Shkolla fillore ,, Sopoti '' - SOPOT

Shkolla fillore ,, Sopoti '' - SOPOT

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shkolla fillore ,, Sopoti '' - SOPOT, Elementary School, Kumanovo.

Operating as usual

20/08/2023

🇦🇱️🇽🇰️Alfabeti i plotë dhe origjinal i gjuhës shqipe me shkronjat e shtypit dhe të dorës! Shperndajeni që ta shohin te gjithë Shperndajeni 🇦🇱🇦🇱

Photos from Shkolla fillore ,, Sopoti '' - SOPOT's post 28/07/2023

Nxënësit e gjeneratës së shkollave fillore dhe të mesme të Kumanovës 👏 Bravo për të gjithë 👏 Ju jeni ardhmëria jonë! \n\n
Pjesë e këtij grupi / Nxënës më i mirë i gjeneratës ishte dhe Almedin Bajrami _nxënës i shkollës sonë
Urime Almedin dhe shummmmm suksese në jetë .

Liza ne boten e cudirave(Dubluar ne Shqip) 08/05/2023

LIZA NË BOTËN E ÇUDIRAVE

Liza ne boten e cudirave(Dubluar ne Shqip) Liza eshte nje vajze e vogel e cila krejt papritur behet pjese e nje aventure dhe nje bote krejt e ndryshme nga bota e saj.....Per me shume shikoni filmin

Eposi i Kreshnikëve: Fuqia e Mujit 03/04/2023

FUQIA E MUJIT klasa e IV

Eposi i Kreshnikëve: Fuqia e Mujit Fabula Muji ishte nje bari i thjeshtë, i cili vihej në lojë nga gjithë fshati. Nje dite, edhe pse shumë i shqetësuar sepse i kishin humbur lopet qe kishte nx...

18/03/2023

UNË JAM EDUKUAR KËSHTU

Unë jam rritur që të tregoj respekt.
Jam edukuar që të trokas para se të hapë një derë.
Të përshëndes kur futem në dhomë.
Të them ju lutem dhe faleminderit, dhe të respektoj më të vjetrit.
Do t'a liroj karrigen time kur dikush ka nevojë për te.
Të them "po zotëri" dhe "jo zotëri", dhe të ndihmoj te tjerët kur ata kanë nevojë për mua, të mos qëndroj anash dhe të shikoj.
Të mbaj derën për personin pas meje, të them "më fal" kur është e nevojshme dhe t'i dua njerëzit ashtu siç janë dhe jo për ndonjë interes dhe më e rëndësishmja, unë gjithashtu u rrita për të trajtuar njerëzit saktësisht ashtu se si unë do të doja të trajtohem nga të tjerët.
Ky quhet respekt.
Richard Gere

07/03/2023

Urime 7 Marsin, Ditën e MËSUESIT!
Shenjtëria e kësaj dite qoftë e përjetshme!
7 Mars 2023

24 janari Dita Ndërkombëtare e Arsimit 24/01/2023

Dita Ndërkombëtare e Arsimit/ Tema e këtij viti është “Të investojmë te njerëzit, t'i japim prioritet arsimit”.
Për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe institucioneve dhe për të promovuar arsimin si një e drejtë e njeriut, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka vendosur që 24 janari të jetë Dita Ndërkombëtare e Arsimit. Një ditë ku njerëzit nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme të promovojnë bashkëpunimin global, mirëkuptimin dhe paqen përmes edukimit.
Tema e këtij viti është “të investojmë te njerëzit, t'i japim prioritet arsimit”.
Dhe populli shqiptar i ka dhënë gjithmonë prioritet arsimit.
Sipas disa historianëve Universiteti i parë shqiptar është themeluar në vitin 1380 në qytetin e Durrësit por për shkak të sulmeve osmane u zhvendos në Zarë të Kroacisë, ku rektor ishte Gjon Durrsaku.
Me 19 janar të vitit 1732, larg vendlindjes por me një dashuri të madhe për gjuhën u çel kolegji arbëresh i “Shën Adrianit”. Ky kolegj shërbeu si qendër e rëndësishme arsimore dhe kulturore e arbëreshëve të Italisë. Pothuajse të gjithë shkrimtarët e dijetarët arbëreshë të ngulimeve të Kalabrisë e të Bazilikatës, gjatë shek. XVIII-XIX, kanë ndjekur këtë institut arsimor.
Shkolla e parë laike në vend do të ishte “Mësonjëtorja” e cila u hap më 7 mars të vitit 1887 në Korçë.
Më 1 dhjetor të vitit 1909 do të çelej shkolla e parë e arsimit profesional arsimor në gjuhën shqipe, “Normalja e Elbasanit”.
Ndërsa në vitin 1921, Kryqi i Kuq i të Rinjve Amerikanë themeloi Shkollën Profesionale Teknike Shqiptare të njohur si instituti “Harry Fultz”.
Zyrtarisht Shqipëria do të kishte një Universete në vitin 1957 kur u themelua Universteti Shtetor Shqiptar, sot Universiteti i Tiranes.

