Sh.F.K"Said Najdeni"Dibër

Faqja zyrtare e SHFK Said Najdeni-Diber ne facebook.Shkolla ka misionin e saj qe te edukoje dhe arsimoje gjeneratat e reja sipas metodave moderne.Na ndiqni

Operating as usual

Photos from Komuna Dibër - Municipality of Debar - Општина Дебар's post 28/05/2021

Photos from Komuna Dibër - Municipality of Debar - Општина Дебар's post

Photos from Sh.F.K"Said Najdeni"Dibër's post 12/05/2021

DIBRA CREATIVE TOUCH-Dibër, Shoqatë humanitare, sot një ditë para festës së Fitër Bajramit bëri Donacion pako-qese për nxënësit që ndjekin mësim me prezencë fizike (klasët I-III). Ekipi i shkollës në bashkëpunim me kujdestarët e klasëve dhe me shërbimet e shkolës realizoi shpërndarjen e pakove për nxënësit. Gjithashtu kohë më parë kjo shoqatë bëri donacion materiale për përdorim në Sallën sportive dhe në mësimdhënien e arsimit fizik dhe shëndetësor gjegjësisht dhuruan 8 t**a cilësor për volejboll, 2 rrjeta për volejboll si dhe një fryrëse t**ash-pompë.

Drejtoria e shkollës në emër të institucionit, të arsimtarëve dhe në emër të prindërve të nxënësve, donatorëve ju shprehim mirënjohje dhe falenderim pafund për këto donacione. Mbetemi me shpresë që edhe donatorë tjerë në të ardhmen do të japin kontributin e tyre për nxënësit e shkollës.

Me këtë postim shfrytëzojmë rastin që të gjithë besimtarëve të fesë islame t’ju urojmë ME FAT DHE GËZUAR FITËR BAJRAMIN!

Në vazhdim disa foto për të konfirmuar pranimin-dorëzimin e donacioneve.

Me Respekt,
Drejtoria dhe stafi i mësimdhënësve pranë
SHFK “Said Najdeni” – Dibër
Drejtor
Burim Kaziu

04/05/2021

Regjistrimi në klasën e parë 2021/2022!
www.saidnajdeni.edu.mk

Regjistrimi në klasën e parë 2021/2022!
www.saidnajdeni.edu.mk

Sh.F.K"Said Najdeni"Dibër updated their website address. 21/03/2021

Sh.F.K"Said Najdeni"Dibër updated their website address.

Sh.F.K"Said Najdeni"Dibër updated their website address.

[03/06/21]   Do të shprehim disa fjalë për Patronatin e shkollës dhe Ditën e Mësuesit të shkollës shqipe- 7 marsi në distancë (në faqen tonë zyrtare) për shkak të masave mbrojtëse të rekomanduara nga autoritetet e që lidhen me Pandeminë me Covid-19. Mbetemi me shpresë së kjo Pandemi do të kalojë sa më shpejt, e të gjithë ti kthehemi normalitetit.

Mësonjëtorja e Korçës është simbol i dijes, ndriçimit dhe përparimit të kombit, është kulti që na kthen pas në kohë dhe na nxit të reflektojmë për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen, duke kujtuar me pietet të lartë të gjithë ata heronj që hodhën një gur në themelet e zhvillimit dhe përparimit kombëtar.E ne sot, në këtë 7 Mars, nuk na mbetet gjë tjetër përpos të shprehim mirënjohjen e thellë e të përulemi deri në pafundësi për figurat e tilla si Pandeli Sotiri, motrat Qiriazi, Said Najdeni e të tjerë të cilët në kohët më të vështira për kombin tonë shëndritën si fanar në rrugën e diturisë, ata të cilët janë faqja më e ndritur e historisë...Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta!Respekt e mirënjohje edhe për Ju pasardhës të tyre që jeni misionarë të dijes e udhërrëfyes në jetë!
Gëzuar festën edhe ju nëna të dashura! U jemi mirënjohës përjetë!
Nxënësit e SH.F.K. ,,Said Najdeni,,-Dibër nga distanca shprehin urimet e tyre të sinqerta për 7 Marsin-Ditën e mësuesit dhe Patronatin e shkollës.
Le ti dëgjojmë sëbashku! Urimet e tyre të mbushin plot kënaqësi!

Falenderim për përgaditjen e tekstit dhe Videoinçizimit arsimtarët Arlinda Sharofi dhe Miron Mulladauti si dhe nxënësit që me anë të videos kanë shprehur urimet e tyre për Ditën e Patronatit dhe Festat e marsit.
Urime për të gjithë!
Me respekt,
Stafi i mësimdhënësve dhe ekipi menaxhues,
Sh.F.K. “Said Najdeni” – Dibër
Drejtor
Burim Kaziu

06/03/2021

Urimet e nxenesve per 7-8 marsin 2021!

