
Kopshti Bletëzat
👶👼
Misioni ynë është përkujdesja, ambient i përshtatshëm mësimor, aktivitete të ndrysh
Çdo fëmijë nga vetë natyra është kurioz, prandaj programet e kopshtit tonë së bashku me edukatorët si qëllim kryesor kemi të risim kurozitetin e fëmijëve në mënyrë të vazhdueshme. Bota fëmijërore është laramante ngase çdo fëmijë është unik e kur ata bëhen në grup dhe motivohen të ruajnë unitetin duke gërshëtuar me vlera pozitive, atëherë bëhet një kryevepër mahnitëse. Nuk egziston asgjë më me vler

📞❤️Telefonata e Zemrës📞❤️
Në Kopshtin “Bletëzat” sot dhamë hapësirë ndjenjave më të bukura: dashurisë dhe mirënjohjes!
Fëmijët telefonuan prindërit e tyre dhe me zë të ëmbël e plot emocion i thanë: "Të dua shumë!"
Ky aktivitet, i quajtur “Telefonata e Zemrës”, solli buzëqeshje, emocione dhe shumë përqafime në zemër.
❤️Sepse një fjalë e ngrohtë nga fëmija është gjithmonë një dhuratë që mbetet gjatë në shpirt, dita bëhet ende më e bukur pas asaj thirjeje.
Besoj do ngelet kujtim i bukur për prindërit 😊
Faleminderit që rritemi bashkë me dashuri!
🚉Para disa ditëve së bashku me bletëzat e vogla vizituam stacionin e hekurudhës, një vend i mbushur me histori dhe kuriozitete! 🛤Edhe pse trenat nuk janë më në funksion, të vegjlit tanë patën mundësinë të eksplorojnë ambientin, të mësojnë për udhëtimet me tren dikur dhe të zhvillojnë imagjinatën e tyre përmes lojës dhe bisedave plot kureshtje.
🛤 Një ditë ndryshe, me shumë buzëqeshje dhe përjetime të reja!

📚Sot lexuam, krijuam dhe u rritëm bashkë me librin!
📚Librat na mësojnë të ëndërrojmë. Urime Dita e Librit nga duart krijuese të fëmijëve tanë!"

✨️Shkronja T me lojë dhe kreativitet!
Sot Aroni ynë ka mësuar shkronjën T në mënyrë argëtuese dhe krijuese.
✨️Mësimi përmes lojës është gjithmonë më i bukur!

"Në kopshtin tonë 1 Prilli është dita kur bletëzat tona të vogla shpërndajnë buzëqeshje dhe ëmbëlsojnë ditën me shaka e plot gëzim!

"Autizmi nuk është një kufizim, është një mënyrë unike për të parë botën sepse çdo fëmijë është një yll që shkëlqen me dritën e tij të veçantë!

✨ Një mjedis i pastër për buzëqeshjet e vogëlushëve tanë! ✨
Në kopshtin tonë, kemi përfunduar me sukses dezinfektimin, dezinsektimin dhe deratizimi i hapësirave, duke ndjekur të gjitha standardet dhe rregulloret shtetërore. 🧼🌿
Gjithmonë çdo kënd i kopshtit është i pastër, i freskët dhe i sigurt për lojën, mësimin dhe aventurat e fëmijëve tanë! 🏡💛
Shëndeti i tyre është përgjegjësia jonë më e madhe!
Faleminderit për besimin tuaj! 🐝✨

Me dashuri dhe kujdes, e bëjmë kopshtin tonë një vend edhe më të bukur për bletëzat tona!

"Një moment plot ndjenja – një shpirt i vogël, një pritje e madhe. Sytë e tij shikojnë kah dera, ndoshta duke kërkuar një përqafim, një fytyrë të njohur, një pritje e heshtur, një ndjenjë që vetëm prindërit e kuptojnë, thjesht duke ëndërruar për aventurat që e presin para tij. Dashuria dhe mungesa ndonjëherë ndahen vetëm me një hap💛"
"Sytë e një fëmije flasin me zemër"
Contact the school
Telephone
Website
Opening Hours
Monday | 08:00 - 17:00 |
Tuesday | 08:00 - 17:00 |
Wednesday | 08:00 - 17:00 |
Thursday | 08:00 - 17:00 |
Friday | 08:00 - 17:00 |