Akademia Verore “ Arbën Xhaferi “

Akademia Verore “ Arbën Xhaferi “

.

06/09/2023

LETËR FALENDERIMI !

I nderuar Kryetar i Komunës së Gjilanit z. Alban Hyseni
I nderuar kabinet i tij
Të nderuar qytetarë të Gjilanit

Në pak ditë qëndrim në qytetin e Gjilanit, u njohëm me një fisnikëri e bujari të pashoq.
Edicioni i III-të i akademisë verore ‘’ ARBËN XHAFERI ‘’ 21- 28 Gusht 2023 tashmë Gjilanin e konsideron shtëpi të saj, të rinjtë e të gjitha trojeve shqiptare në Gjilan përskaj njohurive që morrën në spektrin politik, diplomatik dhe social ata të gjithë njohuritë e përfituara i gërshetuan me mikëpritjen e ngrohtë të gjilanasve.
Shprehim mirënjohje të thellë për kontributin e dhënë nga Komuna e Gjilanit të cilët treguan mbështetje të parezervë e për gjatë gjithë këtij procesi na mbështetën të palodhur e krah nesh në këtë rrugëtim të edicionit të III-të.
Me kontributin tuaj, akademia verore ‘’ ARBËN XHAFERI’’ po fortifikohet e po ndërtohet si një kala e emancipimit dhe zhvillimit të karakterit të të rinjëve nga të gjitha trojet ku dinjitetshëm nxitet ndërtimi i brezave të ditur të cilët si lider të ardhshëm kanë për qëllim të rritjen e cilsisë së jetesës mbi parime të shëndosha atdhedashurie.
Për gjithë këto ditë ka qenë nderi jonë të shohim të rinjë plot entusiazëm të cilët shprehin fjalë miradije për bashkëpuntorët tanë të cilët tashmë konsiderohen miqtë e akademisë.
Ju falenderojmë nga zemra për mbështetjen tuaj të vazhdueshme dhe besimin që keni treguar për akademinë verore ‘’ ARBËN XHAFERI’’. Bashkë me ju, po ndërtojmë kalanë e lidershipit atdhedashës e të ditur që ka një portë të hapur për të gjithë të rinjtë nga të gjitha trojet.

Me respekt dhe mirënjohje të thellë,
Bordi i Akademisë Verore ‘’ ARBËN XHAFERI’’

29/08/2023

PËRMBYLLET ME SUKSES EDICIONI I III-TË I AKADEMISË VERORE '' ARBËN XHAFERI ''

🌟 Një udhëtim mahnitës i dijes dhe suksesit është përfunduar me sukses. Edicioni i III-të i Akademisë Verore “ Arbën Xhaferi “ është një kapitull i mbyllur me triumf, ku të rinjtë e trojeve shqiptare kanë shkëlqyer në mënyrë të jashtëzakonshme.

📚 Në këtë rrugëtim, ata nuk kanë bërë vetëm një udhëtim akademik, por kanë zgjeruar horizontet e dijes me një thesar të pasur të njohurive. Përmes njohjes dhe analizës së filozofisë politike të Arbën Xhaferit, ata kanë treguar aftësinë e tyre për të reflektuar thellësisht mbi temat e rëndësishme politike dhe shoqërore.

🧠 Krijimi dhe analizimi i politikave publike, zhvillimi i aftësive të lidershipit dhe komunikimit, si dhe njohja e ideologjive politike dhe rëndësia e qytetarisë aktive, janë thelbi i këtij edukimi të pasur dhe të shkëlqyeshëm.

🤝 Kjo Akademi nuk është vetëm një institucion mësimor, por është një komunitet ku të rinjtë ambiciozë dhe të përkushtuar kanë gjetur një familje të re. Nëpërmjet bashkëpunimit, ndërveprimit dhe përkrahjes reciproke, ata janë bërë një forcë e pandarë që përfaqëson një brez të ri të përkushtuar për të ndryshuar dhe avancuar shoqërinë.

🎉 Ky nuk është vetëm një përfundim, por është një fillim i ri. Të rinjtë e Akademisë së Edicionit të III-të janë të pajisur me njohuri të pafundme dhe dëshirë të madhe për të ndikuar në botën që i rrethon. Ne krenohemi me secilin prej tyre dhe besojmë se ata do të shkëlqejnë në rrugëtimin e tyre të ardhshëm.

🌍 Në kohën kur ndryshimet dhe inovacionet janë thelbësore, të rinjtë tanë po ndërtojnë një të ardhme më të ndritur për veten dhe për trojet tona. Të suksesshëm sot, udhëheqës të përmbushur në të ardhmen! 💪

👐🏻Një ekip i përkryer e me mbështetje nga Komuna e Gjilanit, Kosmonte Foods dhe Nani Print arriti t’i j*p frymë e jetë këtij edicioni plot sukses e madhështi.

Photos from Akademia Verore “ Arbën Xhaferi “'s post 29/08/2023

Dita e fundit e Akademisë Verore “ Arbën Xhaferi “ 🎓🌟

📢 Një rrugëtim frymëzues në Akademinë tonë po arriti në përfundim, por aventura e mësimeve dhe ndërgjegjësimit vazhdon. Ditën e fundit të Akademisë, pjesëmarrësit tanë shkëlqyen me zellin dhe pasionin e tyre për të bërë ndryshime pozitive në shoqërinë tonë.