Urimet e nxenesve per 7-8 marsin 2021!

30/12/2020

Vazhdon kontributi i njerëzve humanë për Festën e Vitit të Ri-2021, gjegjësisht një donator anonim nga SHBA dhuroi 130 pako-qese për klasët II-III ndërsa Donatori Mensur Kolari dhuroi nga një qese-pako 350 nxënësve (kll.IV-IX) pranë SHFK “Said Najdeni” –Dibër. Pakot u shpërndanë nga përfaqësues të donatorëve dhe nga shërbimet e shkollës.

Drejtoria e shkollës në emër të institucionit, të të gjithë mësimdhënësve dhe në emër të prindërve të nxënësve shpreh mirënjohje dhe falenderim pafund për këto donacione me të cilat i gëzuan të gjithë nxënësit e shkollës (kl.I-IX) për Festën e Vitit të Ri-2021.

GËZUAR VITIT I RI 2021! SHËNDET, FAT DHE MBARËSI NË FAMILJET TUAJA!

Në vazhdim disa foto për të konfirmuar pranimin dhe shpërndarjen e donacionit.

Me Respekt,
Drejtoria dhe stafi i mësimdhënësve pranë
SHFK “Said Najdeni” – Dibër
Drejtor
Burim Kaziu

29/12/2020

Familja e Erduan&Aida Ibraim shprehën dëshirën e tyre që për Festën e Vitit të Ri-2021, t’ju dhurojnë nga një qese-pako nxënësve të klasëve të para (45 nxënës) pranë SHFK “Said Najdeni” –Dibër. Pakot u shpërndanë nga arsimtarja veterane ( e pensiouar para 2 muajsh) z-nj.Luiza Mimidinoska të cilën e falenderojmë për angazhimin dhe njëkohësisht i urojmë pensionim të mbarë.

Drejtoria e shkollës në emër të institucionit, të mësueseve të klasëve të para dhe në emër të prindërve të nxënësve shpreh mirënjohje dhe falenderim për këtë donacion.

Në vazhdim disa foto për të konfirmuar pranimin dhe shpërndarjen e donacionit.

Me Respekt,
Drejtoria dhe stafi i mësimdhënësve pranë
SHFK “Said Najdeni” – Dibër
Drejtor
Burim Kaziu

29/12/2020

ROMACTED, Shoqatë e Financuar nga Unioni Evropian me ndihmë të Komunës Dibër dhe ShHR “Hëna”-Dibër bëri Donacion një shumë të konsiderueshme të materialeve shkollore (fletore, goma, vizore, ngjyra, mprehëse, lapas etj) për nxënësit e ciklit të ulët (kl.I-III) bashkë me nxënësit të përkatësisë rome. Shpresojmë se me këto materiale nxënësit do të arrijnë edhe më shumë rezultate në mësime.

Drejtoria e shkollës në emër të institucionit, të arsimtarëve të klasëve dhe në emër të prindërve të nxënësve, donatorëve ju shprehim mirënjohje dhe falenderim.

Në vazhdim disa foto për të konfirmuar pranimin dhe shpërndarjen e donacionit.

Me Respekt,
Drejtoria dhe stafi i mësimdhënësve pranë
SHFK “Said Najdeni” – Dibër
Drejtor
Burim Kaziu

28/12/2020

FALENDERIM DHE MIRENJOHJE per z.Selaudin Erbeli per DONACIONIN. Me ndihmen tuaj tashme te gjithe nxenesve tane u jepet mundesia te ndjekin rregullisht mesimin ONILNE. Donacioni do te arrije ne destinacionin e duhur ne menyre transparente. Respekte pafund. Falenderim per angazhimin edhe per z.Fisnik Ambari.
Me respekt,
Stafi i mesimdhenesve prane SHFK "Said Najdeni" - Diber.
Drejtor
Burim Kaziu

21/12/2020

Duke marrë parasysh kushtet e tanishme të mësimdhënies ku për shkak të Pandemisë me Covid-19 gati të gjithë nxënësit në botë kanë kaluar në mësimin në distancë (online), Shoqata Atdhetare DIBRA nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si gjithmonë edhe kësaj radhe mendoi për nxënësit e shkollës të cilët kanë nevojë për tabletë dhe në këtë kontekst siguruan donacion prej 100 Tabletësh kualitativ për këta nxënës. Edhe pse donacioni për blerjen e 100 Tabletëve ishte i siguruar që në fillim të vitit shkollor i njejti u vonua për shkak të mungesës së Tabletëve nëpër dyqanet përkatëse në Maqedoni dhe në rajon.

