Fakulteti i Shkencave Politike Juridike - UAMD

Fakulteti i Shkencave Politike Juridike - UAMD Fakulteti i Shkencave Politike Juridike (UAMD)

Hapen regjistrimet në Programin Master Shkencor “Politika Ndërkombëtare për Zhvillim të Qëndruesheëm” me diplomë të dyfi...
10/09/2026

Hapen regjistrimet në Programin Master Shkencor “Politika Ndërkombëtare për Zhvillim të Qëndruesheëm” me diplomë të dyfishtë me Universitetin e Terramo-s 🇮🇹.
✅Afati i aplikimit 5.10.2026

📚Barazia Gjinore dhe Dhuna me Bazë Gjinore, ishte tema e  leksionit organizuar së bashku me përfaqësues të OSBE në “Javë...
05/03/2026

📚Barazia Gjinore dhe Dhuna me Bazë Gjinore, ishte tema e leksionit organizuar së bashku me përfaqësues të OSBE në “Javën Ndërkombëtare të Gruas”.

📚Në fjalën e tij përshëndetëse Prof. Asoc. Dr. Linert Lirëza, Dekan i FSHPJ, theksoi rëndësinë e barazisë gjinore në një shoqëri të drejtë që operon me kapacitet të plotë, për zhvillimin social-ekonomik të vendit.

📚Leksioni u mbajt nga znj. Milica Stojanovic, Legal Officer dhe Gender Focal Point e Prezencës së OSBE në Shqipëri dhe znj. Frosina Bardhi OSCE PiA, trajnuese të certifikuara në çështjet gjinore

📚Leksioni u zhvillua nën moderimin e Prof. Asoc. Dr. Pranvera Beqiraj, lektore e Departamentit të Drejtësisë.

📚 Gjithashtu përfaqësueset e OSBE zhvilluan një takim pune për bashkëpunime të ardhshme me koordinatoren e Klinikës së Ligjit Dr. Marsida Feshti.

09/07/2025

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës ka kënaqësinë të njoftojë diplomimin e studentes Erda Dervishi, e cila diplomohet me diplomë të dyfishtë ndërmjet Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës dhe Universitetit “La Sapienza” në Romë.

🎓 Ajo përfundoi me sukses Masterin Shkencor “E Drejtë Europiane e Krahasuar”, pranë Fakultetit të Shkencave Politike-Juridike, duke u vlerësuar me notën maksimale 110/110.
Ky është një tregues i përkushtimit të saj akademik dhe i cilësisë së lartë të programeve tona të studimit.

🇪🇺 Një histori që frymëzon dhe dëshmon se sukseset më të mëdha nisin nga auditorët tanë dhe bëhen realitet përmes bashkëpunimeve ndërkombëtare.

‼️Njoftohen të gjithë studentët e Ciklit të Dytë të studimeve  Master Shkencor që do të diplomohen në këtë sezon, të dor...
02/06/2025

‼️Njoftohen të gjithë studentët e Ciklit të Dytë të studimeve Master Shkencor që do të diplomohen në këtë sezon, të dorëzojnë pranë Sekretarisë Certifikatën e Mbrojtjes së Gjuhës së Huaj, deri më datë 09.06.2025 !

✅Shpallen aplikimet për anëtarë përfaqësues të studentëve për mandat plotësues të Komisionit të Përhershëm për Mbarëvajt...
21/05/2025

✅Shpallen aplikimet për anëtarë përfaqësues të studentëve për mandat plotësues të Komisionit të Përhershëm për Mbarëvajtjen e Veprimtarisë dhe Marrëdhëieve me studentët të Universitetit A. Moisiu Durrës.
✅Aplikantët duhet të dorëzojnë pranë Sekratarisë së Senatit Akademik në Rektorat:
✅Kërkesën për Kandidim shoqëruar me të paktën 30 firma të studentëve mbështetës të candidatures.
✅Vetëdeklarim që nuk është I dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepra penale
✅Formatin e kërkesës si dhe të vetëdeklarimit mund ta tërhiqni pranë Sekretariesë së FSHPJ
✅Kopje të dokumentit të identifikimit.
Afati i aplikimit 23.5.2025 ora 14.00

🇽🇰 Me rastin e 17 vjetorit te Pavarësisë së Kosovës kemi kënaqësinë të Mirëpresim në një leksion të hapur Ambasadorin e ...
19/02/2025