24 janari Dita Ndërkombëtare e Arsimit Për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe institucioneve dhe për të promovuar arsimin si një e drejtë e njeriut, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të B...

22/01/2023

MBAROI PUSHIMI DIMËROE , NESËR MË 23 janar ( e hënë ) FILLON GJYSËMVJETORI I DYTË
Pas tri javë pushim nesër më 23 janar 2023 fillon mësimi për gjysëmvjetorin e dytë . Ju bëjmë me dije se nxënësit nga kalasa e VI ( gjashtë ) deri në klasën e IX ( nëntë ) fillojnë me mësim para dite , kurse klasa e I (parë ) deri në klasën e V ( pestë ) fillojnë me mësim në orarin e pas ditës .
Të gjithë nxënësve dhe mësuesve ju urojmë punë të mbarë dhe shumëëëëëë suksese .

31/12/2022

Të dashur nxënës dhe mësues , ju urojmë Festën e Vitit të Ri 2023 , duke ju dëshiruar shëndet , suksese e harmoni në vitin tjetër Mbarësi e lumturi në vitin e ardhshëm . Respekte për të gjithë !

Photos from Shkolla fillore ,, Sopoti '' - SOPOT's post 28/11/2022

Si u ngrit Flamuri Kombetar në gjithe Shqipërinë Etnike.

Trevat që u shpallën të pavarura u përfaqësuan me delegatë në Vlorë më 28 nëntor 1912.

Nga Kuvendi Kombëtar i 28 nëntorit 1912 u proklamua Pavarësia e tokave Shqiptare, që deri në atë datë ishin nën pushtimin e Perandorisë Otomane dhe u ngrit Flamuri Kombëtar Shqiptar.

Ky Kuvend, është një akt historik për kombin shqiptar, sepse aty me mandatin e popullit ishin delegatët nga Gjakova, Plava, Gucia, nga Peja, Ohri, Struga, nga Tetova, Çamëria, nga Mitrovica dhe sipas disa të dhënave, në këtë Kuvend kishte delegatë dhe nga pakicat kombëtare, që jetonin në trojet shqiptare. Delegatë kishin ardhur dhe nga kolonitë shqiptare, pa përmendur delegatët, që morën pjesë në këtë Kuvend nga viset e Shtetit Shqiptar të pas vitit 1913. Pjesëmarrja e delegatëve nga mbarë trojet shqiptare në Kuvendin Historik të vitit 1912, e saktësoi zyrtarisht vazhdimësinë e Flamurit Kombëtar Shqiptar, ashtu siç ishte pranuar po ky flamur, në Kuvendin e Lezhës me 2 mars 1444, me vendimin që mori për krijimin e Lidhjes Shqiptare të Lezhës me kryekapedan Skënderbeun dhe me flamur prijës të ushtrisë arbërore, flamurin e derës së Kastriotëve. Çdo shtet ka të përcaktuar territorin e tij në të cilin shtrihet juridiksioni i tij.

Forma grafike e shqiponjes se Flamurit te 28 nentorit 1912,jpg

Kuvendi i Vlorës e formoi shtetin e tij me vullnetin e mbare popullit shqiptar, të shprehur nga delegatët dhe me përfshirje të mbarë territoret etnike shqiptare të pushtuara nga Turqia dhe nuk kishte asnjë pretendim për territoret e përfshira në shtetet ballkanike, që ishin formuar para Shtetit Shqiptar në fillim të shekullit XIX.

Kjo ishte e drejtë legjitime e popullit dhe e qeverisë shqiptare. Dihet se administrata dhe forca e pushtetit të qeverisë së Vlorës nuk arriti të shtrihej në pjesën më të madhe të tokave shqiptare. Por solidarizimi dhe mbështetja e mbarë popullit shqiptar është e shfaqur hapur, duke treguar se shpallja e pavarësisë ishte aspiratë dhe vepër e mbarë shqiptarëve. Konka e ngjarjeve në njohjen dhe mbështetjen e Qeverisë së Vlorës është e pasqyruar në dokumente e kronika të kohës.

Bashkimi rreth Flamurit Kombëtar Shqiptar

Siç jemi njohur, edhe para 28 nëntorit 1912, flamuri kombëtar shqiptar ishte lartësuar e praktikuar, por deri më këtë datë ai ishte vetëm shenjë e simbol dallues kombëtar, kurse që nga Kuvendi i Vlorës, ai është simbol kombëtar dhe shtetëror. Lajmi i gëzuar i shpalljes së Shqipërisë shtet i pavarur, u përhap menjëherë në të gjitha krahinat e trojeve shqiptare dhe u prit më gëzim e entuziazëm. Megjithëse tokat shqiptare në pjesën më të madhe ishin të pushtuara nga serbët, malazezët e grekët, shqiptarët u mblodhën në kuvende krahinore, për të përshëndetur vendimin e Kuvendit Kombëtar të Vlorës, dhe këto kuvende morën vendime për të pranuar qeverisjen nga Qeveria Provizore Kombëtare e Vlorës.