🌍 Temat e rëndësishme të rinisë dhe qytetarisë aktive u përqendruan gjatë kësaj dite të veçantë. Pjesëmarrësit kuptuan rëndësinë e rolit të tyre në komunitet dhe si të angazhohen në forma të ndryshme për të ndihmuar rritjen e vetëdijes civile dhe përmirësimin e shoqërisë. Në kohë kur qytetarët angazhohen aktivisht, ndryshimet pozitive ndodhin!

📊 Analiza e politikave publike doli si një detyrë e rëndësishme individuale për të gjithë pjesëmarrësit. Ata u përgatitën me pasion për të mësuar më shumë për sfidat dhe mundësitë që ofrohen nga politikat publike. Tani janë të pajisur me njohuritë dhe aftësitë për të ndikuar në procesin e hartimit të politikave që ndikojnë në jetën tonë të përditshme.

🎤 Aktiviteti përmbyllës i akademisë ishte ligjërata e shkëlqyer nga z. Musli Krasniqi, autor i veprës e njohur ''Mbi Çështjen Shqiptare''. Në të cilën vepër do të gjejmë shtatë (7) intervistat e bashkëbisedimit me ish filozofin dhe politikanin tonë të ndjerë z. Arbën Xhaferi.

Photos from Akademia Verore “ Arbën Xhaferi “'s post 27/08/2023

🌟 Dita e V-të e Akademisë Verore "ARBËN XHAFERI" 🌟

Sot kemi pasur një ditë të veçantë dhe emocionuese në kuadër të Akademisë Verore "ARBËN XHAFERI". Pjesëmarrësit e akademisë kanë vizituar kompleksin memorial të heroit tonë kombëtar, Adem Jashari, një figurë e shquar që jeton në zemrat tona për sakrificën dhe përkushtimin e tij për liri dhe pavarësi.
🏛️ Gjatë vizitës sonë në kompleksin memorial, kemi ndarë momente të thella reflektimi për ngjarjet historike që kanë ndodhur këtu dhe për të gjitha vlerat që shprehen përmes kujtesës së kësaj sakrifice të madhe. Kujtimi i Adem Jasharit dhe familjes së tij na frymëzon të ruajmë dhe të ndërtojmë mbi vlerat tona kombëtare.
🤝 Në këtë ditë të veçantë, poashtu kemi pasur nderin të pritemi nga familja e z. Sahit Jashari.
Falenderojmë familjen dhe bijtë e Sahit Jasharit për mikpritjen e tyre të ngrohtë të cilët i paraprinë drekës së përbashkët me pjesëmarrësit e akademisë.
🙏 Ne jemi të privilegjuar që kemi mundur të ndajmë këto momente të veçanta me njerëz të tillë, të cilët na kanë bërë të ndjehemi si në shtëpinë tonë. Akademia jonë verore po bëhet një platformë e rrallë për të rritur njohuritë, për të promovuar bashkëpunimin e mbi të gjitha ndjenjën e atdhedashurisë dhe për të ndarë emocione.

Photos from Akademia Verore “ Arbën Xhaferi “'s post 26/08/2023

🎓 Dita e Katërt e Akademisë 🎓
Çdo ditë e akademisë sjell me vete një mësim të veçantë dhe frymëzim të pashoq.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe njëherit Kryetar i Komunës së Gostivarit, z. Arben Taravari, bashkë me Flakron Bexhetin, ata na ofruan një udhërrëfyes të thellë në konceptet politike të Arbën Xhaferit. Diskutimet e tyre shpalosën ndriçimin mbi rrugën drejt një shoqërie më të drejtë dhe të barabartë.
Roland Peraj, ligjërues në fushën e ndarjeve të ideologjive politike, na ndanë pikëpamje të frytshme. Ai jo vetëm na udhëhoqi nëpër hapat e ndërtimeve politike, por gjithashtu është këshilltari politik i Kryetarit të Prishtinës, z. Përparim Ramaj. Ky moment ishte një mundësi e rrallë për të mësuar nga një burim i njohurish dhe përvoje të pasur.
Në këtë rrugëtim të ditës së katërt të akademisë, Diogjen Gj Kolici solli frymë të reja dhe të freskëta. Si mik i akademisë dhe një ish-delegat i Shqipërisë në OKB, ai ndau mendime të thella mbi edukimin politik. Grupet punuese u angazhuan me përkushtim dhe dëshirë për të mësuar më shumë dhe për të kontribuar në një të ardhme me rini aktive dhe aspiruese.
Një ditë që do të mbetet në kujtesën tonë si një hap drejt njohjes së thellë të politikës dhe angazhimit tonë në formimin e një shoqërie më të mirë.

Photos from Akademia Verore “ Arbën Xhaferi “'s post 25/08/2023

Një Kapitull Frymëzimi në Akademinë Verore "ARBËN XHAFERI" 🌞

Ditët e dyta dhe të treta të kësaj akademie verore na çuan në një rrugëtim të pashembullt të dijes dhe frymëzimit.

🎙️ Z. Krenar Lloga, Ministër i Drejtësisë, na udhëhoqi në një eksplorim të thellë të jetës dhe veprës së Arbën Xhaferit në arenën politike. Historia e Arbën Xhaferit u shndërrua në një mësim jetësor për guximin dhe përkushtimin ndaj ndryshimit. Poashtu u diskutua mbi sfidat e reformimit të drejtësisë dhe se akjo nuk është vetëm një synim, por një sfidë që me përpjekje të përbashkëta do të çojë drejt një shoqërie më të barabartë dhe shtete kuptimplote të drejta.