🇽🇰 Me rastin e 17 vjetorit te Pavarësisë së Kosovës kemi kënaqësinë të Mirëpresim në një leksion të hapur Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shqipëri, Z. Skënder Durmishi.
⏰ ora 10.30, datë 21.02.2025 tek EULAB

✅ Je student në një nga këto fusha: • Gazetari dhe Marrëdhënie me Publikun • Multimedia dhe Televizion • Marrëdhënie me ...
10/02/2025

✅ Je student në një nga këto fusha:
• Gazetari dhe Marrëdhënie me Publikun
• Multimedia dhe Televizion
• Marrëdhënie me Publikun
• Marketing
• Marketing Digital
• Komunikim Digital

Ose thjesht dëshiron të thellosh njohuritë në komunikim, media sociale dhe gazetari?

🆕 Bashkohu me ne në një Master Class 4-Ditor me specialistët më të mirë evropianë dhe përmirëso aftësitë e tua në:

🎥 Prodhim audiovizual dhe mediatik
📝 Shkrim skenaresh që sfidojnë stereotipet dhe mbështesin këndvështrime të ndryshme
🎙️ Dizajn & Editim Zëri – praktikat më të mira për trajtimin e narrativave të ndjeshme
📸 Kamera & Tregim Vizual – mëso si të shprehësh idetë përmes imazheve

📅 Afati i fundit për aplikim: 18 Shkurt 2025
📍 Vendndodhja: Durrës
⚠️ Vendet janë të kufizuara – Nxitoni të aplikoni!

🔹 BONUS: Në fund të programit, do të jepet një grant prej 2000€ për projekt-idetë më të mira!

📝 Apliko tani: Kliko këtu

https://forms.gle/UimAM4stosKAAbEH9

Bëhu pjesë e ndryshimit!

23/12/2024
‼️Dekani i Fakultetit të Shkencave Politike Juridike, Prof. As. Linert Lirëza priti në një takim gazetarin dhe shkrimtar...
18/12/2024

‼️Dekani i Fakultetit të Shkencave Politike Juridike, Prof. As. Linert Lirëza priti në një takim gazetarin dhe shkrimtarin 📚e mirënjohur z. Blendi Fevziu 📝
✅ U diskutua mbi aktualitetin e arsimit të lartë dhe rolin e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në formimin e profesionistëve të diplomacisë, politikës, komunikimit, administratës publike, gazetarisë dhe drejtësisë ⚖️.
✅ Fokusi i bisedës ishin gjithashtu sfidat dhe mundësitë e FSHPJ, për kohezionin mes akademisë, studentëve dhe shoqërisë.
✅ Vizita e Z. Fevziu u përmbyll me një leksionin të hapur me studentët e FSHPJ.

Studentët e Fakultetit të Shkencave Politike dhe Juridike, nën drejtimin e lektores Dr. Mirela Metushaj, patën kënaqësin...
18/12/2024

Studentët e Fakultetit të Shkencave Politike dhe Juridike, nën drejtimin e lektores Dr. Mirela Metushaj, patën kënaqësinë të zhvillojnë një leksion të hapur me gazetarin e njohur, z. Blendi Fevziu.

Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për studentët që të mësonin më shumë rreth eksperiencave dhe sfidave profesionale të një prej figurave më të njohura të gazetarisë në Shqipëri. Diskutimi u përqendrua në rëndësinë e objektivitetit dhe profesionalizmit në raportimin dhe pasqyrimin e informacionit, si dhe në evoluimin e Shqipërisë në epokën e teknologjisë dhe ndryshimeve të shoqërisë.

Interesi i studentëve ishte i lartë, çka u reflektua në pyetjet e shumta dhe diskutimet e frytshme gjatë takimit.

Falenderojmë profesorët dhe studentët për angazhimin dhe pjesëmarrjen në këtë përvojë akademike dhe profesionale. Një falënderim i veçantë i shkon z. Fevziu për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar në ndarjen e njohurive dhe përvojës së tij të pasur. Këshillat e tij për studentët për të ndjekur pasionet, për të zhvilluar aftësitë e komunikimit, për të treguar kurajë në kërkimin e së vërtetës dhe për të punuar me përkushtim dhe pasion mbeten një vlerë e shtuar për të ardhmen e tyre profesionale.

Address

Durrës

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fakulteti i Shkencave Politike Juridike - UAMD posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share