Kruja

Nga Kruja u lajmërua Ismail Qemali se është afruar ushtria serbe, dhe armiku kishte dërguar 16 kalorës, që t’u thoshin krutanëve të dorëzohen pa luftë. Krutanët ishin për shpalljen e pavarësisë dhe kishin nisur edhe delegatin e tyre, Mustafa Asim Krujën. Ata ngritën flamurin dhe dërguan një delegacion me flamurin shqiptar në dorë dhe u thanë serbëve: “Zotërinj, luftoni me Turqinë, por edhe ne kemi luftuar dhe po luftojmë kundër Turqisë. Ky flamur që kemi ngritur është i Shqipërisë”. Ata (pararoja serbe), i uruan krutanët dhe ju lutën, që t’ju japin bukë. Të nesërmen, kur erdhën forcat ushtarake serbe, nuk e njohën flamurin e Shqipërisë dhe bënë masakra.”

Durrësi

Në Durrës Hamit Toptani, organizoi kuvendin dhe sipas porosisë së Ismail Qemalit, kur pa se po afrohej ushtria serbe, më 26 nëntor ngriti flamurin.

Shkupi

Megjithëse i pushtuar qyteti i Shkupit, një grup shqiptarësh mblidhen dhe me një ceremoni të organizuar, i drejtojnë një telegram përshëndetjeje dhe solidarizimi Qeverisë Shqiptare të Vlorës, në mesin e dhjetorit 1913. Këtë njoftim e kemi nga gazeta “Shqypnija e Re”, 22 qershor 1913.

Tirana

Tirana e shpalli vetëqeverimin, që me datën 27 nëntor, duke ngritur me një ceremoni flamurin kombëtar. HIMARA Sipas raportit të konsullit austriak Lejhanec në Vlorë, më 28 nëntor 1912, flamuri kombëtar shqiptar u ngrit dhe në Himarë, ku kishte shkuar posaçërisht për këtë qëllim, përfaqësuesi i zgjedhur nga Vlora, Eqrem Bej Vlora. Po sipas këtij konsulli: “Grekët në Himarë… me të parë flamurin shqiptarë e kishin pushuar menjëherë zjarrin e luftës…”. Por, kjo ka ndodhur vetëm përkohësisht, sepse më vonë vazhduan luftimet për mbrojtjen e kësaj zone nga shqiptarët.

Ulqini

Ulqinakët e traditave mijëravjeçare te detarisë, që ishin nën pushtetin e Malit të Zi, gjetën një mënyre origjinale për të shprehur entuziazmin e lajmit të shpalljes se Pavarësisë. Anijet dhe varkat e ulqinakeve ngritën flamurin me shqiponjën dykrenore. Kapiteni i anijes ulqinake Ymer Fasllija, e shpuri anijen e tij me Flamurin Kombëtar Shqiptar ne portin e Tivarit. Për këtë u burgos dhe pagoi edhe një gjobë.

Peja

Në Pejë u kremtua Shpallja e Pavarësisë në fillim të janarit 1913. Një dëshmi e viteve më vonë dëshmon, se ky flamur i vizatuar nga një dorë e pastërvitur, ruhej deri në vitin 1941, si një relike e çmueshme e frymëzues për beteja e përpjekje për liri. Ky flamur u ngrit prapë në vitin 1941 dhe për mbrojtjen që të mos rrëzohej u vranë 5 veta vetëm për pak minuta. Peja, nën pushtuesin serb, lajmin e shpalljes së pavarësisë e priti me gëzim. Kjo krahinë në kuvendin historik kishte nisur përfaqësuesit e saj.

Prizreni

Në Zym (Prizren), në ditët e para të vitit 1913, sapo u larguan ushtritë serbe e malazeze, popullsia, e mbledhur dhe nga fshatrat përreth, me një solemnitet që e drejtoi Pater Pashk Prelaj, ngriti flamurin kombëtar, duke përshëndetur Qeverinë e Vlorës e duke e njohur si të vetmen qeveri të ligjshme të të gjitha tokave shqiptare.

Gjakova

Sipas një dokumenti në Arkivin Qendror të Shtetit Tiranë (Fondi. 71, dok. Nr.11753) njihemi se “Pas luftimesh të rrepta, Gjakova u çlirua nga shqiptarët dhe Prizreni është rrethuar sot…”.

PUKA

Ngritja e flamurit kombëtar në Pukë u bë në kushtet e pushtimit serb. Me nismën e prifti të ri Gasper Thaçi, malësorët dhe paria e krahinës së Pukës, vendosën, që të mblidhen në kuvend në fshatin Qelëz dhe të shpallin njohjen dhe bashkimin me Qeverinë Shqiptare të Vlorës, dhe ngritën flamurin kombëtar me ceremoni. Ata dërguan një delegacion në komandën ushtarake serbe në Pukë, duke e njoftuar, se nuk i njohin asnjë lloj pushteti, prandaj të largohet.