🎙️ Gjithashtu, z. Azir Aliu, Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike, na ftoi që botëkuptimi politik i të rinjëve të jetë më këmbngulës. Ligjërimi i tij shpalosi para nesh sfidat dhe mundësitë e rrjetëzimit të të rinjve përmes teknologjisë moderne si dhe u diskutua mbi strategjitë rajonale për inovacion. Ai na bëri të kuptonim se fuqia e inovacionit mund të krijojë rrugë të reja drejt progresit dhe bashkëpunimit.

Ditët në Akademinë Verore “ Arbën Xhaferi “ janë dinamike dhe të rinjtë me çdo kusht këmbngulin që të marrin nga ligjëruesit pjesët për të cilat ata kanë interesin më të madh. Nuk përfundojnë diskutimet e përbashkëta ndërmjet të rinjëve si dhe aspekti i socializimit.

Photos from Akademia Verore “ Arbën Xhaferi “'s post 22/08/2023

🎓🌟 Hapja zyrtare e edicionit të III-të të Akademisë Verore "ARBËN XHAFERI"! 🌟🎓 Gjilan 2023

Kënaqësi e jashtëzakonshme të shënojmë hapjen zyrtare të edicionit të III-të të Akademisë Verore "ARBËN XHAFERI", një akademi që bartë vlera dhe që nxit dijen dhe zhvillim e të rinjve. Në prezencë të kryetarit të Komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni u bë hapja e edicionit të III-të i cili njëherit theksoi se inkuadrimi i të rinjëve në politikë mbi bazën e filozofisë politike të Arbën Xhaferit, i fuqizon ato si individ me përgjegjësi në shoqëri.
Në këtë platformë kombëtare marrin pjesë studentë e të rinj dhe të etur për dije e aktivist nga të gjitha trojet shqiptare, duke përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Luginën.
Në ditën e parë të këtij edicioni, pjesëmarrësit e akademisë mësuan në temën , "Krijimi i Politikave Publike" me ligjërues Jasir Asani- asistent në Universitetin Nënë Tereza në Shkup.

🌍📚

15/08/2023

11 vite nga mungesa fizike e ish filozofit dhe politikanit tonë Arbën Xhaferi. Mbi të gjitha, vepra dhe jeta e tij janë dëshmitarë të unifikimit dhe emancipimit politik të shqiptarëve.

Të rrojmë e ta kujtojmë Arbën Xhaferin.

06/07/2023

Janë plot 5️⃣6️⃣ aplikime për të qenë pjesë e edicionit të III-të 📝
Nga ana e bordit të akademisë do të përzgjidhen 2️⃣0️⃣ më të mirët 🎉.

THIRRJE PËR APLIKIM | Akademia Verore '' ARBËN XHAFERI '' 2023 - Edicioni III-të 21/06/2023

📣 Apliko për Akademinë Verore "ARBËN XHAFERI"! 🌞

Jemi këtu për të ndarë me ju lajmin e mahnitshëm se edicioni i tretë 3️⃣ i Akademisë Verore "ARBËN XHAFERI" po vjen! 🎉 Në datat 21-28 Gusht 2023, ju dhe të rinjtë tjerë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Lugina, keni mundësinë e jashtëzakonshme të merrni pjesë në këtë eveniment të madh kombëtarë në Gjilan, Kosovë. 🎓

Akademia është e hapur për të gjithë studentët e moshës 18-23 vjeç, që duan të zhvillojnë njohuritë e tyre politike dhe të ndërtojnë një platformë të fortë me vlera morale. Ne kemi përgatitur një program të pasur, ku do të trajtojmë tema të tilla si analiza politike, filozofia politike, ekonomia politike ndërkombëtare, psikologjia politike, kultura dhe komunikimi politik, negociatat dhe menaxhimi i konflikteve, diplomacia publike, organizatat ndërkombëtare, media dhe politika, opinioni publik dhe protokolli. 📚

Për të na treguar entuziazmin tuaj dhe dashurinë për vendlindjen, kemi bërë të mundur që të mbulojmë të gjitha shpenzimet për çdo pjesëmarrës, përveç shpenzimeve rrugore.

Ky është momenti juaj për të ndikuar në politikën tonë dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Aplikimi juaj duhet të dorëzohet deri më 05 Korrik 2023. 📅
Mos humbni mundësin për të qenë pjesë e kësaj eksperience të jashtëzakonshme!

Bashkohuni me ne në këtë aventurë të paharrueshme! Aplikoni tani! 💪
-KOHA PËR STRATEGJI RINORE KOMBËTARE
🌟

THIRRJE PËR APLIKIM | Akademia Verore '' ARBËN XHAFERI '' 2023 - Edicioni III-të Aplikim për Akademinë Verore "ARBËN XHAFERI" Data: 21 - 28 Gusht 2023 Vendi: Gjilan, Kosovë Pjesëmarrësit: Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Lugina Mosha: 18 - 23 vjeç Numri i pjesëmarrësve: 20 Akomodimi: Konvikti i Studentëve në Gjilan Thirrja për aplikime përfundon...

