Vlera e 10 ditëve të para të muajit Dhul Hixhe
Është pyetur shejh el-islam Ibn Tejmije për dhjetë ditët e muajit Dhul-hixhe dhe dhjetë netët e fundit të muajit të Ramazanit, se cilat prej tyre janë më të vlefshme tek Allahu.
Ai është përgjigjur:
"Dhjetë ditët e muajit Dhul-hixhe janë më të vlefshme se sa dhjetë ditët e fundit të muajit të Ramazanit, ndërsa dhjetë netët e muajit të Ramazanit janë më të vlefshme se sa dhjetë netët e muajit Dhul-hixhe."
Të nderuar vëllezer dhe motra, t'i shfrytëzojmë këto ditë sa më shumë në kryerjen e veprave të mira dhe të largohemi prej mëkateve. Veprat e mira që duhet t'i veprojë besimtari janë:
1. Pendimi i sinqertë tek Allahu.
2. Kërkimi i faljes prej njëri tjetrit.
3. Respektimi i lidhjes farefisnore.
4. T'ia falim personit që na ka bërë padrejtësi për hirë të Allahut.
5. Të agjërojmë nafile.
6. Të lexojmë Kur'an sa më shumë (të bëjmë së paku një hatme në këto ditë).
7. Të ngrihemi, natën të falim namaz nate sa më shumë.
8. Të japim sadaka sa më shumë.
9. Të therrim kurban (për ata që kanë mundësi).
10. Të bëjnë haxhin ata që kanë mundësi.
Vepra e mirë gjatë këtyre ditëve shpërblehet tek All-llahu më shumë se sa xhihadi në rrugë të Tij. Allahu na e mundësoftë që t'i shfrytëzojmë këto ditë në kryerjen e veprave të mira.
Amin
Mektebi Bekke
Pejgamberi a.s. ka thënë: “Më i miri prej jush është ai i cili mëson Kur’an dhe ia mëson atë dikujt.”
-Transmeton Buhariu
Operating as usual
Vlera e muajit Dhul Hixhe:
Tani jemi në prag të muajit Dhul Hixhe, muaj madhështor i cili në vete përmban shumë begati e merita dhe adhurime të llojllojshme. Dhjetë ditët e para të këtij muaji Allahu i theksoi në Kuran duke thënë: “Betohem për muzgun e agimit dhe për dhjetë netët (e para të muajit Dhul Hixhe)“ .
Fexhër 1-2.
Imam Buhari, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij shënon një hadith prej Ibën Abasit, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Profeti, sal-allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Nuk ka vepër më të vlerësuar dhe me sevap më të madh, sesa një vepër e mirë që bëhet gjatë dhjetë ditëve të Dhul Hixhes”. Dikush e pyeti: “As pjesëmarrja në xhihad?!” Profeti, sal-allahu alejhi ue selem, u përgjigj:”As pjesëmarrja në xhihad, përveç një burri i cili del me veten dhe pasurinë e tij dhe nuk kthehet me asnjërën”.
Në një transmetim tjetër: “Nuk ka ditë ku veprat e mira janë më të dashura tek Zoti, sesa këto dhjetë ditë”. Shokët e tij, të çuditur e pyetën: “Edhe se pjesëmarrja në xhihad, o i dërguar i Allahut?!” Profeti, sal-allahu alejhi ue selem, ua ktheu: “Përveç një burri i cili ka dalë me veten dhe pasurinë e tij dhe nuk kthehet me asnjërën”.
Këto dy hadithe, janë tregues se dhjetë ditët e Dhul Hixhes, janë ditët më të mira të vitit pa përjashtim, madje janë më të mira edhe se dhjetë ditët e fundit të ramazanit. Por, dhjetë netët e fundit të ramazanit janë më të mira, pasi në to gjendet nata e Kadrit e cila është më e mirë se njëmijë muaj. Kështu, kuptohen më mirë hadithet dhe vlerat e secilit sezon.
Poashtu hadithet na mësojnë se veprat që kryhen në dhjetë ditët e para të këtij muaji janë më të dashura tek Allahu se sa veprat e ditëve të tjera të çdo muaji, dhe se këto ditë janë më të mira se lufta në rrugë të Allahut, duke e bërë përjashtim këtu luftën në të cilën burri del me veten dhe me pasurinë e tij dhe nuk kthehet me asnjërën. I vetmi ky lloj i luftës në rrugë të Allahut është më me vlerë se sa dhjetë ditët e para të muajit Dhul Hixhe.
Na gëzoi shumë nisma e organizuar nga "Edu Lingua" së bashku me "Komunën e Çairit" të cilët na bashkangjitën edhe neve që të jemi pjes e këtij aktiviteti bamirës dedikuar jetimores së Çairit.
Thotë Muhamedi alejhiselam:
” Unë dhe ai që përkujdeset për jetimin, jemi në xhenet kështu (bëri me shenjë me dy gishtrinjët, gishtin tregues dhe gishtin e mesëm), dhe i hapi ata.”
Falënderimi i takon Allahut për çdo mirësi,
Kaluam çaste mbreslënëse dhe të paharruara gjatë këtyre dhjetë netëve të fundit në Mektebin Bekke ku patëm nderin të na udheheqin në namaz nxënësit tanë: Fisnik Mustafa,Aljan Livooreka,Furkan Mani,Shehid & Shuajb Alimi dhe Muhamed Aliti të cilët na bëjnë krenarë,nuk munguan as këshillat e arta nga Hoxha i nderuar Ismet Sherifi,andaj sonte në shenjë falënderimi ata u dekoruan me mirënjohje nga Hoxha.
Allahu i ruajt hafizat e ardhshëm e ua lehtësoftë rrugën e dijes.Amin
Një iftar modest në Mektebin Bekke.
Surah El-Isra 44
Allahu na mundësoftë që të dalim me mëkate të falura nga ky muaj i bekuar!
Bëje alarmin dhe zgjohu për namaz të sabahut!
Pajgamberi i Allahut aljehim selam ka thënë:"Dy rekatet e (sunetit) të sabahut janë më të vlefshme sesa e gjithë dunja dhe çka ka në të"
Vlera e dhikrit
Autori: Ibn Tejmije Allahu e meshiroftë
Libri:"Fjala e Bukur"
InshaAllah do të fillojmë me postimet e dhikreve nga libri i Dijetarit Ibn Tejmije!
Shpërndaje që të përfitojnë edhe të tjerët!
Muhamedi ﷺ ka thënë :
" Njerëzit më afër meje Ditën e gjykimit do te jenë ata që më dërgojnë më së shumti selavate"
RËNDËSIA E SUNETIT NË JETËN E MUSLIMANIT !
Mbushe librin tënd me vepra të mira!
Click here to claim your Sponsored Listing.
Videos (show all)
Location
Category
Website
Address
Shkup
Shkup, 1000
Ngritja e vetëdijes edukativo-arsimore dhe fetare tek qytetarët
RR 20 NR 3
Shkup
https://www.facebook.com/Xhamia-e-III-Hasanbeg-Kamenik