Mitrovica

Pas shpalljes së pavarësisë kombëtare, njoftimin e parë e kemi nga rrethinat e Mitrovicës. Ky lajm flet, se flamuri, që u a kishte dhënë shumë më përpara malësorëve Hasan Prishtina, ata kur dëgjuan se është shpallur pavarësia shqiptare, megjithëse në luftë me pushtuesit sllavë, ato ditë të dhjetorit 1912, flamurin shqiptar e ngritën në majën e Veskovsit, që gjendet midis Shalës e Llapit. OHRI Më 27 shtator 1913 marrim vesh se në Ohër është ngritur qeveria shqiptare (administrata krahinore) dhe valon flamuri kombëtar shqiptar, (Shqipnija e Re, 28 shtator 1913). Po kjo gazetë lajmëron me datë 5 tetor 1913, se në Ohër është ngritur flamuri shqiptar dhe veprohet sipas administratës shqiptare.

Jaho Brahaj – Monografia Flamuri i Kombit Shqiptar

Shkodra

Ismail Qemali, më 2 janar 1913 i dërgoi telegram Esat Pashë Toptanit, ku i kërkon ngritjen e flamurit kombëtar në Shkodrën e rrethuar. “…Meqenëse, në fakt, aspirata e fundit e malësoret është pavarësia e Shqipnisë, duke e parë të ngritur flamurin e kombit, shpëtimi i kombit tonë dhe jeta e tij e amshuar do të jenë të siguruara…”. Revista “Hylli i Dritës” në vitin 1937, na njofton se Hasan Riza Pasha kishte kontaktuar me parinë e Shkodrës dhe kishte rënë dakord, që edhe garnizoni turk të ngrinte flamurin shqiptar. Këtë fakt na e përmend edhe Mithat Frashëri, në shkrimin: “Javët e fundit të sundimit turk në Shqipëri”, që e ka botuar në revistën “Dituria”, Tiranë, 1927, nr. 3, f. 81-85. “Hasan Rizaja mendoi të qitëte flamurin e Shqipërisë indipedente në mënyrë, që malësorët… të drejtojnë fuqinë e tyre drejt mbrojtjes së qytetit.” “Esad Toptani, komandant i redifëve në këtë qytet për rrjedhjen e punës dhe Hasan Rizaj do vritesh pak ditë më vonë, prej një njeriu të Esadit, duke dalë nga shtëpia e tij. Kështu, një veprim që ishte filluar, po ndalesh në mes me një krismë pushke dhe mbaronte krejt me dorëzimin e Shkodrës”. Në Shkodër flamuri kombëtar u ngrit në maj 1913, sipas njoftimit të gazetës “Besa Shqiptare” e dt. 22 maj.

Dibra

Qytetit të Dibrës në ato ditë të pragshpalljes së Pavarësisë po i afrohej ushtria serbe. Për t’i dalë përpara kësaj murtaje, dibranët u mblodhën dhe pleqëruan dhe vendosen e ngritën flamurin kombëtar, por ato, dibranët kishin një flamur të përmasave të vogla për këtë ngjarje. Dërguan dy kalorës deri në Elbasan. Në Elbasan “rrëmbyen” flamurin e tyre dhe u thanë elbasanësve të bëjnë një tjetër, se këtyre po ju afroheshin serbët.

Vau i Dejës (Shkoder)

Me nismën e Shtjefën Gjeçovit dhe të Nikoll Sheldisë, megjithëse Shkodra ishte e rrethuar, në vendin historik, tek Kisha e Shën Markut, u ngrit flamuri i kombit me një kuvend e besëlidhje të mbarë krahinës. Ceremonia e ngritjes së flamurit u bë në mbrëmje, ku u shkrehën pushkë e u ndezën zjarre. Nga trashëgimia e Gjeçovit, që ruhet në AQSH, kemi dhe një letër që ky i dërgon Kryetarit të Qeverisë Shqiptare në Vlorë.

Kthella, (Mirditë)

Me të marrë telegramin nga Nikoll Kaçorri, Pal Doda nga Rubiku lajmëron Bajram Currin, i cili këto ditë kishte mbetur i bllokuar në Kthellë. Bajram Curri së bashku me Mikel Lezhjën, më 8 dhjetor, vendosën ta shpallin me një besëlidhje vullnetin e malësore dhe gatishmërinë për t’u bashkuar me Qeverinë e Vlorës. Kuvendi dhe ceremonia u kryen në kishë, nga se moti ishte shumë i ftohtë.

Rubik, Mirditë

Më 2 dhjetor 1912, Pal Doda mori telegramin e shpalljes së pavarësisë nga Vlora. Aty për aty, u zhvillua një ceremoni, ku foli Pal Doda e u shkrehën shumë pushkë. Pas disa ditësh u njoftua gjithë Mirdita dhe u besatuan, për bashkimin me Qeverinë e Vlorës

Arbëreshët e Italisë

Në Siçili me të marrë vesh arbëreshët se u shpall Pavarësia e atdheut mëmë, nga të gjitha fshatrat u mblodhën në Palermo dhe përshëndetën Qeverinë Shqiptare të Vlorës me një telegram vëllazëror: “Përfaqësuesit shqiptarë të kolonive të Siçilisë të mbledhur në Kolegjin Shqiptar të Palermos vërtetojë të drejtat e Shenjta të kombësisë shqiptare dhe i dërgojnë përshëndetje vëllazërore Ismail Qemal Beut”

Mbledhja e Lezhës

Më 4 maji 1913, sipas dokumenteve arkivore, u mblodhën në Lezhë përfaqësuesit e Matit, Pukës, të Malësisë së Madhe (Shkodër), të Kurbinit, të Zadrimës, të Dukagjinit dhe u lidh besa me e njoftë dhe përkrahë pavarësinë e Shqipërisë e përshëndetën flamurin kombëtar shqiptar.

