Kodra me Sevape

Hadithe Te Pejgamberve

Feja e Pranueshme Tek ALL-LLAHU Eshte Islami

Operating as usual

17/05/2018

Ramadani rrjedh nga fjala "Ramad" që ka kuptimin djegije.

Është quajtur kështu përshkak se i djeg mëkatet.

~ El-Kurtubi ~

Shejh Ahmed Musa Xhibril Allahu e ruajtë

Timeline photos 24/10/2016


Është ky vëllau i dënuar pa faj për rastin monstra në maqedoni me burg të përjetshëm, dhe nëna e tij në gjykatë ia puthë duart nga mallëngjimi që ka për të birin e tij

Timeline photos 01/10/2016

Si të pastrohesh nga mëkati i zinasë?!
_______________________________
Pyetje: Çfarë duhet të bëj ai/ajo që ka bërë zina, në mënyrë që të pastrohet nga mëkati i kësaj vepre?
Imam Bin Baz: Zinaja, është prej ndalesave dhe mëkateve më të mëdha. Allahu i Lartësuar, i ka kërcënuar dhe u ka premtuar jobesimtarëve, atyre të cilëve mbysin dikë pa të drejtë dhe atyre që bëjnë zina se, do t’ua shtojë dënimin Ditën e Kiametit e do t’i lë në dënim përgjithmonë të nënçmuar e të përbuzur, për shkak të peshës që kanë këto mëkate dhe për shkak të fëlliqësisë së këtyre veprave.
Thotë Allahu e Lartësuar:
وَالَّذِينَ لا يَدْعُونَ مَعَ اللَّهِ إِلَهًا آخَرَ وَلا يَقْتُلُونَ النَّفْسَ الَّتِي حَرَّمَ اللَّهُ إِلا بِالْحَقِّ وَلا يَزْنُونَ وَمَنْ يَفْعَلْ ذَلِكَ يَلْقَ أَثَامًا * يُضَاعَفْ لَهُ الْعَذَابُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَيَخْلُدْ فِيهِ مُهَانًا * إِلا مَنْ تَابَ وَآمَنَ وَعَمِلَ عَمَلًا صَالِحًا
“Ata që pos Allahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që e ka ndaluar Allahu, por vetëm kur e kërkon drejtësia, dhe që nuk bëjnë zina, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin. Atij i dyfishohet dënimi Ditën e Kiametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë. Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë,...” 25:68-70
Ai i cili ka rënë në ndonjërin prej këtyre mëkateve, duhet të pendohet tek Allahu i Madhëruar me pendim të sinqertë, duke e shoqëruar këtë pendim me Iman të sinqertë dhe vepra të mira. Pendimi është i sinqertë, atëherë kur nuk i kthehet mëkatit të mëhershëm, i bie pishman për veprën e kryer dhe vendos me sinqeritet që të mos i kthehet këtij veprimi për shkak të frikës e madhërimit të Allahut të Lartësuar, duke shpresuar në shpërblimin e Tij e duke pasur frikë nga dënimin e Tij.
Thotë Allahu:
وَإِنِّي لَغَفَّارٌ لِمَنْ تَابَ وَآمَنَ وَعَمِلَ صَالِحًا ثُمَّ اهْتَدَى
“Nuk ka dyshim se Unë e fal atë që është penduar, që ka besuar, që ka bërë vepra të mira dhe që përqendrohet për në rrugën e drejtë.” 20:82
Është obligim i çdo myslimani e myslimaneje që të qëndroj sa më larg këtij veprimi të shëmtuar dhe çdo rrugë që të shpien drejt saj, e të shpejtojë për t’u penduar me pendim të sinqertë për atë që ka kaluar, sepse me të vërtetë Allahu ua pranon pendimin atyre që pendohen sinqerisht dhe i fal gabimet e tyre.
_____________________________________
Shkruar nga Imam Bin Baz
Burimi: Gazeta “el-xhezirah” nr. 7883 data: 08.01.1413
Përktheu: Usame Morina

