Shkolla Shqipe Zvicër

Shkolla Shqipe

Wie gewohnt öffnen

Isuf Ismaili: Një melodi e ëmbël e shqiptarësisë sonë në Lugano të Zvicrës - Shkolla Shqipe 24/03/2024

https://shkollashqipe.ch/isuf-ismaili-nje-melodi-e-embel-e-shqiptaresise-sone-ne-lugano-te-zvicres/

Isuf Ismaili: Një melodi e ëmbël e shqiptarësisë sonë në Lugano të Zvicrës - Shkolla Shqipe Isuf Ismaili: Një melodi e ëmbël e shqiptarësisë sonë në Lugano të Zvicrës   (Manifestim kulturor e artistik nga vatra “Shkolla Shqipe” Ticino, për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit – Ditën e Shkollës Shqipe dhe 8 Marsin – Ditën e Gruas, Lugano më, 3 mars 2024) Zvicra është nj...

Photos from Shkolla Shqipe Zvicër's post 17/02/2024

Gëzuar Pavarësinë e Kosovës!
Urime dhe Gëzuar, ditëlindjen e 16-të! – Kosova jonë e dashur!
Dhe sot në këtë ditë të shenjtë përkujtomë atdhetarët të cilët, në kohë dhe hapësirë u gjetën gjithmonë në shërbim të atdheut. Përkujtojmë luftëtarët e lirisë, të cilët në momentet më të vështira i dolën zot atdheut.
Përkujtojmë mësuesit të cilët me sakrificën e tyre edukuan gjeneratat e reja dhe në shpirtin e tyre mbollën atdhedashurinë.
Dhe sot ftojmë të gjithë bashkëkombësit kudo ku janë: nxënës, mësimdhënës, prindër që të vihen në shërbim të gjuhës dhe kulturës kombëtare, sepse ruajtja e gjuhës amtare dëshmon ruajtjen e identitetit kombëtar.
Pra, duke e respektuar gjuhën amtare, ne respektojmë veten, flamurin, kombin...
Të dashur nxënës, të nderuar prindër të shkollave shqipe, kudo ku jeni Gëzuar 17 Shkurtin-Pavarësinë e Kosovës! – Ju që ruani gjuhën dhe kulturën kombëtare, ju që i shërbeni atdheut!

Hapet pika shkollore në Birmensdorf të Kantonit të Cyrihut! - Prointegra 08/02/2024

Hapet pika shkollore në Birmensdorf të Kantonit të Cyrihut!

Faleminderit prointegra.ch, për kujdesin dhe angazhimin e redaksisë në shërbim të gjuhës dhe kulturës kombëtare.

Hapet pika shkollore në Birmensdorf të Kantonit të Cyrihut! - Prointegra … Vazhdojmë me gjithë përkushtimin në shërbim të gjuhës shqipe dhe kulturës kombëtare. Qëllimi ynë është që fëmijët shqiptarë ta mësojnë dhe ta ruajnë gjuhën amtare. Dhe një përpjekje e këtillë është realizuar në pikën shkollore të radhës në Birmensdorf të Kantonit...

Hapet pika shkollore në Birmensdorf të Kantonit të Cyrihut! 08/02/2024

"Nxënësit e shkollës shqipe në Birmensdorf ftojnë edhe fëmijët tjerë të këtij vendbanimi dhe lagjeve për rreth të Cyrihut që në ditët në vijim t`iu bashkëngjiten orëve mësimore me qëllim që edhe ata ta mësojnë gjuhën e nënës."

Hapet pika shkollore në Birmensdorf të Kantonit të Cyrihut! Vazhdojmë me gjithë përkushtimin në shërbim të gjuhës shqipe dhe kulturës kombëtare. Qëllimi ynë është që fëmijët shqiptarë ta mësojnë dhe ta ruajnë gjuhën amtare. Dhe një përpjekje e këtillë është realizuar në pikën shkollore të radhës në Birmensdorf të Kantonit të...