“Qeleshet e bardha u shtrenjtuan në Vlorë”

Në Kuvendin e Junikut, nuk u pranuan të merrnin pjesë ata që mbajnë kësula turke, prandaj ata që mbanin të tilla u detyruan t’i flakin e të marrin qeleshe tradicionale shqiptare. Në një bashkëbisedim telefonik nga Vlora me Elbasanin, më 29 nëntor 1912, Lef Nosi lajmëronte Elbasanin: “Qeleshet e bardha këtu u shtrenjtuan shumë”. Janë këto dy dëshmi, për të treguar se, Shpallja e Pavarësisë Kombëtare shqiptare ishte një hop në vetëndërgjegjësimin popullor e të krenarisë kombëtare.

Alfabeti shqip | Stella dhe Sani 22/11/2022

URIME DITA E ALFABETIT

Alfabeti shqip | Stella dhe Sani Shkronjë pas shkronje....i gjithë ALFABETI! 🎶Kënga e parë nga Stella dhe Sani është për alfabetin tonë! 📢Ejani ta mësojmë së bashku. Me këngë është shumë a...

25/09/2022

O vendi im

Lyrics
U linda unë ku edhe gurët qajnë
U linda unë ku te thërrasin vëlla
Sa ëndrra lamë e sa shumë për ty i mbajmë
Ti vendi im ende me trup te vrarë
Dua të kthehem prapë
Dua mos të na ndajnë
Loti rrjedh e ky shpirt kërkon nënë e babë
Vendi im për ty unë kam mall
Ti vendi im, ti gjaku im më fton
Ti dielli im, zemrën veç ti ma ngrohë
Sa ëndrra lamë e sa shumë për ty i mbajmë
Ti vendi im ende me trup te vrarë
Dua të kthehem prapë
Dua mos të na ndajnë
Loti rrjedh e ky shpirt kërkon nënë e babë
Vendi im për ty unë kam mall
Source: Musixmatch

20/09/2022

Nëse nuk dimë , le të mësohemi nga të tjerët . Një shembull i mirë se si duhet të sillemi në natyrë .

01/09/2022

Urojmë për një fillim të mbarë të vitit shkollorë . E sidomos nxënësve që sot filluan klasën e parë iu urojmë shumëëëëë suksese në jetë !

24/06/2022

DËFTESAT NË FUND TË GUSHTIT OSE NË FILLIM TË SHTATORIT !

Nga muaji shkurt zgjidhet një kompani për printimin e dëftesave , nxënësit do t'i marrin deri në gusht

Ashtu si vitin e kaluar, nxënësit në arsimin fillor dhe të mesëm nuk do të marrin dëftesat në fund të qershorit. Është duke u zhvilluar një procedurë tenderimi për përzgjedhjen e kompanisë që do t'i printojë ato. Zekirija Hasipi, drejtor i Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, i tha se ky nuk është aspak problem dhe siguron se nxënësit do të marrin dokumentet e nevojshme deri në fund të vitit shkollor, i cili ligjërisht zgjat deri në fund të gushtit.

“Byroja, në përputhje me të gjitha procedurat dhe afatet ligjore, kryen një prokurim transparent për printimin e të gjithë dokumentacionit pedagogjik, i nisur në shkurt 2022. U dërguam një letër të gjitha shkollave me anë të së cilës, krahas falënderimit ndaj nxënësve, mësuesve dhe prindërve për përpjekjet, mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë gjithë vitit shkollor, informuam se dhënia e dëftesave për nxënësit këtë vit shkollor, në përputhje me nenin 50 paragrafi 1, neni 138 “paragrafi 5 i Ligjit për arsimin fillor, si dhe neni 23, paragrafi 2 i ligjit për arsimin e mesëm, do të bëhet deri në fund të vitit shkollor, në gusht”, tha Hasipi.

Ai rikujton se tashmë janë lëshuar dëftesat për nxënësit që kanë nevojë të regjistrohen në arsimin e mesëm apo të lartë, si dhe do të pajisen edhe për nxënësit që kanë nevojë për dëftesa urgjente për shkak të shpërnguljes apo vazhdimit të shkollimit jashtë vendit.

“Gjithashtu dokumentacioni i nevojshëm pedagogjik në lidhje me kalimin dhe marrjen e rezultateve nga provimi i maturës shtetërore do të dorëzohet në kohë në shkollat ​​e mesme. “Byroja për Zhvillimin e Arsimit do të kontaktojë edhe shkollat ​​për kohën dhe mënyrën e shpërndarjes së dëftesave të kërkuara në secilën shkollë”, shtoi drejtori.

