12/11/2020
Emri i tij është Lukman ibnu Baura. Ai ishte skllav i zi nga Abisinia. Buzët i kishte të trasha, me shtat të shkurtër, me hundë të shtypur dhe me këmbët e çara. Megjithatë, këto të meta nuk ia ulnin aspak statusin që gëzonte tek Zoti, pasi e kishte nderuar me urtësi dhe dije. Thotë Zoti në Kuran:”Ne i dhamë Lukmanit urtësi.”
Këto janë disa nga porositë e Lukmanit që ia jepte të birit të tij:
O bir! Gënjen kush thotë se e keqja del me të keqe. Nëse pretendon se kjo është e vërtetë, le të ndezë një zjarr përbri një tjetri dhe prit të shohësh nëse e fikin njëri-tjetrin apo jo! Në fakt, është e mira ajo që e largon të keqen, ashtu siç fik uji zjarrin.
O bir! Nëse je duke u falur, kujdes me zemrën tënde! Nëse je duke ngrënë, kujdes me gojën. Nëse je në shtëpinë e dikujt tjetër, kujdes me shikimin. Nëse je mes njerëzve, kujdes me gjuhën.
O bir! Largoje xhelozinë sepse ajo prish besimin tënd fetar, dobëson shpirtin dhe sjell veç pendim!
O bir! Fillesat e para të nevrikosjes janë çmenduri, fundi pendim!
O bir! Butësia është maja e urtësisë.
O bir! Ruhu nga shokët e ligj, sepse janë si shpata, e bukur në pamje por e shëmtuar në vepra.
O bir! Nëse dëshiron të bësh mik një person, zemëroje më parë! Nëse sillet me drejtësi në gjendje nervozizmi mirë, në të kundër ruhu prej tij!