhe bashkëpunim akademik.
Ky rezultat dëshmon përkushtimin, profesionalizmin dhe angazhimin e stafit akademik të FBD-së në zhvillimin e kërkimit shkencor, në trajtimin e çështjeve me rëndësi për shoqërinë, biznesin dhe sistemin ligjor, si dhe në forcimin e rolit të universitetit si qendër dijeje dhe inovacioni.
Urime të përzemërta drejtuesve dhe grupeve të punës për këtë arritje: ermira_m_tafani , Megi Marku, diamanta.vito, Shqiponjë Leksi, Ani Voci, Doris Madhi, Arber Gjeta, Aida💞Mabel dhe Aida Llozana!
Ju urojmë suksese në zbatimin e projekteve dhe punë të mbarë në vijim!

Datat e provimeve të Sezonit te Verës të vitit akademik 2025-2026 për programet e studimit Master i Shkencave dhe Master...
03/06/2026

Datat e provimeve të Sezonit te Verës të vitit akademik 2025-2026 për programet e studimit Master i Shkencave dhe Master Profesional në Fakultetin e Biznesit dhe të Drejtësisë. Suksese të gjithë studentëve!

Në mjediset e Fakultetit të Biznesit dhe të Drejtësië filloi trajnimi 3 ditor me temë: “Menaxhimi i Projekteve të Qëndru...
02/06/2026

Në mjediset e Fakultetit të Biznesit dhe të Drejtësië filloi trajnimi 3 ditor me temë: “Menaxhimi i Projekteve të Qëndrueshëm: Integrimi i Kompetencave Digjitale dhe Mjedisore”, i cili zhvillohet në kuadër të projektit Erasmus+, SuProM. Gjatë ditës së sotme studentët, krahas zhvillimit të tematikave të trajnimit, mirëpritën lektoren e ftuar, Dr. Esmeralda Yryku, drejtuese e kompanisë EUROSTEEL sh.p.k., e cila ndau me ta eksperiencën e saj me projekte konkrete të aplikuara ne industri.

Datat e provimeve të Sezonit te Verës të vitit akademik 2025-2026 për programet e studimit Bachelor dhe Drejtësi në Faku...
25/05/2026

Datat e provimeve të Sezonit te Verës të vitit akademik 2025-2026 për programet e studimit Bachelor dhe Drejtësi në Fakultetin e Biznesit dhe të Drejtësisë. Suksese të gjithë studentëve!

Studentët e Fakultetit të Biznesit dhe të Drejtësisë prezantuan me profesionalizëm dhe ide inovative në Konferencën e 5-...
18/05/2026

Studentët e Fakultetit të Biznesit dhe të Drejtësisë prezantuan me profesionalizëm dhe ide inovative në Konferencën e 5-të Ndërkombëtare Studentore 2026 “Inteligjenca Artificiale dhe e Ardhmja e Profesioneve”, oganizuar nga Universiteti Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, duke trajtuar tema aktuale mbi Inteligjencën Artificiale, të Drejtën, Administratën Publike, Sipërmarrjen dhe Transformimin Digjital. 👩‍🎓👨‍🎓⚖️💼
Nën moderimin e Dr. Eliona Gremi, prof. as. dr. Teuta Hazizi dhe studentes Semiramisa Kapllani, punimet e prezantuara nga studentët tanë reflektuan angazhimin e lartë akademik, mendimin kritik dhe përgatitjen e lartë profesionale të tyre për sfidat e së ardhmes.
Urime të gjithë studentëve pjesëmarrës për përfaqësimin dinjitoz të Fakultetit të Biznesit dhe të Drejtësisë dhe për kontributin e tyre në diskutimet shkencore e akademike! 👏📚

Address

Prane Parkut Rinia
Elbasan
3001

Opening Hours

Monday 08:00 - 18:00
Tuesday 08:00 - 18:00
Wednesday 08:00 - 18:00
Thursday 08:00 - 18:00
Friday 08:00 - 18:00
Saturday 08:00 - 14:00

Telephone

+355692081030

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when FBD Elbasan posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to FBD Elbasan:

Shortcuts

Share