Ndryshe, mësimdhënësit tashmë kanë përmbyllur notat vjetore në ditarin elektronik pasi të kenë përfunduar këshillat e mësimdhënësve. Për herë të parë këtë vit mësuesit kanë shënuar nota dhe të tjera e kanë mbajtur vetëm në ditarin elektronik, pasi ai i klasik është jashtë përdorimit.

Autoritetet po mendojnë të bëjnë të mundur lëshimin e dëftesave në formë elektronike në të ardhmen, që do të ishte një version elektronik i besueshëm i dokumentit, si për shembull një certifikatë vlefshmërie.

06/05/2022

Wikend të këndshëm me motrat tona

🥰🥰🥰

30/04/2022

Ju mirëpresim ne festivalin e 14 të këngës per fëmij "Fluturat"i cili do të mbahet më datë 07.05 2022 në Shtëpin e Kulturës Kumanovë në ora 18:00.

30/03/2022
07/03/2022

Të dashur/a mësues dhe mësuese të të gjitha niveleve të arsimit shqip, gëzuar 7 Marsi - Dita e Mësues-it/es!

Sot 77 vjet nga hapja e shkollës së parë shqipe në Preshevë 07/02/2022

SHKOLLAT E PARA SHQIPE NË PRESHEVË

Sot 77 vjet nga hapja e shkollës së parë shqipe në Preshevë Shkruan: Xhemaledin SALIHU Më 7 shkurt 2022 u mbushen 77 vjet të Shkollës së Parë Shqipe, të hapur zyrtarisht dhe solemnisht në Preshevë, te Vila Letafet, ku qytetarëve, mësuesve dhe nxënësve të ar…

31/01/2022

NESËR FILLON GJYSËMVJETORI I DYTË 2021 / 2022

Të nderuar nxënës dhe ju mësues . Ju urojmë fillim të mbarë dhe të suksesshëm të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2021/2022. Ju presim të gëzuar , të relaksuar dhe me fytyra të buzëqeshura , Ju presim të lumtur , të etur për njohuri të reja dhe suksese të reja! Gjithashtu 'ju informojmë ju dhe prindërit tuaj se transporti me autobus është i rregulluar dhe do të fillojë në të njëjtën kohë deri në një njoftim të ri që do ta merrni në kohën e duhur.
Mezi presim t'ju shohim nesër, të gjithë në shkollë !!!

09/01/2022

Të flasim SHQIP

04/01/2022

Drejtshkrimi i gjuhës shqipe
Sadik Përvetica
Në fjalorin tonë aktiv, tashmë, po përdoren gabim ndajfoljet e kohës PARADITEdhe PASDITE, kur dihet se 24 orët ndahen në : dita dhe nata. Ndaj kur duam që ditën ta ndajmë në dy pjesë atëherë DREKA është koha e ndarjes. Mu për këtë, gjithmonë duhet thënë dhe shkruar: PARADREKE dhe PASDREKE, e jo paradite dhe pasdite. Sepse paradite është vetëm nata. Gjithashtu edhe pasdite është vetëm nata.

22/11/2021

Urime 22 Nëntori – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE!

Me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, urojmë të gjithë nxënësit , mësuesit dhe gjithë shqiptarët për këtë festë që shënon ditën më të veçantë të gjuhës sonë dhe shkrimit të saj.

Dita e Alfabetit është njëra prej ditëve më të rëndësishme për kombin shqiptar kudo që janë, prandaj shpresojmë që kjo ditë të jetë ditë e bashkimit, përkujtimit dhe nxitjes për dituri, zhvillim dhe avansim të gjithmbarshëm kombëtar.

Urime të përzemërta për të gjithë shqiptarët!

15/11/2021
13/11/2021

ALFABETI I GHUHËS SHQIPE

Photos from Shkolla fillore ,, Sopoti '' - SOPOT's post 16/10/2021

Botohet libri i parë i gazetarit të Bursës " Sopot " Plumbi është për burra ka ngjallur interesim nga shumë gazeta turke , shkrimtarë , gazetarë , kritik të ndryshëm , por dhe nga njerëz të thjesht si në Turqi ashtu dhe në viset shqipëtare si në : Maqedoni , Kosovë , Shqipëri dhe Luginën e Preshevës . Intersimi I njerëzve për ta lexuar këtë libër është shumë i madh dhe shpresojmë se autori shumë shpejt do e sjellë edhe tek ne .

