SHFK: "Nuri Mazari" - Dollogozhde

SHFK: "Nuri Mazari" - Dollogozhde

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from SHFK: "Nuri Mazari" - Dollogozhde, Elementary School, Струга, Северна Македонија, Ohrid.

Operating as usual

Photos from SHFK: "Nuri Mazari" - Dollogozhde's post 22/09/2023

🎯Më datë 20.09.2023 nxënësit e ShFK"Nuri Mazari" morën pjesë në aktivitete sportive organizuar nga organizata joqeveritare Centre for Common Ground nga Shkupi si pjese e projektit "Ndërtojme komunitete rezistente dhe inkluzive".

👫Qëllimi i këtij aktiviteti ishte bashkimi i të rinjëve,shoqërimi dhe argëtimi mes tyre.

🏆Donacion nga ky projekt na u dhuruan disa mjete mësimore sportive për lëndën e Arsimit Fizik dhe Shëndetësor.

➡️Aktiviteti në fjalë u realizua në ambientet e ShFK "Vëllezërit Milladinov"-Strugë ku morën pjesë këto shkolla:
ShFK "Nuri Mazari"-Dollogozhdë
ShFK "Vëllezërit Milladinov"-Strugë
ShFK "Orhan Xhemaili"-Tatesh
ShFK "Josip Bros Tito"-Strugë

🍀Falenderojmë organizatorët që mundësuan të jemi pjesë e këtij projekti,veçanërisht z.Nderim Nagavci dhe mësimdhënësin e lëndës së Arsimit Fizik dhe Shëndetësor z.Arsllan Mena që u kujdes për përgatitjen e nxënësve për këto aktivitete.

☀️🌈MENDJE E SHËNDOSHË ,NË TRUP TË SHËNDOSHË" !

Photos from SHFK: "Nuri Mazari" - Dollogozhde's post 04/09/2023

Fëmijët janë lule të ndryshme nga i njejti kopësht!🌹🌺💐🌸🌻🌼
Ndërsa mësuesi duhet t'i ushqejë ato njësoj dhe pa dallim, çdo ditë me:Dashuri,kujdes,buzëqeshje,mirësjellje dhe respekt!
Dita e parë e shkollës në SHFP "Bajram Hasani "-Pohum(01.09.2023)
"Mësuesi gjithmonë mbetet një kujtim për nxënësit!Bëhu kujtimi më i bukur për to "!

(Të lumtë për kreativitetin dhe përkushtimin tënd plot zell , mësuese Drilona Kurtishi!)👏👏🌹

Photos from SHFK: "Nuri Mazari" - Dollogozhde's post 01/09/2023

NJË MËSUES SHTRËNGON NJË DORË,HAP NJË MENDJE,PREK NJË ZEMËR!❤

Ju dashuria më e madhe e kësaj bote,sot ne oren 13:00 perderisa do kaperceni pragun e portes se shkolles deshiroj me gjithe shpirt te merrni me vete tërë entuziazmin dhe fantazinë tuaj.
Me to te ngjyrosni bangen ku do te uleni per here te pare.
Nuk ka rendesi nese jeni pak të frikesuar e të ndrojtur,,ju kuptojme -eshte e bukur dhe kjo ndjenje,me besoni!
Lutemi te ndieni kenaqesine e shkumesit mbi tabele,nuk ka rendesi nese beni gabime.
Uroj qe derisa të shfletoni , fletet e abetares te ndieni mrekulline dhe magjine e shkronjave.
Ju pasuria jonë më e madhe,,uroj te arrini ta shkruani emrin tuaj sakte ,brenda vijave por edhe nëse dilni nga nga vijat, nuk eshte ndonje gabim i madh!
Mbi te gjitha ne duam qetesine dhe paqen tuaj!😘💖Suksese ju zogj e flutura shumëngjyrëshe.!🤗😘

Per te gjithe ju vocrrake,gezuar diten e pare te shkolles ,paçi nje vit te mbare,qofshi te rrethuar nga mesues qe ju shohin ne drite te syrit ashtu siç prinderit ju percjellin drejt tyre!💖😇
Gëzuar 1 Shtatori !💐