Ekipi udhëheqës i shkollës në bashkëpunim me kujdestarët e klasëve IV-IX prej përpara kishte përpiluar listën e nxënësve që kanë nevojë për Tablet dhe në bazë të asaj liste është në proces të shpërdnarjes të këtij donacioni në mënyrë transparente.

Drejtoria e shkollës në emër të institucionit, të punësuarve dhe në emër të prindërve të nxënësve Shoqatës në fjalë me Kryetar Dashnor (Dashi) Miftari bashkë me Bordin drejtues u shprehim mirënjohje dhe falenderim pafund për këtë donacion shumë të vyeshëm për nxënësit tanë në këtë kohë pandemie dhe mbetemi me shpresë se ky humanizëm do të vazhdojë, por mirëpresim ndihmën edhe nga donatorë të tjerë në formë të organizuar apo nga individë të cilët do të shprehin gadishmërinë për të ndihmuar shkollën në të ardhmen. Ju garantojmë transparencë totale që ndihma e Juaj do të arrijë në destinacionin e duhur.

Në vazhdim disa foto të donacionit.

Me Respekt,
Drejtoria dhe stafi i mësimdhënësve pranë
SHFK “Said Najdeni” – Dibër
Drejtor
Burim Kaziu

[11/27/20]   REKOMANDIME PËR SJELLJEN E MËSIMDHËNËSVE DHE NXËNËSVE GJATË KOHËS SË REALIZIMIT TË MËSIMIT NË DISTANCË



1. Dispozitat e përgjithshme

Rekomandimet kanë të bëjnë me të gjitha shkollat publike fillore dhe të mesme dhe janë në drejtim për të mbështetur realizimin e mësimit efektiv dhe efikas online, të sigurohet sjellje morale të mësimdhënësve dhe nxënësve gjatë realizimit të mësimit në distancë.



2. Realizimi i mësimit në distancë

· Të gjithë orët mësimore, sipas rregullit realizohen, me Ms Tims si mjet për mbajtjen e mësimit online nëpërmjetë komunikimit sinkron në kuadër të Platformës Nacionale për mësim në distancë.

· Nxënësit të cilët nuk kanë qasje në internet mësimi në distancë përveç me kompjuter dhe laptop mund të ndjeket edhe me pajisje të mençura dhe me telefon celular.

· Për nxënësit të cilët nuk kanë pajisje kompjuterike, nuk kanë qasje në internet ose për nxënësit e kategorive të rënda sociale shkolla duhet të sigurojë qasje nl një formë tjetër deri te përmbajtjet mësimore, forma e cila i përgjigjet mundësive të nxënësve ( material e shtypura CD etj)

· Prindërit/kujdestarët janë të obliguar të njoftojnë kujdestarin e klasës për të gjitha problemet teknike me qasjen deri te mësimi në distancë.



3. Rregullat e sjelljes gjatë mësimit online

3.1. Rregullat e përgjithshme për mësim online

· Rekomendohet që të gjitha kamerat të jenë të kyçura gjatë orës online, përveç kur për shkaqe teknike ( lidhja e dobët ose problem të shpeshta të të njejtës) ku mësimdhënësi nuk urdhëron më ndryshe;

· Mikrofoni i nxënësve duhet të jetë i çkyçur gjatë mbajtjes së orës mësimore online (opsioni“mute”), përveç kur nxënësi përgjigjet në pyetjen e parashtruar nga mësimdhënësi. parashtron pyetje për shkak të paqartësive të lidhura me materjen mësimore gjatë orës, të cilën e përcakton mësimdhënësi.

· Rekomandohet mbajtja/ ndjekja e orëve online në shtëpi në vend të qetë, për arsye se të gjithë nxënësit në orë mund t′i dëgjojnë tonet anësore, tek ai i cili flet (pëshpëritjet dhe bisedat , tonet dhe TV -ja e kyçur, lehja e kafshëve shtëpiake si dhe të gjitha tonet tjera).

· Nuk është e lejuar incizimi në orët online nga ana e mësimdhënësve dhe nxënësve.

· Gjatë realizimit të orëve online aplikohen rregullat e njejta të sjelljes, sikurse gjatë orëve të rregullta me prani fizike në shkollë dhe nuk janë të lejuara bisedat e ndërsjellta gjatë mbajtjes së orës ndërmjetë nxënësve nëpërmjet komunikimit verbal ose elektronik.