Sugjerimet e mia për akademinë ! 12/02/2023

Tashmë po bëhen aktivitetet e para të organizimit të edicionit të III-të 2023 për akademinë verore '' ARBËN XHAFERI '' andaj ne do të donim që të marrim sugjerimet e juaja në lidhje me të gjithë mbarëvajtjen e këtij projekti që ka karakter edukativo- arsimorë në nivel kombëtar.
Ju ftojmë që ta plotësoni.
Ju falemnderit !

Bordi i Akademisë Verore '' ARBËN XHAFERI ''

Sugjerimet e mia për akademinë ! Tashmë po bëhen aktivitetet e para të organizimit të edicionit të III-të 2023 për akademinë verore '' ARBËN XHAFERI '' andaj ne do të donim që të marrim sugjerimet e juaja në lidhje me të gjithë mbarëvajtjen e këtij projekti që ka karakter edukativo- arsimorë në nivel kombëtar J...

01/02/2023

🎉 Çfarë përfshin edicioni i III-të i akademisë ?
Kur e ku do mbahet ky edicion ? 📅📍
📑 Si mund të aplikoj dhe kur fillojnë aplikimet ?

Të gjitha detajet SË SHPEJTI ✔️

☮️ Koha për strategji rinore kombëtare

Photos from Akademia Verore “ Arbën Xhaferi “'s post 11/11/2022

🗓Përgjatë kësaj periudhe ka filluar realizimi i follow up aktiviteteve nga pjesëmarrësit e akademisë 👩🏼👦🏻 me qëllim të shpërndarjes së njohurive dhe aftësim të të rinjëve në zonat ku ata jetojnë.

Samanta Ademaj pjesëmarrëse në edicionin e II-të të akademisë ka realizuar trajnimin me temë: “ Lidershipi “ 📌me nxënësit e shkollës jopublike nr.1 në Vlorë 🇦🇱
Përgjatë këtij trajnimi poashtu i’u bashkangjit edhe Daniela Hyseni.

22/08/2022

PËRMBYLLET ME SUKSES EDICIONI I II-TË I AKADEMISË VERORE ‘’ ARBËN XHAFERI’’, 11-17 GUSHT 2022- VUSHTRRI, KOSOVË

Të nderuar bashëkombas,
Të nderuar mbështetës e donatorë, të edicionit të II-të të akademisë verore ‘’ ARBËN XHAFERI ‘’

Që nga 11 e deri më 17 Gusht, në qytetin e Vushtrrisë u mblodhën të rinjtë e trevave shqiptare në kuadër të edicionit të II-të, të cilët përgjatë qëndrimit të tyre një javorë u aftësuan në tema të ndryshme e diskutuan për fenomene dhe ide të reja të cilat individit dhe shoqërisë i bëjnë mirë.
Arsimi cilësorë dhe një rini e përkushtuar për të marrë dije, janë armata më e fortë e një kombi.
Në thelb, akademia një gjë të tillë synon ku mbledh të rinjtë e trevave shqiptare dhe ato kaliten, madje formësohen për nga botëkuptimi politik e mbi të gjitha forcohen lidhjet ndërshqiptarësh. Diskutohen idetë për bashkim e forcim të shqiptarëve dhe për rindërtimin e kalasë që të riun shqiptar nuk e bën inferiorë përpara të tjerëve por e mëson atë për të qenë jo vetëm politikan, por burrë shteti.
Edicioni i II-të është meritë e një bordi të përkushtuar dhe një valë e mbështetësve të cilët kanë kuptuar hollësisht rëndësinë e kësaj akademie. Për këtë edicion të dytë ne ju jemi falemnderues komunës nikoqire të Vushtrrisë dhe komunave tjera si Gostivari, Gjilani, Kamenica dhe Vrapçishti.
Ju jemi falemnderues bashkëkombasve tanë në Vushtrri, të cilët treguan bujari e mikëpritje për të rinjtë e trevave, poashtu falemnderues shqiptarëve gjithëandej.
Për këtë edicion të II-të nuk ka si të mos falenderojmë edhe bizneset të cilat ndihmuan mbarëvajtjen e akademisë edhe atë: Ujë Ari, Golden Eagle, Natural Juice 100%, Kosmonte Foods, SHARR Travel dhe Laberion.
Ndërkaq, ne falemnderojmë për mikëpritjen edhe Akademinë për Siguri Publike të Kosovës e cila ofroi akomodimin falas për të gjithë pjesëmarrësit e të ftuarit tjerë të këtij edicioni.
Këtë edicion të II-të akoma më tepër e fuqizoi vizita jonë e mikëpritja e djemve të Salë e Hamit Jashari në Prekaz.

Ju jemi falemnderues e mirënjohës ndaj çdo institucioni e individi të cilët sakrifikuan nga koha e tyre e nga pasuria e tyre për ta bërë akademinë të suksesshme.

Merita dhe mirënjohje për çdonjërin nga ne.

Me respekt dhe nderime,
Bordi i Akademisë Verore ‘’ ARBËN XHAFERI ‘’

Photos from Akademia Verore “ Arbën Xhaferi “'s post 19/08/2022

Përfundoi me sukses edicioni i II-të, duke ju ndarë cerfitikatat pjesëmarrësve.

Suksese !

Photos from Akademia Verore “ Arbën Xhaferi “'s post 18/08/2022

Dita e pestë e edicionit të II-të!