Libri i parë i gazetarit dhe autorit Vedat Yücebas Sejdiu , Sopot , Plumbi është për burrat , në të cilin ai shkroi një histori të vërtetë për një histori të vërtetë që ndodhi në Maqedoni në vitin 1944.
Vedat Yücebas Sejdiu deklaroi se libri, i cili u botua në dy mënyra në zhanrin narrativë, turqisht dhe shqip, tregon vetëm një nga mijëra historitë në rajonin e Ballkanit, dhe se ai përcolli mizoritë e kryera në fshatin Sopot të Kumanovës përmes jetëshkrimeve të gjysh*t të tij Sejdi dhe xhaxhait të tij Hussein Sejdiu. Duke shpjeguar se vuajtjet dhe kujtimet janë ende po aq të freskëta për shumë familje që emigrojnë si në vendet e Ballkanit, ashtu edhe në Turqi dhe duke dhënë informata rreth përmbajtjes së librit, autori tha: "Sopoti mund të duket si një histori jete, por në fakt, nëpërmjet tregimeve të xhaxhait dhe gjysh*t tim, përcolla persekutimin e muslimanëve shqipëtarëve në zemër të Europës. Si në Çanakala, është e mundur të gjesh një funeral kudo që gërmon në rajonin e Ballkanit, veçanërisht në rajonin e mbizotëruar nga muslimanët. Varret masive ende po dalin. Gjyshi dhe xhaxhai im janë vetëm dy nga miliona martirët që u çuan në vdekje me të afërmit e tyre thjesht sepse ishin myslimanë – shqipëtarë . Lexues, këtë histori të vërtetë që e kemi varrosur në zemrat tona për shumë vite; Gjyshja ime, e cila humbi burrin dhe djalin e saj, babanë tim që humbi babanë dhe vëllanë e tij , prandaj vendosa të shkruajë me qëllim që të bëjë një shënim të historisë vite më pas, do të lexojë në dëshminë e tre brezave," tha ai. 64 vjet më vonë, misioni i fundit shpjegoi autori se gjyshja e tij, e cila vendosi të emigronte në Bursa pas vuajtjeve, nuk mund të lutej në varret e tyre , sepse ajo nuk e dinte vendndodhjen e burrit dhe djalit të sajë , ndërsa vuri në dukje se funeralet e martirëve të Sopotit u gjetën në vitin 2008 dhe u krijua një martirizim. Vedat Yücebas deklaroi se babai i tij ishte në gjendje të përmbushte detyrën e tij të fundit për babanë dhe vëllanë e tij, të cilin ai nuk e kishte parë kurrë në 64 vjet, dhe se ai kishte mundësinë të vizitonte martirizimin si gazetar, duke shpjeguar se dëshira e tij më e madhe ishte që historia e Sopotit, e cila kishte skenarin gati, të vinte në jetë me një dokumentar.
Për Vedat Yücebas Sejdiu ;
Ai lindi në Bursa në vitin 1971. Ai filloi karrierën e tij të gazetarisë në vitin 1990 në Bursa Hakimiyet, Bursa News dhe Anadolu Agency dhe doli në pension. Ai po shkruan për www.haberindogrusu.com dhe shtesën e Bursës së Hurriyet. Ai është i martuar me dy djem.

15/10/2021

Si largohen retë? 🌧☁ "Shiko, posa të avullojë uji prej tyre, zhduken edhe retë."- tha Sani. 🌤☀
Si në këngën tonë, shikoni... 👉https://bit.ly/ShiIkTani_StelladheSani

Photos from Mësojmë Shqip - Arnavutça Öğreniyoruz's post 01/10/2021

Mësimi i gjuhës shqipe po shënon përparim kudo në botë ku gjinden dhe jetojnë shqipëtarët e veçanërisht në Turqi . Dhe jo vetëm mësimi i gjuhës shqipe por dhe traditat dhe kulturën e popullit tonë . Urime dhe suksese .
Mësojmë Shqip
Bursa/Turqi

28/09/2021

Për nxënësit që janë kthyer në shkolla, por edhe për mësuesit apo drejtorët:

Nëse shihni një nxënës i cili nuk ka shoqëri në shkollë dhe rri vetëm si i ndrojtur, përshëndeteni, mbajeni afër, bëjeni të buzëqeshë! Dashamirësia juaj nuk kushton asgjë, por për të mund të jetë shumë. Asnjë nuk e di se çfarë problemesh mund të ketë me familjen apo shëndetin e tij.

