Nga zemra n'zemër

Nga zemra n'zemër

"Shfrytëzimi i kohës është punë,ndërsa puna e pranuar tek Zoti është adhurim"

Operating as usual

31/12/2022
18/12/2022

Besimtari duhet të dallon nga tjerët, për ndryshe s'ka pse duhet të ndjekët (lakmohet) ...

16/12/2022

"Sot (n'Xhuma) All-llahu u'a mundëson muslimanëve ti fshijnë mëkatet, mirëpo ka disa nga ata të cilët nga mosdija, urrejtja apo mosnjohja e Zotit të vëttet, nuk shkojnë tek Shtëpia e All-llahut dhe ta marin këtë miraz të madh nga Zoti...."

Andaj moz hezitoni por vraponi pas kësaj mirësie të cilën Zoti u'a dha vetëm umetit të Muhamedit a.s. që edhe me namaz të shlyhen mëkatet gjë që popujt ma herët nuk e kishin...

Ja një nga shkaqet pse Musai a.s lakmoj të jetë nga umeti (populli) i Muhamedit a.s

Pi zemre n'zemër (Amet A.)

04/12/2022

Ndani pak kohë për fundin, sa nuk është bërë vonë!!!

Njeriu nuk ka zgjidhje tjetër!

O Rob i Zotit!
O Rob i djallit!

Të jesh rob i Zotit, je në shërbim të shoqërisë e kënaqësinë e Zotit.

Të jesh rob i djallit, je në shërbim të vetes dhe të kujtdo që është me djallin e mallkuar (shejtanin)!.

Zoti urdhëron robërit e tij për: moral, drejtësi, ndihmë, bashkim, mbrojtje, kujdesi e prindërve, edukimin e fëmijëve.

Ndalon hakun e huaj (haramet) siç janë: kamata, amoraliteti, vrajsa, padrejtësin, vjedhjen, homoseksualizmin, dehjen, ndalon kënaqësinë e kësaj botë në korrizë të tjerëve.

Djalli (Shejtani) urdhëron robërit e tij për: epshe, respekt, zullim, përçarje, luftë, moskujdesin e prindërve, mosedukimin e fëmijëve, kërkonin këtë bote në kurriz të tjerëve (fukarave, jetimave, të shtypurve).

Vëllazën e motra është duke u afruar një erë e re shumë e rrezikshme për neve, kurse ne asesi nuk mund ta hetojmë këtë, shkaku sepse ne nuk ndajmë aspak kohë të mendojmë rreth pasojave duke e harxhuar kohë në gjëra të papëlqyeshme dhe ndaluara; siç janë koha e tepërt në tv, kafene, gëzime, ushqime, lajme, politikë, sport, muzikë, dëfrime etj, mos flasim akome edhe më keq.(harame).

Koha është e shenjtë!
Andaj mos bëjm Investim në vend të gabuar, dunjaja është vend pune e jo vend dëfrimi (kënaqësie).

Këtu punohet, në ahiret meren pagat!.

Nga zemra n'zemër. (Amet A.)

03/12/2022

•Kujdes!
Mos e humbni mbrojtjen e Zotit,
për shkak të lirisë mashtruese të kësaj bote (moszbatimin e rregullave).

•Zoti nuk na emërtoi rastësisht me emrin "Robërit e Mi"..

•Shumë femra e larguan mbulesën duke menduar se ajo është liria e femrës, mirëpo ajo nuk e kuptoj se ajo u lirua nga regullat e Zotit e u robërua nga kurthet e djallit dhe nga punët e tepruara (meshkujve)!.

•Zoti nëpërmjet regullave të Tij (një nga ato edhe mbulesa) i flet femrës, nëse asaj i cenohet (mbulesa) nga rrethanat, ajo tregon se aty nuk është vendi i saj edhe pse ajo mendon se është më mirë nëse ajo gjendet aty.(n'vend të gabuar).
Nga zemra n'zemër. (Amet A.).

02/12/2022

Kurthet e kohës moderne në emër të bashkimit (dashurisë sinqertë)

Nuk është e mundur të jesh besimtar i sinqertë nëse je ithtar i një partie politike!

Nuk është e mundur të jesh besimtar i sinqertë nëse i përket një grupi të caktuar fetar!

Nuk është e mundur të jesh besimtar i sinqertë nëse je përkrahës i një grupi fansash (tifozësh)!

Sepse e gjithë kjo çon në urrejtje dhe ndarje pavarësisht se si e shikojmë ne atë!

Nëse je përkrahës i një partie të caktuar, e urren palën tjetër dhe kjo të çon në ndarje dhe urrejtje!