Përgjatë ditës së pestë pjesmarrësit vizituan komunën e Gjilanit,Komunen e Kamenicës dhe patën kënaqësin të bashkëbisedonin me krerët komunal për çështjet rinore,planet e tyre,sfidat e tyre dhe përmbushjen e detyrave!

Photos from Akademia Verore “ Arbën Xhaferi “'s post 17/08/2022
Photos from Akademia Verore “ Arbën Xhaferi “'s post 17/08/2022

'' JETA DHE VEPRA ARBËN XHAFERI '' u shënua në nder të të ndjerit të Arben Xhaferit.
Në këtë eveniment përkujtimor morrën pjesë familjarë të Arbën Xhaferit dhe figura politike nga trojet shqiptare të cilët përkujtuan jetën dhe veprën e tij.
Zyra e Arbën Xhaferit dikur ishte pikëtakimi i të gjithë politikanëve nga trojet shqiptare dhe të gjitha forcave politike ku u ndërtuan këndishikimet e gjeopolitikës dhe u themeluan laboratorët e thellësisë së mendimit politik kombëtar. Ai me mendjeprehtësinë e me racionalitetin e tij ndërtoi platformat vetëvendosjes së popujve. Vitet e 90-ta, lufta e Kosovës dhe lufta e vitit 2001 janë dëshmi për madhështinë e tij si politikan, filozof, intelektual dhe strateg. Në zyrën e tij janë shkruar e përpunuar strategji të shumta veprimi për Kosovën para e pasluftës e për punën e tij të madhështore që për të shumtë mbetet imagjinatë e dëshmojnë politikanët tonë nga Kosova. Arbën Xhaferi me racionalitetin dhe modalitetin e tij ishte i përkushtuar që të konstruktonte gjeneratë politikanësh të cilët do të dëshmonin për praktikë të strategjive të tij.

Photos from Akademia Verore “ Arbën Xhaferi “'s post 17/08/2022

Dita e katërt e edicionit të dytë!

“Politika,komunikimi dhe integriteti” me trajnues Fitim Mulolli.

Photos from Akademia Verore “ Arbën Xhaferi “'s post 15/08/2022

Dita e tretë e edicionit të II-të!

Në ditën e tretë të Akademisë trajnues ishin Frenkli Prengaj, Diogjen Kolici dhe Enis Miftari !

15/08/2022
Photos from Akademia Verore “ Arbën Xhaferi “'s post 14/08/2022

Në kuadër të Akademisë Verore “Arbën Xhaferi” u organizua promovimi i librit “Teknologjia e Lajmit” nga Prof.Ass.Dr Zylyftar Bregu si dhe ligjeratë rreth sfidave aktuale të gazetarisë.

Photos from Akademia Verore “ Arbën Xhaferi “'s post 14/08/2022

Dita e Dytë e Edicionit të Dytë!

Si trajnues në ditën e dytë të Akademisë ishin Lutfi Ukiqi, Sadri Rrmoku dhe Besmir Ahmeti!

13/08/2022

Në ditën ndërkombëtare të rinisë në kuadër të akademisë verore u organizua panel diskutimi me temë “Roli dhe rëndësia e të rinjëve në politikë” e ku i ftuar ishte deputeti i Kuvendit të Kosovës z. Agon Batusha !

Photos from Akademia Verore “ Arbën Xhaferi “'s post 13/08/2022

Dita e parë e edicionit të II-të !

•Hapja e Akademisë u bë nga drejtoresha për Kulturë dhe Rini e Komunës së Vushtrrisë, Medina Bunjaku.

•Trajnues në ditën e parë të Akademisë ishin Qëndrim Hoxha, Arianit Jashari dhe Nikollë Camaj!

Photos from Akademia Verore “ Arbën Xhaferi “'s post 12/08/2022

Hapja e edicionit të II-të e Akademisë Verore “Arbën Xhaferi” Vushtrri, 2022

12/08/2022

Drejtpërdrejt nga Akademia Verore “ Arbën Xhaferi “
Gëzuar 12 Gushtin.. Dita Ndërkombëtare e Rinisë

THIRRJE PËR APLIKIM | Akademia Verore '' ARBËN XHAFERI '' 2022 - Edicioni II-të 06/06/2022

THIRRJE PËR APLIKIM |
Duke lënë prapa kujtimet nga edicioni i parë i Akademisë Verore '' ARBËN XHAFERI '' të organizuar vitin e kaluar në qytetin Gostivarit, tashmë po hapim një faqe të re të edicionit të dytë i cili do të organizohet në Vushtrri, Kosovë. Akademia do të jetë e hapur për të gjithë të rinjtë e trevave shqiptare të cilët paraprakisht janë student dhe janë të moshës 18-23 vjeç.
Data: 11.08 – 17.08.2022
Vendi: Vushtrri, Kosovë
Pjesëmarrësit: Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Lugina
18 – 23 vjeç
Numri i pjesëmarrësve: 20
Akomodimi: Akademia e Kosovës për Siguri Publike
Thirrja për aplikime përfundon 09 QERSHOR 2022

THIRRJE PËR APLIKIM | Akademia Verore '' ARBËN XHAFERI '' 2022 - Edicioni II-të Informatat Bazë - Data: 11.08 – 17.08.2022 Vendi: Vushtrri, Kosovë Pjesëmarrësit: Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Lugina 18 – 23 vjeç Numri i pjesëmarrësve: 20 Akomodimi: Akademia e Kosovës për Siguri Publike Thirrja për aplikime përfundon 09 QERSHOR 2022 Duke l....

