01/09/2026
📢 NJOFTIM PËR KANDIDATËT NGA TROJET!
Universiteti i Elbasanit njofton të gjithë kandidatët me:
▶️ Shtetësi të huaj;
▶️ Status të veçantë;
▶️ Nga trojet shqiptare (Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci)
se mund të aplikojnë për pranimin në programet e studimit pranë universitetit tonë.
Dokumentet e nevojshme për tu dorëzuar:
👉 Formulari i aplikimit – sipas shtojcës dhe udhëzimeve përkatëse (merret pranë Zyrës së Kurrikulës në universitet)
👉 Fotokopje e dokumentit të identitetit – kartë identiteti ose pasaportë.
👉 Dokument njohjeje të diplomës së shkollës së mesme – lëshuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore, së bashku me:
👉 Fotokopje të diplomës/dëftesës
👉 Lista e notave
👉 Dëshmi për njohjen e gjuhës shqipe (Për shtetasit e huaj me kombësi shqiptare, pranohen edhe dokumente të tjera nga vendi i origjinës që vërtetojnë njohjen e gjuhës shqipe.)
👉 Dy fotografi për dokument
👉 Kopje e mandat-pagesës (merret pranë zyrës së finances së universitetit)
Dokumentacioni dorëzohet në Zyrën e Kurrikulës që ndodhet pas Korpusit Qendror, në godinën e quajtur Shtëpia e Pritjes.
Për më shumë ndiqni linkun:https://uniel.edu.al/images/Data_te_rendesishme_2026-2027_-_2.pdf
🎓 Zgjidh një universitet që të ofron më shumë sesa një diplomë. Zgjidh një universitet që të hap dyert drejt mundësive ndërkombëtare.
Investo në të ardhmen tënde. Ne jemi pranë teje! 🚀