31/08/2023

Sot më datë 31.08.2023 në Sallën e Këshillit të Komunës së Strugës u mbajt takim me Këshilltarët e BZHA-së(Biroja për Zhvillimin e Arsimit ) z.Bashkim Mislimi ,z.Subi Ajro dhe këshilltaren Mare Saveska Bojçeska.Në këtë takim me të gjithë drejtorët e shkollave fillore të Komunës së Strugës,u diskutua për konceptin e ri te klasët e Vl,konkretisht për lëndët Histori dhe Shoqëri dhe lëndën Arsim Teknik dhe Informatik dhe poashtu u diskutua edhe për shumë çështje të tjera rreth konceptit te ri tek klasët e ulta(grupi klasor).
Ky takim ishte mjaft efikas dhe i dobishëm ku në mënyrë profesionale këshilltarët dhanë udhëzime dhe sqaruan shumë çështje.
Për organizimin e këtij takimi u kujdes Festa Fazliu (përgjegjëse për sektorin e arsimit në Komunën e Strugës).

"Bashkëpunimi është çelësi për të arritur më lehtë deri tek suksesi"!👏

30/08/2023

🔔LAJMËRIM🔔

📚Të dashur nxênës,të nderuar prindër dhe të respektuar mësimdhënës! Ju informojmë se viti i ri shkollor fillon më datë 01.09.2023(e Premte).

📚Në SHFK "Nuri Mazari"-Dollogozhdë dhe SHFK "EKREM JAKUPI"-Koroshishtë,mësimi do të fillojë në ora 7.30 për ciklin lëndor(VI-IX)ndërsa në ora 13.15 për ciklin klasor (I-V)

📚Në SHFP "Aki Dika"-Livadhi mësimi do të zhvillohet vetëm në ndërrimin e parë me fillim në ora 7.30

📚Ndërsa në SHFP "Rexhep Fejza"-Zhepin dhe SHFP "Bajram Hasani"-Pohum mësimi do të fillojë në ora 8.00

Pritja e nxënësve të klasës së parë (të shoqëruar nga prindërit e tyre do të bëhet me fillim në ora 12.30 ku do t'i mirëpresin mësuesit e tyre.

💼Të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve ju urojmë shëndet,një vit të mbarë shkollorë dhe hapërofshin me hapa drejt majave të suksesit!📚🍀💟

Me respekt,
Drejtor:Alije Arsllani

Photos from SHFK: "Nuri Mazari" - Dollogozhde's post 14/08/2023

📚Viti i ri akademik 2023/2024 do të na gjejë më të pergatitur.

📚Motivimi dhe vullneti i nxënësve dhe mësimdhënësve do jetë në nivelin e duhur.

📚Ora mësimore në Shkencat Natyrore(Gjeografi,Histori) do jetë më efektive dhe suksesi nuk do të mungojë.

🍀Falenderojmë ministrin e Arsimit dhe Shkencës z.Jeton Shaqiri që ështē i gatshëm gjithmonë për bashkëpunim dhe na ofron mundësi të reja.👏

19/12/2022

🔔VËMENDJE🔔

29/11/2022

🔔VËMENDJE🔔
Këtë Nëntor të bukur festash e përmbyllim me monodramën "Adem Jashari" interpretuar nga aktori i mirënjohur me vlera të mirëfillta artistike,Pajazit Murtishi.
Ju mirëpresim nesër më datë 30.11.2022 (e Merkurë) me fillim në ora 16:00 në lokalet e Shfk "Nuri Mazari"!🇦🇱🇦🇱🇦🇱🎉🔥

25/11/2022

Të festojmë bashkë! 🇦🇱

Photos from SHFK: "Nuri Mazari" - Dollogozhde's post 10/11/2022

04.11.2022 në Shfk "Nuri Mazari"-Dollogozhdë,u vendos gurëthemeli i sallës së sportit,projekt ky i realizuar nga MASH(Ministria e Arsimit dhe Shkencës)me vlerë prej 24 milion denarë.
Falenderojmë ministrin e Arsimit dhe Shkencës z.Jeton Shaqiri i cili me punën e tij të palodhshme,i përkushtuar maksimalisht mundohet t'i realizojë premtimet e dhëna.
Falenderojmë Kryetarin e Komunës së Strugës z.Ramis Merko,që gjithmonë kur është e nevojshme ndodhet pranë nesh!
Ëndrra e kahmotshme e nxënësve të Shfk "Nuri Mazari"dhe e rinisë Dollogozhdarepo behet realitet.👏💟

