17/02/2025
Vetë vullneti dhe pasioni për këtë profesion i shtyjnë nxënësit e klasës III-4 drejt realizimit të këtyre aktiviteteve dentare. Atmosfera e klasës reflekton seriozitetin dhe përkushtimin e tyre ndaj teknikës dentare, ndërsa puna në grup dhe përqendrimi i tyre dëshmojnë rëndësinë e përgatitjes praktike në këtë fushë. Përmes bashkëpunimit dhe angazhimit të vazhdueshëm, ata po ndërtojnë themelet për një karrierë të suksesshme në këtë profesion.
15/01/2025
L A J M Ë R I M
📣 Informohet të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit, se nga 20.01.2025(e hënë) do të fillon gjysmëvjetori i dytë për vitin shkollor 2024/25 me prezencë fizike.
📣 Vitet e para dhe të treta janë në ndërrimin e pasdites prej ora 13.30, ndërsa vitet e dyta dhe të katërta në ndërrimin e paradites prej ora 07:30.
📣 Drejtoria dhe stafi i shkollës ju dëshiron shëndet, fillim të mbarë dhe vit të suksesshëm mësimor! 🖊📖
22/12/2024
Gjatë javës së dytë të mobilitetit në Shkup, me pjesëmarrjen e mysafirëve nga Rumania, Polonia dhe Turqia, kemi pasur një përvojë të pasur me aktivitete, bashkëpunime dhe shkëmbim kulturor. Ky mobilitet na mundësoi të ndërtojmë ura të reja miqësie, të ndanim përvoja dhe të mësonim nga njëri-tjetri, duke forcuar ndjenjën e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Java u përmbyll me një ceremoni të veçantë, ku të gjithë pjesëmarrësit morën certifikatat për angazhimin dhe pjesëmarrjen e tyre. Këto certifikata simbolizojnë jo vetëm suksesin e aktiviteteve të zhvilluara, por edhe përkushtimin e të gjithëve për promovimin e vlerave të përbashkëta dhe zhvillimin e aftësive të reja.
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit dhe organizatorët për një javë frymëzuese dhe plot energji pozitive. Presim me padurim bashkëpunimet e ardhshme dhe vazhdimin e kësaj fryme të shkëlqyer ndërkombëtare!
19/12/2024
Urime 21 Dhjetori dita e mësimit në gjuhën Turke🇹🇷
19/12/2024
Mësimdhënësit e shkollës sonë morën pjesë në eventin rajonal të mbajtur më 18 dhjetor 2024, në Hotel Aleksandar Palace, Shkup, i organizuar në kuadër të projektit “Sigurimi i cilësisë për punën e koordinatorëve për të mësuarit përmes punës”.
Ngjarja, e moderuar nga Ardijana Palloshi, përfshiu prezantime nga figura të rëndësishme si Ambasadori i Austrisë, dhe ekspertë të projektit. Fokus i veçantë iu kushtua organizimit efektiv të të mësuarit përmes punës, kritereve të cilësisë dhe bashkëpunimit shkollë-biznese
Jemi krenarë që stafi ynë merr pjesë aktive në iniciativa të tilla që synojnë avancimin e arsimit profesional!
18/12/2024
📣 Mësimdhënsit më të sukseshëm të shkollave të mesme të Qytetit të Shkupit
🏢Kryetarja Qytetit të Shkupit, sot u shpërndau mirënjohje mësimdhënësve më të suksesshëm të 23 shkollave të mesme të Qytetit të Shkupit. Ky veprim është një arritje e jashtëzakonshme dhe tregon përkushtimi e saj ndaj arsimit dhe nxënësve.
👔 Nga shkolla jonë si propozim u zgjodh Profesorë Zenafer Bajmak - mësimdhënës i matematikësë, ku sot zyrëtarisht mori mirënjohje nga Kryetarja e Qytetit të Shkupit.
📚 Kjo njohje është një testament i jashtëzakonshëm i përkushtimit dhe profesionalizmit të tij ndër vite. Karkteristikat e tij kanë qenë përkushtimi i palëkundur në arsim, ambicia dhe inovacioni në profesionin e shenjtë të çëmuar dhe të shtrenjtë.
🙎♂️ Një njohje e tillë është shumë e merituar dhe një frymëzim për të gjithë komunitetin arsimor. Respekt dhe mirënjohje për një model kaq të shkëlqyer në edukim!
Urime, shëndet dhe shumë suksese në jetën profesionale!
28/11/2024
🇦🇱 ME RASTIN E FESTAVE TË NËNTORIT 🇦🇱
Festat që këtë muaj i festojmë na përkujtojnë luftërat dhe gjakderdhjen plot dhimbje dhe njerëz që dhanë jetën për vatan.
Festa e Nëntorit na ngjallë besnikërin, unitetin, qëndresën dhe krenarin për kombin tonë shqiptarë.