31/05/2022

Duke lënë prapa kujtimet nga edicioni i parë i Akademisë Verore '' ARBËN XHAFERI '' të organizuar vitin e kaluar në qytetin Gostivarit, tashmë po hapim një faqe të re të edicionit të dytë i cili do të organizohet në Vushtrri, Kosovë. Akademia do të jetë e hapur për të gjithë të rinjtë e trevave shqiptare të cilët paraprakisht janë student dhe janë të moshës 18-23 vjeç.
Data: 11.08 – 17.08.2022
Vendi: Vushtrri, Kosovë
Pjesëmarrësit: Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Lugina
18 – 23 vjeç
Numri i pjesëmarrësve: 20
Akomodimi: Akademia e Kosovës për Siguri Publike

Kliko për të aplikuar: https://forms.gle/i6bX1M5e4mw6y6gL9
Thirrja për aplikime përfundon 09 QERSHOR 2022

Akademia Verore '' ARBËN XHAFERI '' 2022 - Edicioni II-të 30/05/2022

Duke lënë prapa kujtimet nga edicioni i parë i Akademisë Verore '' ARBËN XHAFERI '' të organizuar vitin e kaluar në qytetin Gostivarit, tashmë po hapim një faqe të re të edicionit të dytë i cili do të organizohet në Vushtrri, Kosovë. Akademia do të jetë e hapur për të gjithë të rinjtë e trevave shqiptare të cilët paraprakisht janë student dhe janë të moshës 18-23 vjeç.

Data: 11.08 – 17.08.2022
Vendi: Vushtrri, Kosovë
Pjesëmarrësit: Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Lugina
18 – 23 vjeç
Numri i pjesëmarrësve: 20
Akomodimi: Akademia e Kosovës për Siguri Publike

Thirrja për aplikime përfundon 09 QERSHOR 2022

Akademia Verore '' ARBËN XHAFERI '' 2022 - Edicioni II-të Informatat Bazë - Data: 11.08 – 17.08.2022 Vendi: Vushtrri, Kosovë Pjesëmarrësit: Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Lugina 18 – 23 vjeç Numri i pjesëmarrësve: 20 Akomodimi: Akademia e Kosovës për Siguri Publike Thirrja për aplikime përfundon 09 QERSHOR 2022 Duke l....

07/02/2022

BORDI I AKADEMISË VERORE '' ARBËN XHAFERI '' MIRATON RAPORTIN PËR VITIN 2021 DHE NJOFTON PËR MBARËVAJTJEN E AKADEMISË PËR VITIN 2022

Përgjatë datës 04 Shkurt (2022) bordi i akademisë verore ''Arbën Xhaferi '' mbajti mbledhjen e parë për vitin 2022. Mbledhja filloi me kompletimin e bordit, përskaj themeluesve Enis Miftari, Visar Neziri dhe Eren Ali, antar të rinjë të bordit të Akademisë Verore '' ARBËN XHAFERI '' janë edhe Frenkli Prengaj dhe Drita Dibrani.

U diskutua raporti i përmbledhur i akademisë verore '' Arbën Xhaferi '' 2021 në të cilën u analizuan dhe u diskutuan përmbushja e objektivave të përcaktuara poashtu u analizuan rezultatet e dalura nga evaluimi të cilat janë parametra për t'u mbështetur në përmirsim të mëtejshëm të procesit të mbarëvajtjes së akademisë. Bordi i akademisë e miratoi raportin për vitin 2021 në një frymë konstruktive në të cilat janë pasqyruar idetë dhe sugjerimet të cilat forcojnë themelet e akademisë.

Ndërkaq, u miratua propozimi që akademia verore ''ARBËN XHAFERI '' 2022 të organizohet në Republikën e Kosovës, përgjatë Gusht 2022. Poashtu bordi vendosi edhe për strategjinë e ndërveprimit në realizimin e akademisë për vitin 2022.

Ndërkohë në pikë të fundit u diskutua për të ardhmen e akademisë si subjekt juridik dhe për aktivitete të tjera në kuadër të akademisë.

24/01/2022

24 Janari i vitit 1948 është datëlindja e filozofit tashmë të ndjerë Arbën Xhaferit. Për aq sa jetoi, shqiptarëve ju trashëgoi një horizont idesh dhe vendosi themelet e demokracisë konsensuale. Ai edhe më tej do të mbetet referencë e politikbërjes për gjeneratat e ardhshme e që me thellësinë e mendimit të tij politik arriti të vendos në pah një standard të ri politik, që do trashëgimtar përkushtues, ambicioz e që guxojnë për dinjitetin e tyre e mbi të gjitha të shqiptarëve gjithëandej.

Të përkujtojmë i nderuar filozof dhe ish politikani ynë.

Photos from Akademia Verore “ Arbën Xhaferi “'s post 07/10/2021

Murseli dhe Drita janë dy nga pjesëmarrësit e akademisë të cilët kësaj rradhe kërkojnë besimin e qytetarëve të Vushtrrisë që të jenë zëri i tyre në institucione dhe promotorët kryesorë për përfaqësimin dinjitoz të të rinjëve.

Ne jemi të gëzuar për angazhimin e tyre politik andaj dhe ju urojmë fat në këtë betejë politike.

Ju priftë e mbara !