03/11/2022

Ju mirëpresim !🥰

Photos from SHFK: "Nuri Mazari" - Dollogozhde's post 15/10/2022

Shfk "Nuri Mazari"-Dollogozhdë dhe Drejtoresha e shkollës znj.Alije Arsllani,falenderojnë perzemërsisht donatorin Gzim Dervishi i cili solli në shkollën tonë një piano dhe një TV.Gzim Dervishi edhepse jeton dhe vepron në Zvicër ai gjithmonë është i gatshëm të kontribojë për vendlindjen dhe shkollen në të cilën ai ka mësuar.Respekt!

14/10/2022

14.10.2022
Sot në garat Komunale ne Volejboll që u mbajtën në Strugë, Shfk "Aki Dika"-Livadhi arriti në finale ku zuri vendin e parë.I gjithë ky sukses falë përkushtimit maksimal dhe punës së palodhshme të Prof.Agron Ziba dhe energjisë pozitive të nxënësve.Arsimtarit të lëndës së Arsimit Fizik dhe Shëndetësorë zAgron Ziba dhe nxënësve ju urojmë suksese të mëtutjeshme në sfidat e rradhës!
Forca djema,në garat Regjionale....!👏👊

Photos from SHFK: "Nuri Mazari" - Dollogozhde's post 06/10/2022

15.09.2022
Bashkë me stafin pedagogjik te Shfk "Nuri Mazari"-Dollogozhdë,kisha nderin dhe kënaqësinë të mirëpres Konsullin e përgjithshëm të Republikës së Kosovës me seli në Strugë,z.Agim Krasniqi.Atë e mirëpritën me shumë buzëqeshje dhe dashuri edhe nxënësit e shkollës sonë të cilët ishin të veshur me veshje kombëtare.
Biseda me z.Agim Krasniqi ishte e ngrohtë dhe vëllazërore ku u këmbyen ide dhe përvoja nga më të ndryshmet e sidomos ato qe kanë të bëjnë me çështjen e arsimit.
Dyert e shkollës sonë janë gjithmonë të hapura për njerëz qëllimmirë me ideale te larta.💟

04/09/2022

Tring zilja,tring zilja-zilja tingëllon !🔔💼📚✏

Photos from SHFK: "Nuri Mazari" - Dollogozhde's post 04/09/2022

Më shumë dashuri,më shumë buzëqeshje,më shumë kujdes për pasurinë më të çmuar që kemi!Qoftë një fillim i mbarë në rrugëtimin e dijes!
Suksese pafund për të gjithë fëmijët e botës!
ZOT BEKOI!💟💫😇💐(01.09.2022)

Faleminderit për mbështetjen dhe punën e shkëlqyer br._decoration,faleminderit nga zemra Blerona dhe Blerina Rizai!💞💫👏
Me respekt,
Drejtoreshë:Alije Arsllani

31/08/2022

🔔LAJMËRIM🔔

📚Të dashur nxënës,të nderuar prindër dhe të respektuar mësimdhënës!Ju informojmë se viti i ri shkollor fillon më 01.09.2022(E Enjte).

📚Në Shfk "Nuri Mazari" -Dollogozhdë dhe Shfp "Ekrem Jakupi"-Koroshishtë ,mësimi do të fillojë në ora 7:30 për ciklin lëndor(VI-IX) ndërsa në ora 13:15 për ciklin klasor(I-V).

📚Në Shfp "Aki Dika"-Livadhi mësimi do të zhillohet vetëm në ndërrimin e parë me fillim në ora 7:30.

📚Ndërsa në Shfp "Rexhep Fejza" -Zhepin dhe Shfp "Bajram Hasani"-Pohum ,mësimi do të fillojë nga ora 8:00.