· 3.2. Prania në orët online

· Mësimdhënësit dhe nxënësit duhet të kyçen me kohë në orën mësimore në pajtueshmëri me orarin e orëve mësimore.

· Prania në orët online është e detyrueshme, identik sikurse gjatë realizimit të mësimit me prani fizike në shkollë.

· Mësimdhënësit janë të obliguar të mbajnë evidencë të detajuar për praninë e nxënësve në secilën orë online.

· Sipas rregullës, nxënësit pjesëmarrësit në orën online janë mësimdhënësi dhe nxënësi nga paralelja për të cilën është e dedikuar ora.

· Nxënësit nuk kanë të drejtë të kyçen në orën online nxënës tjerë të shkollës, përkatësisht nxënës të shkollave tjera nëpërmjet shpërndarjes së linkut të orës.

Secili veprim që është në kundërshtim me pikën 3.2 alinea 1,2,3,4 dhe 5 mund të rezultoj ngritjen dhe shqiptimin e masave pedagogjike sipas procedurës së përcaktuar me rregullore për masa pedagogjike kundër nxënësit, si dhe veprimet tjera para organeve përkatëse .



· Mësimdhënësi mund të përjashtojë nga ora online nëse nxënësi:

- në çdo mënyrë e pengon mbajtjen e orës mësimore;

- Sjellet në mënyrë të pa dëshirueshme, vullgare ose disktriminuese,

- përdorë fjalë jo të këndshme ose në mënyrë verbale i ofendon nxënësit e tjerë në orë;

- Kryen ose inkurajon dhunë elektronike, poston komente të cilat mund të interpretohen si ofenduese diskriminuese ose shqetësuese, ose dërgon materiale elektronike me përmbajtje ofenduese tek nxënësit tjerë ose mësimdhënësit.



· Në rast se nxënësi përjashtohet nga ora online për shkak të shkaqeve të shënuara më lartë i njejti evidentohet se mungon pa arsye nga ajo orë , dhe kundër të njejti mund të ngritet procedurë disciplinore dhe shqiptohet masë pedagogjike.

4. Përgjegjësia e mësimdhënësve dhe nxënësve gjatë realizimit të mësimit online

· Mësimdhënësit dhe nxënësit në kuadër të secilës orë online duhet të krijojnë atmosferë për realizimin e sukseshëm të mësimit dhe procesit të të mësuarit , si dhe inkurajimin për bashkëpunim dhe respektimin e të tjerëve.

· Gjatë orëve online mësimdhënësit dhe nxënësit duhet të promovojnë komunikim efektiv dhe këshillues për të gjithë . Nxënësit duhet të motivohen dhe të marrin pjesë në mënyrë aktive në klasën virtuale.

· Gjatë realizimit të mësimit në distancë respektohen udhëzimet të dhëna në planin për mbajtjen e mësimit në shkollat fillore dhe të mesme për vitin shkollor të përcaktuar. Udhëzimi për realizimin e mësimit në vitin shkollor dhe udhëzimet tjera të dhëna nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Byroja për Zhvillimin e Arsimit dhe Qendra për Trajnim dhe Arsim Profesional.

· Mësimdhënësit gjatë realizimit të mësimit në distancë duhet të shfrytëzojnë strategji bashkëkohore didaktike , metoda dhe teknika.

· Gjatë mësimit të kombinuar ( mësim në distancë dhe mësim me prani fizik) mësimdhënësit duhet ta planifikojnë orën mësimore me aktivitete për pjesëmarrje të barabartë të të gjithë nxënësve.

· Gjatë oërs online çdo nxënës duhet të jetë i kyçur në mënyrë aktive.

· Mësimdhënësit duhet të mbajnë llogari për nevojat e nxënësve me pengesa në mësim të cilët gjatë kohës së mësimit në distance punojnë sipas programit individual arsimor.

· Nuk lejohet opstrukcion i qëllimshëm i orëve mësimore .

· Rekomandohet mësimdhënësi të udhëheqë disktudimin, duke ju mundësuar nxënësve që të komentojnë dhe të parashtrojnë pyetje.

· Diskutimet e orëve online duhet të jenë në drejtim të procesit të të mësuarit, të jenë konstruktiv dhe të artikuluara mirë. Komunikimi duhet të udhëhiqet me respekt dhe të shfrytëzohet shprehjet e kulturuara.

· Gjatë orëve online nxënësit duhet të ju shmangen temave dhe diskutimeve të cilët e pengojnë procesin e mësimit te nxënësit tjerë.