Me respekt,
Akademia Verore “Arbën Xhaferi”

15/08/2021

Në përvjetorin e vdekjes së ish filozofit dhe politikanit tonë të z. Arbën Xhaferi, shprehim përkujtimet tona. Mendimi i tij politik shtrihej mbi një rafsh të gjërë premisash që ushqehej nga atdhedashuria.
Të rrojmë dhe ta kujtojmë ARBËN XHAFERIN

07/08/2021

FALEMNDERIT GOSTIVARAS, FALEMNDERIT KOMUNA E GOSTIVARIT ♥

Të nderuar,

Ditë më parë u përmbyll me sukses edicioni i parë i akademisë verore '' ARBËN XHAFERI'' e cila mblodhi të rinjtë nga trevat shqiptare të moshës 18 -23 vjeç në qytetin e Gostivarit. Për plot shtatë (7) ditë ligjërata intezive në fushën e politibërjes, kuptimin teorik dhe praktik të politikës, udhëheqjes, menaxhimit të konfliktit dhe aktivizmit qytetarë.

Me anë të këtij shkrimi, ne duam të falenderojmë çdo gostivaras, që me kontributin e tyre treguan bujarinë dhe mikëpritjen madhështore e respektin dinjitoz.
Ju, të nderuar, arritët që me ngrohtësinë tuaj pjesëmarrësve t'ju jepni rehati dhe të ndjehen sikur të jenë në shtëpitë e tyre pavarësisht se dikush kishte ardhur nga Mali i Zi, Lugina, Shqipëria apo Kosova.

Ju do të mbaheni mend përgjatë kohë sepse, m'u në këtë qytet sinkronizua idea dhe u vunë themelet e një akademie nga të rinjtë e Gostivarit, Shkupit e të Kumanovës të cilët në thelb kanë idealizuar atë që shumë të tjerë dikur kanë dashur dhe ndërruan jetë duke mos e përjetuar këtë realitet, që tashmë kontribues jeni edhe ju. Në këtë akademi, që flitet gjuhë e njejtë por jo edhe mendimet, do gjeni që përskaj mendimeve ndryshe që jehojnë në përbrendësi të grupit diçka mbetet e paluhatur, mirëqënia sociale. Çdo njëri përgjatë qëndrimit në akademi ka arritur të konstruktoj mendimin e tij politik mbi një prehje që e detyron atë të mendoj më të mirën për të tjerët, mbase për të kuptuar që idea qëndron m'u aty, tek atdhedashësi e burrështetasi.

Akademia përfundoi në Gostivar, për t'i dhënë krah një tjetër qyteti shqiptar që do të ketë barrë e privilegj për mbarëvajtjen e saj. Pavarësisht vendndodhjes, koncepti mbetet i njejti.
Ekipi vetëm do shtohet, kjo pemë e mbjellur vetëm nga tre të rinjtë do që të vaditet e të mbrohet nga çdo njëri prej jush. Barra është e përbashkët, sepse ne kemi synime dhe një prej to është: kuadër i ri, i denjë, i ndershëm e puntorë.

Ne jemi të bindur që kemi potencial rinor i cili gjithmonë ka pasur guximin për të shtyrë proceset përpara dhe nuk ka hezituar që të qëndrojë në front, si në luftë dhe në paqe.
Andaj, mbështesni këta të rinjë sepse në sytë e tyre do gjeni vizion dhe të ardhme e cila ju përket juve dhe trashimgtarëve tuaj.

Ne falemnderojmë publikisht çdo njërin prej jush, që kanë dhënë kontribut për një akademi të sukseshme qoftë nga pozita e udhëheqësit të një institucioni apo menaxher i ndërmarrjes private. Dëshmuat që në Gostivar, do gjeni kaq shumë njerëz bujar e fisnik.

Ju falemnderit, qofshi të bekuar gjithmonë !

Me nder dhe respekt,
Bordi Ekzekutiv i Akademisë Verore
'' ARBËN XHAFERI ''

Eren Ali, Visar Neziri dhe Enis Miftari

Photos from Akademia Verore “ Arbën Xhaferi “'s post 05/08/2021

U PËRMBYLL ME SUKSES EDICIONI I PARË I AKADEMISË VERORE “ ARBËN XHAFERI “

Pas plot 7 ditësh me shumë ligjerata, diskutime, simulime, puntori dhe lojëra përmbyllet edicioni i parë i akademisë. Pjesëmarrësit nga të gjitha trevat, që i përkisnin moshës 18-23 vjeç arritën të përfitojnë njohuri të reja në politikbërje, krijim të politikave publike, udhëheqje dhe aktivizëm qytetar.
Akademia Verore “ ARBËN XHAFERI “ ishte e para e këtij lloji në trevat shqiptare.

Pjesëmarrësit patën mundësi që nga afër të bashkëbisedojnë me figura dhe trajnues eminent të cilët janë me përvojë. Ndërkaq në përmbylljen e akademisë morri pjesë edhe z.Arben Taravari - Kryetar i Komunës së Gostivarit.

Ndërkaq shprehim falemnderime edhe ndaj trajnuesve siç ishin: Tiron Jajaga, Diturije Ismaili, Sadudin Sadiki, Roland Peraj, Roksana Qarri dhe Metin Muaremi.

Andaj, të dashur rinistë, ne do të takohemi përsëri vitin e ardhshëm.