Photos from Shkolla Shqipe Zvicër's post 28/01/2024

Faleminderit!

Sot, në ambientet e Ambasadës Shqiptare në Bernë të Zvicrës, u zhvillua një takim i veçantë. Ata të cilët prezantuam punën e tyre në Samitin e III Diasporës, u nderuan me mirënjohje. Certifikatat e akorduara nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani, i ndau Sekretari i Parë i Ambasadës z. Valon Gashi.
Në mesin e të nderuarve ishte padyshim “Shkolla shqipe” Zvicër e cila tani më është histori suksesi në mërgatën shqiptare.
Kjo mirënjohje është për të gjithë ata nxënës, prindër dhe mësues të cilët rrugëtuan gjatë këtyre viteve në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës kombëtare.
Sot, “Shkolla Shqipe” Zvicër ka shumë miq, ka shumë prindër dhe mbi të gjitha qindra e qindra nxënës, të cilët në orët mësimore nën drejtimin e mësuesve të tyre mundohen ta ruajnë dhe ta zhvillojnë gjuhën amtare. Një mirënjohje e veçantë shkon për të gjithë veprimtarët e arsimit shqip të cilët nën drejtimin e koordinatorit të “Shkollës Shqipe” në Zvicër, Dr. Vaxhid Sejdiut, i cili me punë vullnetare duke i bërë bashkë prindër, mësues arriti të hap mbi 100 pika shkollore në 20 kantone të Zvicrës. “Shkolla Shqipe” mësuesit, prindërit janë shumë mirënjohës për përkushtimin dhe angazhimin e tij profesional në këtë fushë. Një rritje të këtillë të shkollave shqipe në Zvicër kishte vetëm në fillim të viteve 90-ta.
Prandaj kjo është dëshmia se aty ku përkushtimi dhe sakrifica është në rend të parë suksesi nuk mungon.

31/12/2023

“Shkolla Shqipe” - Zvicër uron të gjithë shqiptarët kudo ku janë Gëzuar Vitin e Ri 2024!
Në veçanti uron nxënësit e shkollave shqipe që ruajnë dhe mësojnë gjuhën amtare, mësuesit dhe prindërit të cilët kujdesen në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës kombëtare.
Paçi shëndet, mbarësi dhe gëzime në Vitin e Ri! - Gëzuar!

Photos from Shkolla Shqipe Zvicër's post 28/12/2023

Një fillim të mbarë!

Sot Qendra e Botimeve për Diasporën (QBD) është bërë udhërrëfyese e aktiviteteve të shumta të shkollave shqipe në diasporë. Në këtë frymë kemi botimin e revistës “Flasim Shqip”, në të cilën lexuesit kudo në botë kanë mundësinë të shohim punën dhe përkushtimin e mësuesve në shërbim të gjuhës dhe kulturës kombëtare. Mësues/et që sot janë emra të përveçëm në vendet ku jetojnë dhe veprojnë. Janë histori suksesi. Me të drejtë thuhet se “Qendra e Botimeve për Diasporën, si institucioni përgjegjës në Shqipëri për mbështetjen e shkollave shqipe në diasporë përmes botimeve, synon të mundësojë përmes kësaj reviste një komunikimin më të mirë me rrjetin e shkollave shqipe, në veçanti me mësuesit e gjuhës shqipe kudo ku japin ndihmesën e tyre nëpër botë.”
Tepër domethënës është fjala hyrëse e drejtoreshës Mimoza Hysa me titull simbolik «Të Flasim shqip, e qartë për gjuhën!» duke vazhduar me prezantime të ndryshme të shkollave shqipe në Greqi, në Itali, etj., faqe nga puna e seminarit të gjuhës shqipe, shkollën verore si dhe një intervistë domethënëse me prof. Adriana Fishta – Bejko, realizuar nga gazetarja Yllka Lezo, e cila me punën saj ka dëshmuar se është zë i fortë për diasporën shqiptare.
Revista sjell në këtë numër të parë edhe artikullin kushtuar një manifestimi mbresëlënës kushtuar poetit kombëtar Dritëro Agollit me titull simbolik “Në varg, një këngë, një tufë lule për Dritëroin”, të shoqëruar me fotografi nga ky eveniment ku nxënësit e “Shkollës Shqipe” – Zvicër, të përgatitur nga mësuesit Qefsere dhe Vaxhid Sejdiu, prezantuan vargjet, tregimet dhe këngët e Dritëroit.