Nëse je ndjekës i një grupi fetar, e urren ndjekësin e një grupi tjetër fetar dhe kjo të çon në ndarje dhe urrejtje!

Nëse jeni mbështetës i një grupi të preferuar, ju urreni një grup tjetër fansash (tifozësh) dhe kjo çon në ndarje dhe urrejtje!

Pra, e vetmja gjë që e bashkon njerëzimin dhe e shuan urrejtjen është “Feja e Zotit” e cila për mbrojtjen e Unitetit ndalon çdo gjë që çon në përçarje dhe urrejtje!

Siç thotë: "Kush nuk do për vëllanë e tij atë që nuk është për veten e tij, nuk është besimtar".

Ju nuk mund të pretendoni se jeni fetar dhe atdhetarë, nëse nuk e dëshironi për muslimanët dhe bashkatdhetarët tuaj, atë e keni dashur për veten tuaj.

Pra, mos bini pre e kurtheve të djallit dhe aleatëve të tij.

Nga zemra në zemër. (Amet A.)

02/12/2022

DITA E XHUMA (faljes)

Lutja e Xhumasë

O Zot! Ja kam bërë hallall kujtdo që më ka bërë padrejtsi, më ka hy në hak, më ka përgojuar, apo ka sajuar gjëra të pavërteta për mua.

Gjithashtu i kërkoj hallallin atyre që mund ti kem prekur me fjalë apo veprimet e mia.

FALNI QË T'JU FALË ALLAHU!

O Zot ti je falës e don faljen falëm mua dhe na fal neve të gjithve. (amin)

All-llahi kabull Xhumanë

Nga zemra n'zemër

30/11/2022

A ka nevojë akoma për ndonjë argument për drejtësi, mëshirë, butësi, trimëti, vigjilencë, durim, tolerancë, bashkëjetsë etj...

30/11/2022

“Uniteti” i kohës së djallit

Sa e çuditshme është puna e disa njerëzve!
Ata bëjnë thirrje për unitet, por me vepër e ndajnë atë!

Çdo shoqeatë qoft edhe fetare është në kundërshtim me bashkimin të cilën më së shumti e don Allahu i Lartësuar dhe i Dërguari i Tij i do më shumë.

Për shembull, Si mund të duan bashkimin këta, kur ata mbledhin zekat, sadaka, etj, në emër të tyre personal (shoqeate) dhe dobësojnë shtyllat të cilat i mbajnë me shekuj gjallë shtëpitë e All-llahut "XHAMITË" e cila është Bashkësia Islame.!?

Këta prej shekujsh kanë qenë rojtarët e shtëpisë së Zotit, të “xhamive” pra ky është institucion dhe jo pronë individuale (shoqeatë).

Kurse ne në emër të mirës jemi duke e dobësuar dhe prodhuar xhami të pamvarura gjë që do na sjell përçarje të madhe pas disa viteve, dhe kjo përgatiten nëpërmjet strategjisë së djallit.

Të gjithë e dimë se Muhamedi a.s bëhet më i ashpër dhe lufton përçarjen aq sa thotë: "Kush nuk i nënshtrohet (udhëheqësve) të eprorëve të tij dhe që ndahet nga Xhemati, dhe vdes në këtë gjendje, ka vdekur me vdekjen e të pafeit." (mysliman).
Ose ka thënë: “Kush urren diçka nga prijësit e tij, le të durojë, sepse ai që e lë sulltanin (udhëheqësin) e tij vetëm për një kohë, do të vdesë me vdekje injorante”.

Të gjithë e dijmë se bashkësia "Bashkësia Islame" jonë ka disa parregullësi brenda saj por përseri Zoti na e ndalon përçarjen dhe na urdhëron në durim vetëm se mos përçajmë.

Dhe Ebu Bekri kur ishte kalif i muslimanëve luftoi një grup muslimanësh vetëm sepse ata nuk i dhanë zekatin Bejtul Malit.(grubullonin tek fisi i tyre nuk e jepnin tek bashkësia (emiri)).

Kini kujdes, sepse çdo e keqe që ka ndodhur në mesin e muslimanëve është bërë në emër të mirës!, duke u munduar ta bëjnë një të mirë e kanë lejuar apo thyer rregullat bazë te Zotit.

Kurse njeriu nuk mund të mbrohet nga kurthet e shejtanit dhe aletaëve të tij përveç se nëpërmjet rregullave të Zotit.
Sepse askush nuk i din "fshetësinë" kurthet që janë përgatit dhe përgatiten nga djalli, dexhalli dhe aleatët e tyre.