· Fjalët, bisedat dhe diskutimet jopërkatëse nuk janë të lejuara gjatë orës mësimore.

· Gjatë komunkimit të formave formale nxënësit dhe mësimdhënësit janë të detyruar të mbajnë llogari edhe për format jo formale të komunikimit përkatësisht shfrytëzimit të rregullave drejtëshkrimore edhe gjatë komunikimit elektronik (p.sh. shkruarja e porosive dhe teksteve vetëm se me shkronja të mëdha llogaritet si e bërtitur, sepse ato përdoren në raste të paralajmërimit ose njoftimit).

· Pa marrë parasysh mënyrën e realizimit të mësimit ( mësim online ose prani fizike) gjithnjë duhet të rrespektohet mendimi i të tjerëve.

· Mësimdhënësit duhet t′i inkurajojë nxënësit në komunikim kritik dhe të argumentuar .

· Nuk është e lejuar dërgimi i porosive elektronike dhe përbajtjeve tjera përkatësisht ngarkim i komunikimit me mësimdhënësit me përmbajtje jorelevante ose tema të cilat nuk kanë të bëjnë me mësimin .

· Nxënësve nuk u lejohet t′i zbulojnë fjalëkalimet për kyçje në aplikacionet dhe Platformat e nxënësve të tjerë.

· Edhe mësimdhënësit edhe nxënësit duhet ta rrepektojnë besueshmërinë, përkatësisht të mos publikojnë, postojnë ose shpërndajnë informacione personale, fotografi, video dhe audio material për veten dhe për të tjerët.

· Në platformën / MC Tims nuk është e lejuar vendosja dhe shpërndarja e përmbajtjeve jo formale të karakterit argëtues ose përmbajtje të cilat nuk janë të dedikuara për edukim , si dhe lidhje të internetit të cilat nuk kanë të bëjnë me mësimin ose çojnë në përmbajtje me qëllim të keq.

· Gjatë mësimit në distancë pritet që nxënësit të jenë të pavarur, motivuar, përkushtuar dhe të disciplinuar .

· Nxënësit nuk guxojnë të praktikojnë kopjimin, përshkrimin dhe prezentimin e rrejshëm gjatë mësimit në distancë me qëllim të përfitimit të përparësisë ndaj të tjerëve në aspekt të vlerësimit dhe arrtijeve të nxënësit.

· Çdo shkelje e të drejtave të autorit konsiderohet për përgjegjësi personale të shfrytëzuesit të Platformës/ mësimit në distancë.

· Nxënësit inkurajohen të përparojnë, të kujdesen për veten dhe për të tjerët.

· Mësimdhënësit janë të obliguar të kujdesen për shëndetin e nxënësve ( lodhjen e syve dhe boshtin kurrizor të nxënësve) gjatë punës me pajisjet TIK dhe gjatë mësimit duhet të sigurojnë pushim për çlodhje, relaksim të syve dhe përmirësim të qarkullimit .

5. Dispozitat përfundimtare

Drejtorët e shkollave kujdesen për respektimin e rekomandimeve.

Me respekt,
Shkolla Fillore Komunale
“Said Najdeni” – Dibër
Ekipi drejtues dhe stafi i mësimdhënësve,
Drejtor
Burim Kaziu

Videos (show all)

Urimet e nxenesve per 7-8 marsin 2021!
EKSPOZITË VIRTUALE -“SHPRESË” “Arti flet kur fjalët janë të paafta për të shpjeguar“ - mbase kjo thënie do t’i përshtate...
NGA FAMILJA E Z.SELAUDIN ERBELI që jetojnë dhe veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në shkollën SHFK “Said Najde...
GËZUAR FESTËN E 7 DHE 8 MARSIT

Location

Telephone

Address


Shkolla Fillore Komunale "Said Najdeni" Dibër Ice Risteski Pn
Dibra
1250
Other Dibra schools & colleges (show all)
VII-1 9  "Said Najdeni" VII-1 9 "Said Najdeni"
Dibra

Ne kete faqe do jeni te kenaqur nga KL Vl-1 ose qe ne shtator VlIl-1 me fotot dhe shakate e tyre

Grupi Rinor Islam Diber Grupi Rinor Islam Diber
Dibra

Motoja e Grupit Rinor Islam - Diber "Vepra me e dashur tek Allahu eshte te jete e pakte, por te jete e vazhdueshme"

Kurse dhe trajnime Kurse dhe trajnime
Pallati I Kultures, Kati II
Dibra, 1250

Kurse nga Matematika per te gjitha Nxenesit dhe Studentet. Kontakt: +389(0)78-241-544 ose [email protected]