Revista plotësohet dukshëm edhe me krijuesit në Diasporë, me botimin e librit për fëmijë “Ninulla e zemrës” të autores dhe mësueses Anila Kadija. Libër që mori çmimin kombëtar për letërsi për fëmijë. Dhe qershia mbi tortë janë padyshim krijimet e nxënësve të shkollave shqipe në diasporë. Fillohet me nxënësen Era Kelmendi (Zvicër), Ana Xhaferi (Greqi) dhe duke vazhduar me krijimet nga konkursi “Letër për gjyshen”, të disa prej nxënësve si Deana Kalo (Greqi), Chalisa Xhaferi (Gjermani), Lazaro Jane ( Greqi, Iris Raku (Greqi), Chiara Maffia (Itali) dhe Debora Bode (Greqi). Sigurisht se në numrat vijues lexuesit do të kenë mundësi të lexojnë më shumë nga bashkëmoshatarët e tyre kudo në botë. Libri mbyllet me botimet e QBD-së, të cilat janë punë e vyer e stafit, të cilët gjatë gjithë vitit kanë qenë dhe janë në shërbim të mësimit në Diasporë.
Edhe njëherë urime, “Shkolla Shqipe” - Zvicër krenohet me punën tuaj dhe ju urojmë një fillim të mbarë.

28/12/2023

"Qendra e Botimeve për Diasporën, sjell botimin e saj më të ri: revistën “Flasim Shqip” , kushtuar shkollave shqipe dhe mësuesve të gjuhës shqipe e kulturës shqiptare në Diasporë"

📌Qendra e Botimeve për Diasporën, sjell botimin e saj më të ri: revistën “Flasim Shqip” , kushtuar shkollave shqipe dhe mësuesve të gjuhës shqipe e kulturës shqiptare në Diasporë.

✍️ “Flasim Shqip” ofron informacione për shkollat shqipe në diasporë, aktivitetet, projektet, sukseset e nxënësve e të mësuesve si dhe çështje të tjera të rëndësishme që ndikojnë në komunitetin shqiptar në diasporë, me qëllim vendosjen e një ure komunikimi dhe bashkëpunimi mes shkollave shqipe në diasporë, duke inkurajuar shkëmbimin e përvojave, ideve inovative në mësimdhënie.

⬇️ Revistën mund ta shfletoni dhe shkarkoni online në linkun e mëposhtëm👇
https://drive.google.com/file/d/1TysMAeQwP0Qh3i4bLiGNZS5_EoJSqqBz/view

Roli i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë (KKAD) në organizimin e mësimit plotësues në Mërgatë dhe në Diasporë - Portali Shkollor 05/12/2023

https://www.portalishkollor.al/argetim/roli-i-keshillit-koordinues-te-arsimtareve-ne-diaspore-kkad-ne-organizimin-e-mesimit-plotesues-ne-mergate-dhe-ne-diaspore

Roli i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë (KKAD) në organizimin e mësimit plotësues në Mërgatë dhe në Diasporë - Portali Shkollor Përpjekjet dhe angazhimet e qindra e qindra mësuesve në mbarë mërgatën shqiptare kanë për qëllim të shpëtojnë fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë nga gjendja e tanishme, ku gjuha e nënës ka filluar të bëhet gjuhë e huaj për ta.

25/09/2023

I dashur Mik,

E dashur Mike,

Ju mirëpresim në një event frymëzues që premton të kthehet në një festë ku arti, kultura, rrënjët dhe atdhedashuria bëhen bashkë.