Photos from Akademia Verore “ Arbën Xhaferi “'s post 02/08/2021

MBAHET MANIFESTIMI " JETA DHE VEPRA ARBËN XHAFERI "

Në kuadër të akademisë verore u shënua manifestimi " Jeta dhe Vepra ARBËN XHAFERI ". Në këtë event të ftuarit rrëfyen për raportin e tyre dikur me z. Arbën Xhaferi. Pjesëmarrësit patën rastin që të dëgjojnë nga afër eksperiencat e tyre me ish filozofin dhe politikanin shqiptar.
Prania e z. Sabri Kiçmari - Drejtor i Akademisë Diplomatike në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës , si dhe Profesori Ardian Gola i cili është deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë.
Panelist të manifestimin ishin Znj. Adelina Marku dhe z. Vebi Bexheti të cilët dikur kanë qenë bashkëpuntor të z. Xhaferit. Ndërkaq, eventi u hap nga z. Valbon Limani - Shef i Kabinetit të Kryetarit të Komunës. Poashtu të ftuar ishin edhe përfaqësues të partive politike, përderisa fjalim rasti pati edhe z. Elmi Aziri - nënkryetar dhe përfaqësues politik nga rradhët e ASH-së.
Të ftuarit shprehën gatishmëri për të mbështetur akademinë edhe në vitet e ardhshme.

Photos from Akademia Verore “ Arbën Xhaferi “'s post 30/07/2021

Që nga 29 Korriku kur pjesëmarrësit e akademisë u pritën në qytetin e Gostivarit, ekipi dhe Kryetari i Komunës z. Arben Taravari i prinë hapjes solemne. Përgjatë këtij takimi Enis Miftari - Drejtor Ekzekutiv falemnderoi Komunën e Gostivarit e cila përkujdeset për mbarëvajtjen e akademisë ndërkaq kreu i komunës përpara të pranishmëve theksoi përkrahjen për të rinjtë e mbase për akademinë e cila është e para e këtij lloji në trevat shqiptare.
Poashtu përgjatë ditës së sotme (30.07) pjesëmarrësit arritën të përfitojnë njohuri të reja në temat: Analiza Politike, Filozofia Politike, Ekonomia Politike Ndërkombëtare dhe Formësimi i Personalitetit të Politikbërjes.
Sesionet u udhëhoqën nga z. Xhelal Neziri, Prof. Dr. Nasir Selimi, Prof.Dr. Musa Musai si dhe z. Elvis Hoxha njëherit edhe këshilltar i Kryeministrit Albin Kurti.

Përgjatë ditëve të rradhës pjesëmarrësit e akademisë verore “ ARBËN XHAFERI “ do të ndjekin edhe sesione të tjera me trajnues të ndryshëm që vijnë nga vende të ndryshme dhe me eksperiencë në fushat e tyre.

Ja vlen ta potencojmë, që akademia është e para e këtij lloji që mbledh të rinjtë e moshës 18- 22 vjeç nga të gjitha trevat.

😍

Want your school to be the top-listed School/college in Gostivar?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Videos (show all)

Krijimi i politikave publike me z. Sadri Rrmoku Dita e 2-të e Akademisë Verore “Arbën Xhaferi “
Drejtpërdrejt nga Akademia Verore “ Arbën Xhaferi “ Gëzuar 12 Gushtin.. Dita Ndërkombëtare e Rinisë
Edicioni i II-të i Akademisë Verore '' ARBËN XHAFERI''
Rilindasi i fundit, që me mendjen e tij të mprehtë la gjurmë në filozofi dhe politikë. Pikëtakimi i atyre që për shqipta...
Mësoni më tepër rreth Akademisë Verore '' Arbën Xhaferi ''

Location

Category

Telephone

Website

Address

Gostivar
Other Education in Gostivar (show all)
Kurse në gjuhën Italiane Kurse në gjuhën Italiane
Gostivar, 1230

Kurse dhe Trajnime në gjuhën Italiane: - të gjitha nivelet A1- C2 - përgatitje për çertifikata PLIDA

Blerim etemi Blerim etemi
Gostivar

faqe

Gostivar Belediye Teknik Lisesi Gostivar Belediye Teknik Lisesi
Ilindenska 167
Gostivar, 1230

Belediye teknik lisesi "Gostivar" Gostivar

Deutsch Lernen EM Deutsch Lernen EM
Gostivar

Izcuvanje na Germanski jazik vo site nivoa. Priprema na Ispit za vo dvete institucii

Janko Bilbiloski Janko Bilbiloski
Gostivar, 1230

HLTI HLTI
Boulevard Braka Ginovski Nr. 46
Gostivar, 1230

HLTI - High Level Training Institute

Vlll-7 Forin Vlll-7 Forin
Gostivar

<3 Vlll-7 <3

Shkolla Muzikes ,,Enver Stafai" - Gostivar Shkolla Muzikes ,,Enver Stafai" - Gostivar
Rr. JNA Nr. 371
Gostivar, 1230

Edukim Muzikor

Fenix 2 Gostivar Fenix 2 Gostivar
18 Noemvri Br. 4
Gostivar

ФЕНИКС 2 Гостивар - продавница за продажба и сервис на м

Judo Club Cegrani Judo Club Cegrani
Cegran
Gostivar, 1230

Xhamia e Fshatit Sërmnovë Xhamia e Fshatit Sërmnovë
Serbinovo
Gostivar, 1239