Dijetari Hamza Jusuf thotë: Islami erdhi për të bashkuar çdo gjë që ndan nuk është prej tij, por diçka tjetër”.

Prandaj, mbro veten duke i zbatuar rregullat e Zotit me saktësi, pa asnjë përjashtim, sepse kështu vepruan të Dërguarit e Zotit, sahabët, tabijtë, tabitabijtë dhe të gjithë njerëzit e sinqertë pas tyre dhe ata ishin më shumë se kurrë të bashkuar edhe pse kishin shumë mendime të ndryshme në disa çështje.

A thua se nuk patën mundësi të përdorin logjikën (dhe pse ishin më të mirë se ne) dhe të zgjidhnin më të lehtën për të mirën e tyre dhe të ndryshonin ligjin e Zotit!?.

Ne duhet kuptuar njëher e gjithmonë se rregullat janë vendosur për të mirën tonë jo kundra nesh, andaj nuk duhet lëshuar edhe nëse mendojmë duhet patjetër dhe është në të mirë.

"Kush e punon një punë që i kontribuon Bashkësisë (xhamisë) dhe në këtë arrin sukses, All-llahu do t'ia pranojë këtë vepër, e nëse gabon (nuk arrinë) All-llahu do t'ia falë. E kush punon një punë me të cilin synon thyerjen e kompaktësisë së Bashkësisë dhe duke e përfunduar këtë synim megjithatë punon pozitivisht, All-llahu këtë nuk do t'ia pranojë, e nëse arrinë sukses në synimin e tij, le të përgatitet për vendqëndrim në xhehennem." (Taberaniu dhe Bezzari)

Kush mendon se e do "BASHKIM" dhe formon çfarëdo grupi dhe nuk përpiqet të bashkojë të gjitha grupet në Një, qofshin ato fetare apo kombëtare, të gënjen se e do fenë dhe kombin.

Uniteti është lufta më e madhe me veten, sepse duhet të pranosh atë që është kundër teje, dëshirës, familjes, por për të mirën e shoqërisë.

Ai i cili e don Kombin sinqerisht dhe Fenë ai bën ç'mos për bashkimin e tyre!, madje edhe gënjen vetëm për ti bashkuar ato, këtë vlerë e tregon më së miri i Dërguari i Zotit kur thotë se gënjeshtra lejohet vetëm në tri raste; "kur je në luftë, gruan, dhe ti pajtosh të hidhëruarit.", pra për bashkim lejohet edhe të gënjesh edhe pse këtu për fat të keq jemi shumë të sinqertë dhe askush nuk gënjen por e flet më të drejtën.

>>Nga zemra në zemër

29/11/2022

•Njohim disa nga ata që famën e fituan në Xhami "Shtëpitë e All-llahut", ndërsa shoqeatat i hapën në emër të tyre "Shtëpi personale"!.
•Pse vallë mos hapen në emër të Xhamisë dhe kontribohet në emër të xhematit?
•A mos vallë që trashigimia mos jetë tek xhamitë (Xhemati) por tëk pasardhësit e tyre!?
•A mos vallë shkaku i famës "Emrit"!?
•A ka gjë më të mirë se se kur të bëhet ndonjë organizim të shkruaj "Filan Xhamija" sesa "Filan shoqeata"...
•Kujdes!, kjo pas ca vite do sjell përçarje të madhe në shoqëri...
•O Zot na ruaj nga fama dhe pasuria e cila nuk je i kënaqur ti!,
•O Zot na bën që ne të jemi në shërbim të fesë Tënde dhe Shtëpive Tuaja (Xhamive). (amin).
Nga zemra n'zemër. (Amet A).

29/11/2022

Këshillë nga Ibn Kajjim

Preokupohu me atë për të cilën je urdhëruar dhe mos e vrit mëndjen për diçka që të është garantuar.

Sepse jetëgjatësia dhe kësmeti (risku) janë për ty dy bashkëshoqërues të garantuar, sa kohë të jetosh,aq kohë kësmeti nuk do të ndahet nga ty.

Nëse Zoti me urtësinë e Tij të mbyll një prej rrugëve të Tij,një tjetër rrugë më të dobishme do ta hap për ty,me mëshirën e Tij.

Mendo pak për foshnjen në bark të nënës se si i shkon ushqimi nëpërmjet të gjakut ,nga një rrugë e vetme kërthiza.

Kur të dal nga barku i nënës e tash më rruga e parë e ushqimit do ti ndërpritet,do ti hapen atij dy rrugë te reja dhe nëpër to do të rrjedhin ushqim më i mirë dhe më i ëmbël se i pari,qumështi i freskët dhe i shijëshëm dhe frymarja(ajri).