11/09/2016

ZOT NA RUAJ NGA DËNIMI DHE HIDHËRIMI YT!
Përcillet se Enes bin Malik – radijallahu anhu – i tha Aishes – radijallahu anha:
“ O nëna e besimtarëve, më trego për tërmetet? Ajo tha: ‘ Nëse lejojnë imoralitetin, pinë në masë alkolin dhe përhapen shumë veglat muzikore, atëherë Allahu i Madhëruar, në qiell, bëhet xheloz dhe i thotë Tokës: ‘Dridhu për ata!’
Nëse ata pendohen dhe largohen nga gjynahet, shpëtojnë, por nëse nuk përmisohen, atëherë ajo i shkatërron të gjithë.’
Enesi tha: ‘ O nëna e besimatërve, kjo gjë është dënim për ta?’
Tha: ‘ Është përkujtim dhe mëshirë për besimtarët dhe dënim e zemërim për mohuesit.”
(Ibn ebi Dunja)

Timeline photos 11/09/2016
Timeline photos 09/09/2016

Kujdes Fale namazin, Mos u benë prej ktij grupi te njerzve.
All-llahu ('azzevexhel) thotë:
“E pas tyre (të mirëve) erdhën pasardhës të këqij, që e lanë namazin e u dhanë pas kënaqësive (trupore), e më vonë do të hidhen në Gajja (ose në çdo të keqe).” (Merjem: 59)

Timeline photos 06/09/2016

Kishin qenë tre djem, dhe duke ecur rrugës e shohin një njeri duke gropuar në një qoshe të rrugës. Njëri prej tyre thotë: Ky sigurisht e ka vrarë dikënd, andaj edhe gropon që ta varrosë atë dhe mos ta sheh askush.
Tjetri thotë: Jo, por ky sigurisht ka ndonjë pasuri të madhe dhe me vlerë dhe dëshiron që ta fsheh atë nën tokë.

I treti thotë: Jo, asnjëri nuk ia keni qëlluar. Ky është ndonjë musliman i mirë dhe është duke hapur ndonjë pus, që udhëtarët kur të kalojnë të pijnë ujë.
Secili mendon për tjetrin, në bazë të asaj që e ka në brendinë e tij.
Mendo mirë për vëllaun tënd!

Përktheu: Hoxhë Omer Bajrami

Timeline photos 04/09/2016

Islami filloi si diçka e huaj dhe do të kthehet për të qenë e çuditshme, kështu që ti përgëzoji të huajve

26/08/2016

Umer ibën Abdulazizi i shkruajti Hasan Basriut (Allahu i mëshiroftë!) dhe i tha: Kur të të mbërrij letra ime më shkruaj diçka dhe sa më shkurt.
Hasani i shkruajti dhe i tha: Kundërshtoje epshin tënd.

Timeline photos 23/08/2016

Allahu na befte te but , te sjellshem ndaj Gruas Amiiin.
Sprovat më të mëdha në këtë jetë, i pati Muhamedi (salallahualejhi veselem). Në mesin e sprovave të shumta dhe të ndryshme të tij, ishte edhe vdekja e bashkëshortes së tij Hadixhes.. e cila të jep të kuptosh se mungesa e bashkëshortes është prej gjërave më të vështira në jetë. Dija vlerën asaj sa është gjallë!
Hoxhë Omer Bajrami

18/08/2016

"Jetojmë në një kohë ku njerëzit as nuk e thonë të vërtetën, e lëre më të punojnë sipas saj."
Imam Dhehebiu

Want your school to be the top-listed School/college in Shkup?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address

Shkup
Other Education in Shkup (show all)
Islami Fe e Paqes Islami Fe e Paqes
Rruga 1 Nr 228
Shkup, 91000SHKUP

Isa Nuhija ..

Mektebi Bekke Mektebi Bekke
Çairçanka
Shkup

Pejgamberi a.s. ka thënë: “Më i miri prej jush është ai i cili mëson Kur’an dhe ia mëson

Hadithet e Buhariut Hadithet e Buhariut
Shkup

Hadithet e Buhariut

Xhamia " Isa Beu " - Shkup Xhamia " Isa Beu " - Shkup
Shkup, 1000

Xhami e vjetër në qendër të Shkupit.

Klubi "Etika e Besimtares" Klubi "Etika e Besimtares"
Shkup, 1000

Ngritja e vetëdijes edukativo-arsimore dhe fetare tek qytetarët

Xhamia Omer ibn Abdul Aziz -HasanBeg Xhamia Omer ibn Abdul Aziz -HasanBeg
RR 20 NR 3
Shkup

https://www.facebook.com/Xhamia-e-III-Hasanbeg-Kamenik