💼Pritja e nxënësve fillestarë të klasës së parë(të shoqëruar nga prindërit e tyre),do të bëhet në mënyrë të organizuar solemne me fillim në ora 12:30 ku do të priten nga mësueset e tyre në oborrin e shkollës.🎈🎉

✏Të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve ju urojmë shëndet, një vit të mbarë shkollor dhe të hapërojnë me hapa drejt suksesit!💐💟

Me respekt,
Drejtoreshë:Alije Arsllani

Photos from SHFK: "Nuri Mazari" - Dollogozhde's post 29/08/2022

Parapërgatitje për një fillim të suksesshëm shkollor 2022/2023.
Ju faleminderit donatorëve dhe vullnetarëve për ndihmën e ofruar në të mirë të shkollës dhe nxënësve! Respekte për të gjithë!👏👏👏
z.Festim Alasani
z.Nehat Lloga
z.Arsim Lloga
Genc Komerc
z.Goni Dalipi

Photos from SHFK: "Nuri Mazari" - Dollogozhde's post 25/08/2022

♦️Rezultat i realizimit të projekteve për një vazhdimësi te qëndrueshme dhe avancim në mësimdhënie.
♦️Mjete dhe vegla për një orë mësimore më të suksesshme.🧲📐⚖🔬
♦️Shfk "Nuri Mazari" falenderon për bashkëpunimin dhe investimin e dhënë Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe ministrin e Arsimit z.Jeton Shaqiri!👏

Photos from SHFK: "Nuri Mazari" - Dollogozhde's post 30/06/2022

Për ata që nuk e ndalën ecjen e qëllimin e kishin të lartë,ata që nuk u lodhën kurre e gjithmonë dhanë më të mirën...për shkollen,për arsimimin dhe edukimin e gjeneratave te reja!
Me pak fjalë e emocione plot,sot në Mbledbjen e Këshillit Arsimorë të Shfk "Nuri Mazari"-Dollogozhdë,në emrin tim personal dhe në emër të të gjithë stafit pedagogjik nderuam e uruam pensionimin e Sekretarit të shkollës sonë z.Ramiz Xhila i cili dha kontributin e tij 40 vjeçar për këtë shkollë,i gatshëm për çdo sfidë dhe betejë!
Me respektin më të madh nderuam dhe i shpërblyem me mirënjohje edhe disa punonjës të tjerë të cilët këtë vit i percollem ne pension si:
z.Xhevat Zhaku-Matematicient
z.Hasan Isko-Prof.iGjuhës dhe Letërsisë Shqipe
znj.Firdes Kaliqi-Mesimdhënëse e grupit klasorë dhe
z.Olloman Seferi-Mjeshtër shtepiak.
Ish*t shtylla eshkollës,e mbajtët fort atë!
Zoti ju nderoftë!❤💐

(30.06.2022-E Enjte)

Photos from SHFK: "Nuri Mazari" - Dollogozhde's post 16/06/2022

Samira Ziba-Nxënësja më e mirë e gjeneratës në Shfk "Nuri Mazari"!Suksesin paç shoqërues në rrugëtimin tënd të jetës!Urime Samira,u bëfsh krenaria e familjes dhe mbarë shoqërisë!👏💟

Photos from SHFK: "Nuri Mazari" - Dollogozhde's post 13/06/2022

LETËR PËRSHËNDETËSE NGA DREJTORIA E SHFK "NURI MAZARI"
Te nderuar prindër...!💟

"Arsimimi është një dhuratë që askush nuk mund të ta marrë!"(proverbë Amerikane)

Sot fëmijët tuaj,nxënësit tanë të klasëve të IX-ta e përfundojnë një pjesë të rrugëtimit të tyre në jetë!Shkolla fillore për ta ka qenë shtëpi e dytë,sepse në të kanë kaluar pjesën më të madhe te ditës,gati tërë javën dhe shumë muaj në vit...
Për fëmijët shkolla ndonjëhere mund të jetë e vështirë,e mërzitshme dhe irituese.
Por dijeni se do t'ju mungojë kur ta përfundojnë atë.
Të nderuar prindër,për në fund duam t'ju falenderojmë për përkrahjen,respektin dhe ndihmën që na keni dhuruar në këtë kapitull të jetës së fëmijëve tuaj.
Të gjithë ne arsimtarët e shkollës,fëmijëve tuaj ju dëshirojmë suksese në shkollë të mesme,por edhe më lart,gjithashtu shëndet,qetësi dhe lumturi në jetën e tyre!
Ju faleminderit!