Pastajni mbulyllen këto dy rrugë, i hapen katër rrugë tjera,dy për tu ushqyer dhe dy për të pirë.
Do të ushqehet me bimë dhe kafshë dhe pijë ujë dhe lëngje.

Pastaj kur vdes i mbyllen këto katër rrugë, i hapen tetë rrugë të reja,ata janë tetë rrugët e Xhenetit, ku do të hij nga të doj.

Nga zemra n'zemër

28/11/2022

SHOKË TË INTERESIT

Kur Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me të, e mori kalifatin, ai u pyet:

"Sa shokë keni?
Ai u përgjigj:

"Tani nuk e di se dynjaja më është hapur, të gjithë njerëzit më janë bërë miqë.
Do ta di atëherë kur dynjaja të largohet nga unë".

"Letaif el-fevaid", 292.

Ka njerëz që shoqërohen me ty për shkak të pasuris, famës, pozitës që ke apo edhe për shkak të ndonjë interesi tjetër.
Në momentin që nuk shohin interes në ty, ata largohen...

Largimi i "shokëve" të interesit është mëshirë për ty, ndaj falendero Allahun, si dhe kërko nga Ai që t'i zëvendësoj ata me njerëz që t'a kujtojnë Allahun dhe të ndihmojnë në atë rrugë...

Nga zemra n'zemër

28/11/2022

SHOKË TË INTERESIT

Kur Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me të, e mori kalifatin, ai u pyet:

"Sa shokë keni?
Ai u përgjigj:

"Tani nuk e di se dynjaja më është hapur, të gjithë njerëzit më janë bërë miqë.
Do ta di atëherë kur dynjaja të largohet nga unë".

"Letaif el-fevaid", 292.

Ka njerëz që shoqërohen me ty për shkak të pasuris, famës, pozitës që ke apo edhe për shkak të ndonjë interesi tjetër.
Në momentin që nuk shohin interes në ty, ata largohen...

Largimi i "shokëve" të interesit është mëshirë për ty, ndaj falendero Allahun, si dhe kërko nga Ai që t'i zëvendësoj ata me njerëz që t'a kujtojnë Allahun dhe të ndihmojnë në atë rrugë...

Pi zemre n'zemër

28/11/2022

I Dërguari i Zotit tha:

"Çdokujt ka për të ju lehtësu për atë që është krijuar."

Pi zemre n'zemër

28/11/2022

O Zot, na bëj nga ata që e duam këtë flamur çdo ditë e jo një ditë.!.

O Zot, na bëj nga ata që i shërbejm këtij flamuri e jo flamuri neve!.

O Zot, Na bëj nga ata që e kuptojmë, se ta duash këtë flamur duhet ti duam edhe njerëzit që janë ndër këtë flamurë pa marë parasyshë ngjyrën, fenë, klasën!.

O Zot, na bëj nga ata që e kuptojmë se ata që duan këtë flamur duhet bashkuar e jo ndarë.!.

O Zot, na bëj nga ata që e kuptojmë se ata që e duan këtë flamur nuk vjedhin, nuk vrasin, nuk marin ryshfet, nuk tradhëtojnë, nuk e lëshojnë ketë vend sepse gjenerata kanë dhënë jetën për këto troje.!.

O Zot, na bëj nga ata që e kuptojmë se ata që e duan këtë flamurë interesin shoqëror e kanë prioritet, e jo interesin personal.

O Zot,na bëj nga ta që ta kuptojmë se kombi jonë njihet me dy cilësi madhështore "Besën dhe Nderin".

O Zot na i bashko zemrat dhe nijetet tona!.
(Amin)

Nga zemra n'zemër. (Amet A.)

25/11/2022

Gratë tona akoma nuk e kanë kuptuar se sa vlerë u dha All-llahu xh.sh!.

Want your school to be the top-listed School/college in Tetovo?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Videos (show all)

Krejt do mplakemi një ditë!!! Andaj kujdes mbajeni rregullin e dashurisë...

Location

Website

Address

Tetovo
12000
Other Educational Consultants in Tetovo (show all)
Vrabotuvanje MK Vrabotuvanje MK
Mala Recitsa
Tetovo, 1200

Vrabotuvanje

Neting School Neting School
Ploshtad Marshal Tito 15
Tetovo, 1200

Qendra për kurse dhe trajnime profesionale

Edukim Online Edukim Online
Tetovo, 1200

Edukim Online is the leading global marketplace for teaching and learning, connecting thousands of s