Nxënësit e Shkollës Shqipe në Zvicër, performojnë si protagonistë në një mbrëmje kushtuar veprës të poetit të dashur të shqiptarëve deri në skajet më të largëta të diasporës.

Magjepsja poetike e Dritëroit, këtë herë do të përshfaqet nga vet nxënësit, në nder të 92-vjetorit të Lindjes si dhe trashëgimisë letrare të Dritëro Agollit me gjurmë të pashlyeshme në identitetin tonë kombëtar që prek zemrat dhe mendjet e shqiptarëve në mbarë botën.

Prania Juaj do të na nderonte!
Shkolla Shqipe Zvicër

Photos from SYRI TV's post 05/12/2022

Falënderojmë Televizionin “Syri TV” për përkushtimin dhe angazhimin rreth aktiviteteve të “Shkollës Shqipe” në Zvicër. Në veçanti falënderojmë gazetarin Besim Lacin si dhe drejtuesin e këtij Televizioni në Grenchen të Zvicrës. Z. Musli Saiti, të cilët hap pas hapi kanë ndjekë punën tonë në hapjen e pikave shkollor enë mbarë Zvicrën. Respekt!

Wollen Sie Ihr Schule/Universität zum Top-Schule/Universität in Zürich machen?

Klicken Sie hier, um Ihren Gesponserten Eintrag zu erhalten.

Lage

Kategorie

Adresse

Zürich

Öffnungszeiten

Montag 15:30 - 17:00
Dienstag 09:00 - 17:00
Mittwoch 09:00 - 17:00
Donnerstag 09:00 - 17:00
Freitag 09:00 - 17:00
Samstag 09:00 - 17:00
Andere Bildungswebseite in Zürich (alles anzeigen)
SRZ sprachreisezentrale SRZ sprachreisezentrale
Werdmühlestrasse 12/Ecke Bahnhofstrasse
Zürich, CH-8001

Yousty Yousty
Limmatstrasse 21
Zürich, 8005

Mit Begeisterung für die duale Berufsbildung!

Vpod bildungspolitik Vpod bildungspolitik
BirmensdorferStr. 67
Zürich, 8036

Seit über 45 Jahren die kritische gewerkschaftliche Zeitschrift in der Bildungspolitik.

Proakad.ch Philosophie und Sprachen Proakad.ch Philosophie und Sprachen
Zürich
Zürich

Lerne philosophieren und alte Sprachen Schritt für Schritt

Feja Islame Feja Islame
Zürich
Zürich, 8030

Bella Benson Bella Benson
Zürich, 1211

Gastprofessur für französische Literatur und Kultur, ETH Zürich Gastprofessur für französische Literatur und Kultur, ETH Zürich
Clausiusstrasse 59
Zürich, 8092

Chaire de littérature et culture française www.francais.ethz.ch IG: @gastprofessuren_ethz

Fachverein Erziehungswissenschaft UZH Fachverein Erziehungswissenschaft UZH
Freiestrasse 36
Zürich, 8036

Als Fachverein vertreten wir die Interessen der Studierenden aller Lehrstühle und sorgen für eine

Sozialberufe Zürich Sozialberufe Zürich
Maneggstrasse 17
Zürich, 8041

Die OdA Sozialberufe Zürich ist der Branchenverband für Berufsbildung im Sozialbereich des Kt. Zürich

Impact Schweiz Impact Schweiz
Sihlquai 131
Zürich, 8005

Impact Schweiz

Let's level up Let's level up
Zürich, 8001

Frag dich gerne selber, mit was würdest du dich beschäftigen, wenn Zeit und Geld keine Rolle spielen würde - was ist deine Leidenschaft? Go The Extra Mile. - for YOURSELF! XoXo Eure Coco

Faruq Academy Faruq Academy
Zürich, 8056

مركز لتأهيل وتثقيف النشأ بما يناسب مستواهم العمري وبلد الاقامة