Me respekt,Drejtor:
Alije Arsllani

13.06.2022

Photos from SHFK: "Nuri Mazari" - Dollogozhde's post 07/06/2022

Patronati i SHFK "Ekrem Jakupi",fshati Koroshishtë-Strugë!💞

13/05/2022

Në emër të drejtoreshës së Shfk "Nuri Mazari"z.Alije Arsllani dhe ne emer te kolektivit të Shfk "Aki Dika"-Livadhi ,falenderojmë donatorin z.Iqmet Mahmudin nga fshati Ladorishtë për aparatin e sjellur nga Zvicra që ofroi për shkollën tonë,me iniciativë nga arsimtari i informatikës.z.Rifat Z.
Respekte!

Photos from SHFK: "Nuri Mazari" - Dollogozhde's post 11/05/2022

❤📚🖍

28/04/2022

LAJMËRIM
Të nderuar prindër!Të dashur nxënës të Shfk "Nuri Mazari"-Dollogozhdë,pas një pauze te gjatë shkëputjeje nga procesi eduakativo-arsimorë për shkak të grevës nga ana e mësimdhënësve,ju informojmë se nga dita e nesërme më datë 29.04.2022(e Premte) nxënësit sërish u kthehen bangave shkollore.Greva qëndron në qetësi për 10 ditet ne vazhdim derisa MASH dhe SASHK-u të gjejnë një gjuhë të përbashkët marrëveshjeje brenda kësaj periudhe kohore.
Nxënës,shkolla ju mirëpret krahëhapur!Suksese në rrugëtimin e dijes!

Me dashuri dhe respekt,
U,d Drejtor:Alije Arsllani

20/04/2022

👏👏

10/04/2022

LAJMERIM
Lajmërohen të gjithë mësimdhënësit të punësuar në SHFK "Nuri Mazari"-Dollogozhdë si dhe te punësuarit në shkollat periferike në kuadër të kësaj shkolle që nga dita e nesërme 11.04.2022(E Hënë),të pranojnë nxënësit në shkollë dhe të organizojnë proçesin edukativo-arsimor në mënyrë të rregullt!
Ndërsa çeshtja e grevës së paraparë nga udheheqësia e Sindikatit për Arsim dhe Kulturë për rritje të pagave mbetet një çështje që duhet zgjidhur mes Qeverisë dhe SASHK-ut.
Sipas rregullave juridike në këtë fushë duhet mbrojtur interesat e nxënësve në përputhje me ligjin për shkollat fillore.

Me respekt,Udhëheqësia e
Shfk "Nuri Mazari"-Dollogozhdë!

01/04/2022

Të dashur nxënēs, të nderuar prindër!Në emër të udhëheqësisë së shkollës dhe nê emër të kolektivit ju urojmë Muajin e Bekuar të Ramazanit ! Le të përpiqemi t'i mbajmë qëllimet tona të pastra si uji që shijojmë për iftar dhe veprimet tona të ëmbla si hurmat me të cilat e prishim agjerimin !

Photos from SHFK: "Nuri Mazari" - Dollogozhde's post 22/03/2022

Më datë 19.03.2022 u mbajtën garat komunale në Gjuhën Angleze të organizuara nga ELTAM në shkollën fillore "Hristo Uzunov"-Ohër.
Nga shkolla jonë, morën pjesë nxënësit e poshtëpërmendur dhe u ranguan në këto pozicione:

Tahir Veliu - klasa e V-të " Rexhep Fejza"- Zhepin
Alina Koxhaxhiku - klasa e VI-të "Nuri Mazari" - Dollogozhdë
Arijon Dauti - klasa e VII-të " Nuri Nazari"-Dollogozhdë.
Elidon Dani - klasa e VIII-të " Nuri Mazari"- Dollogozhdë
Sajmir Zhaku - klasa e IX-të " Nuri Mazari" - Dollogozhde.

Suksese në garat regjionale!