Drejtoria e shkollës, stafi i mësimdhënësve dhe nxënësit e kësaj shkolle ua uron Festën e Flamurit të gjithë dashamirëve.
🇦🇱Urime 28 Nëntori Dita e Flamurit 🇦🇱
22/11/2024
Urime 22 Nëntori Dita e Alfabetit!
15/11/2024
Përmbyllja e Javës së Mobilitetit në Erasmus+ 🇪🇺në Rumani 🇷🇴
Java e Mobilitetit në kuadër të programit Erasmus+ në Rumani u përmbyll me sukses, duke lënë pas një javë të mbushur me aktivitete, përvoja dhe frymëzim për të ardhmen. Gjatë këtyre ditëve, pjesëmarrësit patën mundësinë të angazhohen në punëtori interaktive, shkëmbim kulturor dhe bashkëpunime ndërkombëtare, duke ndërtuar ura miqësie dhe profesionalizmi që do të zgjasin përtej këtij programi.
Ceremonia përfundimtare u shënua nga një atmosferë festive dhe mirënjohje për të gjithë ata që kontribuan në suksesin e programit. Gjatë ceremonisë, u organizua ndarja e certifikatave të pjesëmarrjes, duke vlerësuar përkushtimin dhe angazhimin e çdo pjesëmarrësi. Certifikatat u shpërndanë nga organizatorët dhe përfaqësuesit vendas, të cilët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për rritjen personale dhe profesionale.
Kjo javë mobiliteti nuk ishte thjesht një eksperiencë edukative, por edhe një udhëtim drejt diversitetit kulturor, dialogut të hapur dhe një frymë të re bashkëpunimi ndërmjet shteteve dhe institucioneve. Me përfundimin e këtij kapitulli, pjesëmarrësit kthehen në vendet e tyre me njohuri të reja, përvoja unike dhe një vizion më të gjerë për mundësitë që ofron Erasmus+.
Rumani, faleminderit për mikpritjen!
13/11/2024
Nxënësit e klasës lll-4 Teknikë i Dhëmbëve ka realizuar një aktivitet kreativ në shkollë, duke krijuar një mural të detajuar që pasqyron punën tonë profesionale. Ky mural, i cili tregon duar duke punuar me kujdes mbi një dhëmb, simbolizon përkushtimin dhe saktësinë që kërkon profesioni ynë. Ky projekt na dha mundësinë të punojmë së bashku dhe të shfaqim kreativitetin tonë në një mënyrë unike dhe të veçantë.
11/11/2024
Nga data 11-15 Nëntor mobilitet pesëditorë, tre profesorët tanë të shkollës "Cvetan Dimov" - Semiha Lama, Mehmed Arif dhe Besir Shabani së bashku me nxënësit Benu Shahin, Kanita Asani, Zana Rexhepi dhe Dea Bajrami, po qëndrojnë në Romani 🇷🇴 në shkollën (Liceul Teoretic Ion Gh.Rosca, OSICA DE SUS)-Craiova, në kuadër të programeve të mobilitetit “ERASMUS+ ENVIRONMENTAL SUSTAINBILITY FOR STEM” në partneritet me shkolla nga Polonia, Romani dhe Turqia.
Projekte të programës ERASMUS+ 🇪🇺 realizohen për herë të parë në shkollën tonë.
05/11/2024
PRANIMI I DEKORATAVE PËR NXËNËSEN MË TË MIRË TË SHMQSH “CVETAN DIMOV”
Në kuadër të manifestimit tradicional “Në gjurmët e më të mirëve,” organizuar nga Forumi Rinor Islam për të 24-tin vit radhazi, në Teatrin Ndërkombëtar Maqedonas të Shkupit, u nderuan nxënësit dhe studentët më të dalluar nga mbarë vendi për arritjet e tyre të shkëlqyera akademike.
Si përfaqësuese e shkollës sonë, nxënësja Vlerona Mustafa nga klasa IV-1 pranoi dekoratën e veçantë për përkushtimin dhe suksesin e saj, me një mesatare të shkëlqyer prej 5.00. Ky çmim vlerëson përpjekjet e palodhura të Vleronës, e cila ka treguar përkushtim të madh në rrugëtimin e saj akademik, duke u shndërruar në një model frymëzues për bashkëmoshatarët e saj dhe një krenari të vërtetë për shkollën tonë.
Ceremonia e pranimit të dekoratave ishte një moment i veçantë për të gjithë të pranishmit, duke përforcuar mesazhin për rëndësinë e dijes dhe përkushtimit të të rinjve ndaj arritjeve të larta.
Ne, si ShMQSH “Cvetan Dimov,” jemi krenarë që nxënësja jonë, Vlerona Mustafa, ka pranuar këtë çmim të merituar dhe i urojmë suksese të mëtejshme në çdo hap të jetës së saj.🌼
Shkup, 4 nëntor 2024