Photos from Shkolla fillore ,, Sopoti '' - SOPOT's post 27/09/2021

Vedat Yüceba ( Sejdiu ) / SOPOTI SOPOTI
Plumbi është për burrat... Në librari
Në fakt, nuk ka para dhe mbrapa në këtë histori të vërtetë...
Si fëmijë i një familje në emigracion nga Fshati Sopot në Kumanovë të Maqedonisë, u përpoqa të transferoj faktet e hidhura dhe persekutimin e gjysh*t tim Seydi dhe historitë e jetës së xhaxhait tim Huseyn Sejdiut në vitet 1944
Mijëra histori; mijëra vdekje...
Mijëra vdekje; dhjetëra mijëra jetimë dhe jetimë; mijëra vejusha do të thotë edhe njerëz të pastrehë...
Dhimbja është ende e freskët për shumë familje si në vendet e Ballkanit ashtu edhe në Turqi. Dhe shumë po derdhin lot për një gjysh, baba, xhaxha apo xhaxha që nuk e kanë parë apo njohur.
Sopoti tregon vetëm një nga mijëra histori në gjeografinë e Ballkanit.
Mungon nuk ka asgjë më shumë!
Ndryshe nga librat e tjerë, Sopoti ishte shtypur si në turqisht ashtu edhe në shqip.
Lexim të këndshëm...
***
Për ata që janë kuriozë, ata që thërrasin dhe pyesin;
SOPOT është në sh*tje në Bursa në librarinë Ezgi dhe dyqanet Mintex.
Në faqet e sh*tjes së librave online; SOPOT Kurşun Erkek İçindir... Kitapçılarda
Sözün önü arkası yok aslında bu gerçek hikâyede...
Makedonya'nın Kumanova kentine bağlı Sopot Köyü'nden göç eden bir ailenin çocuğu olarak, kaleme aldığım dedem Seydi ve amcam Hüseyin Seydiu’nun yaşam hikâyeleri üzerinden, 1944’lü yıllarda Makedonya’da yaşanmış acı gerçekleri ve yapılan zulmü aktarmaya çalıştım.
Binlerce hikâye; binlerce ölüm demek...
Binlerce ölüm; on binlerce öksüz ve yetim; binlerce dul, sahipsiz insan anlamına da geliyor…
Hem Balkan ülkelerinde hem de Türkiye’ye göç eden pek çok aile için hâlâ acılar aynı oranda taze. Ve çok kişi, görmediği, bilmediği dedesi, babası, amcası veya dayısı için gözyaşı döküyor.
Sopot, Balkan coğrafyasındaki binlerce hikâyeden sadece birini anlatıyor.
Eksiği var fazlası yok!
Diğer kitaplardan farklı olarak Sopot, hem Türkçe hem de Arnavutça olarak basıldı.
Keyifli okumalar...
***
Merak edenler, arayıp soranlar için;
SOPOT Bursa'da Ezgi Kitabevi ve Minteks mağazalarında satışta.
Online kitap satış sitelerinde;
https://www.mintekshome.com/sopot-kursun-erkek-icindir
https://www.bkmkitap.com/sopot-kursun-erkek-icindir
https://kidega.com/kitap/sopot-kursun-erkek-icindir--387298/
https://www.kirmizikedi.com/.../a1ca0bf25a214c868feafe577...
https://www.odakitap.com/sopot-kursun-erkek-icindir...
https://www.kitapambari.com/major-yayinlari-vedat-yucebas...
https://www.halkkitabevi.com/sopot-kursun-erkek-icindir
https://destekdukkan.com/.../urun/sopot-kursun-erkek-icindir
Çok yakında tüm mecralarda.
Vedat Yücebaş

22/09/2021

Sot fillon stina e vjeshtës , koha do të jetë e vrenjtur dhe me erë, dhe dita dhe nata do të jenë të barabarta .
Vjeshta në hemisferën veriore fillon në orën 21:21. Në të njëjtën kohë, vjeshta do të ndodhë në hemisferën jugore të Tokës.

Dita e parë e vjeshtës është dita e 265 -të e vitit dhe do të zgjasë 12 orë e 14 minuta. Dielli lind në ora 6 e 19 minuta, dhe do të perëndojë në ora 18 e 33 minuta.

Vjeshta do të zgjasë 89 ditë, deri më 21 dhjetor në orën 20:38, kur fillon dimri në kalendar.

Në ditën e parë të vjeshtës, parashikuesit e motit njoftojnë mot të ndryshueshëm me vranësira dhe të freskët me reshje të herëpashershme lokale të shiut.

Photos from Shkolla fillore ,, Sopoti '' - SOPOT's post 19/09/2021

Edhe një libër iu shtua ngjarjes – masakrës së Sopotit nga komunistët – çetnikët jugosllav / SOPOT , PLUMBI ËSHTË PËR BURRA nga gazetari Vedat Yucebas ( Sejdiu) në Bursa të turqisë me prejardhje nga Sopoti
Ata që harrojnë historinë , atyre do u përsëritet . NE NUK HARROJMË !
Pikërisht në momentin kur Hyseni ( Husein) u arrestua nga komunistët – çetnikët serb dhe në duart e tija i kishin vënë prangat , nëna Sadije filloi të qante .Hyseni kërkoi leje nga xhelatët të përqafonte për here të fundit nënën Sadije . Iu afrua dhe I kërkoi nënës të mos qante sepse ,, PLUMBI ËSHTË PËR BURRA – edhe pse I shte shum i ri ,ai nuk iu tremb plumbave të armikut , ai po I buzëqeshte vdekjes , sepse ishte i vëtëdijshëm se po I bashkohej gjerdanit të bukur të heronjëve të kombit . QOFSHIN TË XHENETIT TË GJITHË HERONJËT .

Want your school to be the top-listed School/college in Kumanovo?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Website

Address


Kumanovo
1308
Other Kumanovo schools & colleges (show all)
Malac Genijalac Kumanovo Malac Genijalac Kumanovo
Народна револуција бр. 48
Kumanovo, 1300

Најдоброто училиште за ментална аритметика „Малац Г

Чекор плус Чекор плус
Октомвриска Револуција А1
Kumanovo, 1300

Логопедскo-дефектолошки кабинет „Чекор плус” •Симон?

Книжара ХриАна Книжара ХриАна
Никшиќка 16
Kumanovo, 1300

Mubarek Ramadan Mubarek Ramadan
Rramanli
Kumanovo

Official Page Mubarek Ramadan :..: :)