Photos from SHFK: "Nuri Mazari" - Dollogozhde's post 22/03/2022

Falenderojmë donatorët për bangat !Bota ka ende njerëz të mirë që kontribuojnë për arsimin. Respekte!👏💐

Photos from SHFK: "Nuri Mazari" - Dollogozhde's post 14/03/2022

Sot më datë 14.03.2022 u mbajtën garat Regjionale ne futboll me djemtë,ku morën pjesë katër ekipe.Shfk"Nuri Mazari"-Dollogozhdë bashke me shkollat periferike "Aki Dika"-Livadhi dhe "Ekrem Jakupi"-Koroshishte u shpërblyen me vendin e dytë.Djemve dhe mësimdhënësve ju urojmë shendet dhe suksese te panumërta në të ardhmen.Një falenderim i veçantë shkon per kolegët e Gostivarit për mikpritjen dhe organizimin e shkëlqyer!

09/03/2022

Kënga "O mësues i dashur"- kori i shfk "Nuri Mazari"-Dollogozhdë nën drejtim të Prof.Nderim Shemshedini👏

09/03/2022

Atdhe,më je i dashur sa më s'ka...! 👏

08/03/2022

Nënë,ti je Parajsa mbi Tokë!
Gëzuar "8 Marsin" të gjitha nënave kudo në botë!

08/03/2022

E mira që s'ka fund quhet NËNË !❤💐

Photos from SHFK: "Nuri Mazari" - Dollogozhde's post 08/03/2022

Të dashur mësimdhënës,ju arkitekt të kombit dhe njerëzimit...Sot është dita juaj,andaj nga thellësia e zemrës pranoni urimet më të sinqerta,për dashurinë,dëshirën dhe mundin e shkrirë në ndriçimin e së ardhmes...edukimin,arsimimin dhe formësimin e gjeneratave të reja!
Djersa dhe buzëqeshjet tuaja qofshin të shpërblyera.
MESUES,KURRE NUK DO MUNDEMI T'JU FALENDEROJME MJAFTUESHEM! GEZUAR "7 MARSIN"!❤💐

Photos from SHFK: "Nuri Mazari" - Dollogozhde's post 02/03/2022

Shkolla ku dituria dhe arti gërshetohen mes vete!Atmosferë festash ne shfk "Nuri Mazari"-Dollogozhdë!💐

18/02/2022

Arsimi është arma më e fuqishme për të ndryshuar botën.Fëmijët janë bota,janë e ardhmja e ndritur e vendit tone.Ata jane kampion!

Photos from SHFK: "Nuri Mazari" - Dollogozhde's post 18/02/2022

Faleminderit Alla Kompani që sollët këtë laramani ngjyrash në objektin e shkollës sonë.Faleminderit personit arsimdashës, pronarit Afrim Alla për zemërgjërësinë dhe humanizmin.I madh dhe i sukseshëm në jetë je vetëm atëherë kur suksesin tënd arrin ta ndash me të tjerët!

Want your school to be the top-listed School/college in Ohrid?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Videos (show all)

Tring zilja,tring zilja-zilja tingëllon !🔔💼📚✏
Kënga "O mësues i dashur"- kori i shfk "Nuri Mazari"-Dollogozhdë nën drejtim të Prof.Nderim Shemshedini👏
Atdhe,më je i dashur sa më s'ka...! 👏
Nënë,ti je Parajsa mbi Tokë!Gëzuar "8 Marsin" të gjitha nënave kudo në botë!
E mira që s'ka fund quhet NËNË !❤💐
Arsimi është arma më e fuqishme për të ndryshuar botën.Fëmijët janë bota,janë e ardhmja e ndritur e vendit tone.Ata jane...

Location

Website

Address


Струга, Северна Македонија
Ohrid
6331
Other Ohrid schools & colleges (show all)
ОУ "Христо Узунов" Охрид ОУ "Христо Узунов" Охрид
Pitu Guli 128
Ohrid, 6000

Основно Училиште "Христо Узунов" - Охрид

ООУ „Дебрца“ ООУ „Дебрца“
Belcista
Ohrid, 6000

ОOУ „Дебрца“ - Белчишта, ПУ Велмеј, ПУ Мешеишта, ПУ Треб