12/09/2026
Pamje nga takimi përurues i “Antologjisë së Poezisë Durrsake”, një botim i Bibliotekës Publike me mbështetjen e Bashkisë Durrës.
Kjo antologji përbën një përmbledhje dokumentuese vetëm të krijimtarisë poetike të autorëve durrsakë, të cilët, përmes veprës dhe kontributit të tyre, kanë pasuruar jetën kulturore të qytetit.
Shprehim mirënjohjen tonë për të gjithë poetët që iu përgjigjën thirrjes sonë dhe u bënë pjesë e këtij botimi me krijimtarinë e tyre. Një falënderim i veçantë u drejtohet autorëve që jetojnë jashtë atdheut, por që vijojnë të ruajnë lidhjen shpirtërore me vendin e tyre dhe me jetën kulturore shqiptare.
🔖Falënderojmë familjarët e “poetëve të kujtesës”, të cilët, me mirëbesim, vunë në dispozicion materiale biografike dhe dokumentuese me vlerë. Mirënjohje edhe për miqtë e bibliotekës, të cilët, përmes këshillave dhe mbështetjes së tyre, kontribuuan në realizimin e këtij botimi.
🔖Mirënjohje dhe falënderime për Botimet Jozef, për këtë bashkëpunim të frytshëm.
🔖Antologjia përfaqëson një përpjekje për të ruajtur, dokumentuar dhe përcjellë më tej kujtesën poetike të Durrësit. Ajo mbetet një vepër e hapur, e cila mund të pasurohet në vijim me prurje të reja, duke e konsideruar dokumentimin e krijimtarisë letrare të qytetit si një proces të vazhdueshëm.
Takimi përurues u shoqërua me një buqetë përshëndetjesh dhe vlerësimesh nga:
• Flora Dervishi, ish-drejtuese e Bibliotekës Publike Durrës;
• Fatmir Minguli, shkrimtar dhe studiues i letërsisë;
• Agim Bajrami, poet dhe drejtues i Shtëpisë së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Durrësit;
• Haxhi Rama, autor i shumë teksteve këngësh;
• Shpendi Topollaj, shkrimtar dhe poet;
• Anisa Liço, mjeke dhe poete.
- Aurel Kaçulini, drejtuesi i shtëpisë botuese “Jozef”.
🔖Falënderojmë Qendra Kulturore e Fëmijëve Durrës, drejtuesen Stela Shtraza dhe stafin e përkushtuar, që pavarësisht ngarkesës së aktiviteve të shumta, na mbështesin në vazhdimësi. 👏
Ju u urojmë suksese të mëtejshme autorëve dhe krijimtari sa më të begatë.